INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Një javë fantastike për të gjitha shenjat e Horoskopit, veçanërisht për…

Horoskopi ditor/ Një javë fantastike për të gjitha shenjat e Horoskopit, veçanërisht për…

Publikuar më: 08:13 29-01-2018

Horoskopi ditor, 29 janar 2018

Dashi

Do merreni shume me jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do mundoheni me çdo kush ta largoni rutinën. Partneri do ketë menduar për një surprize te mrekullueshme. Beqaret duhet te mendohen mire nëse personi qe do takojnë iu përshtatet aq sa duhet apo jo. Mos merrni vendime te nxituara. Klima ne planin financiar do jete e trazuar. Kujdes me shpenzimet sepse do keni probleme.

Demi

Marrëdhënia ne çift do jete goxha e mire gjate kësaj dite. Do kuptoheni edhe me një shikim me atë qe keni ne krah dhe do e toleroni pak me tepër se me pare. Beqaret me ne fund do realizojnë takimin e shumëpritur dhe do ndihen te plotësuar. Urani do ua mbroje financat gjete gjithë kohës dhe do iu beje me te kthjellet ne këtë sektor. Nuk pritet asnjë problem.

Binjakët

Ekuilibri do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën sentimentale te çifteve. Do flisni hapur me partnerin tuaj dhe do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë problemet qe keni pasur. Për beqaret ka ardhur momenti i duhur për te joshur. Personat do jene me te vërtetë te mrekullueshëm. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Do arrini edhe te shpenzoni edhe te hiqni disa para mënjanë.

Gaforrja

Tregohuni me realiste sot ne jetën tuaj ne çift dhe mos kërkoni qe partneri t’iu beje surpriza te jashtëzakonshme. Mos mendoni se jeta reale është si ne një fil sepse do zhgënjeheni. Nëse jeni ende vetëm, do iu duhet te prisni edhe pak për te gjetur personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe sepse do bëni gabime.

Luani

Dite mjaft harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni me te sjellshëm dhe me tolerante me partnerin. Disa do mendojnë edhe për një bashkëjetesë. Beqaret dhe sidomos meshkujt nuk duhet te bëjnë sakrifica te mëdha për te gjetur dashurinë. Lërjani çdo gjë kohës. Ne planin financiar do ketë përmirësime te njëpasnjëshme te situatës.

Virgjëresha

Dite përgjithësisht e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni një komunikim te mire dhe nuk do ua vini veshin atyre qe do iu thonë te tjerët. Edhe beqaret do kalojnë momente te mrekullueshme dhe mjaft emocionuese. Jupiteri do iu sjelle fat ne planin financiar dhe do arrini te kryeni investimet e menduara prej kohesh.

Peshorja

Qëndrueshmëria do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do jeni me humor te mire dhe ka mundësi te flisni edhe për disa tema delikate qe iu kane shqetësuar prej kohesh. Beqaret do kenë disa takime, por nuk është shume e mundshme qe te krijojnë një lidhje afatgjate. Situata financiar do ketë disa ndryshime pozitive. Me ne fund!

Akrepi

Yjet do i ndihmojnë çiftet ta përmirësojnë jetën e tyre sentimentale gjate kësaj dite. Do tregoheni me te hapur me partnerin dhe nuk do i mbani me asnjë te fshehte. Nga ana tjetër do i shprehni çdo ndjesi te mire apo te keqe. Beqaret do kenë një takim vendimtar qe do ua ndryshoje jetën. Ne planin financiar do mbizotërojë qëndrueshmëria. Mos e prishni atë.

Shigjetari

Asnjë planet nuk do ndikoje ne jetën sentimentale te çifteve. Çdo gjë do shkoje mire dhe nuk do ketë debate te zjarrta midis dy partnereve. Edhe beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë te papritur. Bëhuni te duruar nëse doni te gjeni personin e duhur. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj merrni sa me shpejt masa për ta përmirësuar situatën.

Bricjapi

Ata qe janë ne një lidhje duhet te tregohen paksa me te duruar me personin qe kane ne krah. Mos kërkoni qe ai t’ua realizoje te gjitha dëshirat përnjëherësh. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por serish gjasat janë për te mos e gjetur atë. Gjithsesi shpresat nuk duhen humbur deri ne minutën e fundit. Financat do jene shume te mira.

Ujori

Do i merrni gjerat si t’iu vijnë sot ne jetën tuaj sentimentale dhe kjo është gjeja me e mire qe mund te bëni. Është e kote te stresoheni sepse ajo qe është parashikuar do te ndodhe. Beqaret do kenë druajte t’i shprehin ato qe mendojnë sot dhe do mbeten përsëri vetëm. Ne planin financiar duhet te kërkoni ndihmën e specialisteve sepse vetëm nuk keni për t’ia dale.

Peshqit

Dite e paqëndrueshme dhe e mbushur me mosmarrëveshje te njëpasnjëshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar. Beqaret do jene te hapur ndaj njohjeve te reja dhe do e bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Ne planin financiar tregohuni sa me te matur. Jo vetëm qe duhet te shpenzoni me maturi, por nuk duhet te jepni as hua.

Article Logic
Execution time: 0.0025420188903809