INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Njerëz sot qenka dita juaj! Këto 3 shenja do bëkan ''namin'' këtë javë

Horoskopi ditor/ Njerëz sot qenka dita juaj! Këto 3 shenja do bëkan ''namin'' këtë javë

Publikuar më: 07:16 02-07-2018

DASHI

Hëna dhe Mërkuri do ju mbështesin në zgjedhjet tuaja. Në jetën afektive partneri mund të ndihet si i “ mbytur” nga sjellja juaj prepotente.

DEMI

Përfitoni sot për të pushuar e përgatituni shpirtërisht për punët që ju presin. Përdoreni fantazinë për të vënë në lëvizje raportet personale të cilat rrezikojnë të bëhen të mërzitshme.

BINJAKET

Nuk do të mundni të shkoni dakord me të gjithë sot. Në punë disa probleme të vogla mund t`jua prishin gjithë humorin. Edhe pse dita nuk do të jetë e qetë në familje do të mund të gjeni mirëkuptimin që kërkoni.

GAFORRJA

Mos fantazoni shumë, por konkretizojeni çdo gjë me punën tuaj. Lajme të mira do të ketë për të gjithë ju që kultivoni një ëndërr sekrete, sidomos në fushën e ndjenjave.

LUANI

Kini kujdes të mos bini pre e iluzioneve duke lënë pas dore leksionet e realitetit. Jo gjithçka që do të thoni sot do të mirëpritet nga ata që ju dëgjojnë, prandaj tregohuni të kujdesshëm.

VIRGJERESHA

Hëna në një aspekt pozitiv së bashku me Venusin ju dhuron harmoni e romanticitet. Do të jeni vërtet të parezistueshëm sot në mbrëmje, ku surprizat nuk do të mungojnë.

PESHORJA

Mundohuni të reagoni ndonjëherë. Mos sforconi kot durimin tuaj: nuk ja vlen! Ndoshta nuk janë akoma në lojë ndjenjat, por me siguri do të ndjeni emocion çdo herë që do të merrni një shikim tijin.

AKREPI

Tregohuni të kujdesshëm në ato që thoni sepse gjithçka mund të përdorët kundër jush. Një veprim i pamenduar nga ana juaj mund t’ju shkaktojë probleme si me kolegët ashtu edhe në jetën në çift.

SHIGJETARI

Mos lejoni të ndikoheni nga një atmosferë pak e serte që do t`ju rrethojë. Mos u dorëzoni, në fund do të keni atë që dëshironi. Me miqtë dhe me partnerin do të arrini maksimumin e harmonisë.

BRICJAPI

Përfundoni njërën punë përpara se të filloni një tjetër. Me pak durim,çdo gjë që dëshironi mund ta arrini. Në marrëdhënien tuaj me partnerin tregohuni më të mirëkuptueshëm.

UJORI

Do të merrni vendime të nxituara, vetëm për të treguar aftësitë tuaja. Pranojini gjërat siç janë në realitet pa kërkuar shumë nga të tjerët.

PESHQIT

Aspekti më pozitiv i ditës është mirëkuptimi me partnerin. Do të dini të kaloni momente të mrekullueshme plot pasion. Edhe në punë gjithçka do të vazhdojë normalisht.

Article Logic
Execution time: 0.0041999816894531