Dashi –Nuk jeni mësuar që të thoni atë ç’ka mendoni, por sot do të jetë dita e duhur për ta bërë këtë gjë! Një telash do ju hapë shumë punë duke bërë që të lini gjithçka dhe të zgjidhni problemin.
Demi –Çiftet duhet të bëjnë kujdes të veçantë, sepse sot vetëm një fjalë e vetme mund të bëjë kërdinë. Shmangni gënjeshtrat dhe premtimet e kota. Sot nuk është një ditë e mirë për të shijuar pushimin.
Binjakët –Sot do të ndiheni shumë të fuqishëm shpirtërisht. Krijueshmëria dhe idetë e bukura do të jenë pjesë e ditës tuaj. Do të favorizohen ndryshimet në shtëpi, mes miqve dhe në punë.
Gaforrja –Krijoni një hapësirë të gjithë tuajën për të kaluar disa momente qetësie. Nëse keni mundësi lini ndonjë para mënjanë për ndonjë të papritur. Tregojuni të tjerëve se jeni në gjendje të bëni diçka speciale.
Luani – Avantazhe nga disa propozime që mund t’ju bëhen sot. Mos u grindni me partnerin për arsye të parëndësishme. Jini të durueshëm, sepse gjërat do të rregullohen vetë.
Virgjëresha –Do të kaloni një ditë të bukur falë ndikimit pozitiv të Marsit dhe Jupiterit, sidomos në aspektin e dashurisë. Përfitoni nga ky ndikim shumë pozitiv për të marrë vendime të rëndësishme.
Peshorja–Mos kini turp që t’i tregoni ndjenjat tuaja personit që e pëlqeni shumë. Nuk do të paragjykoheni nga askush. Përpjekjet tuaja, sidomos në punë do të shpërblehen shumë shpejt.
Akrepi –Duhet të vendosni shpejt pranimin ose jo të një propozimi që ju është bërë apo që do t’ju bëhet së shpejti. Varet vetëm nga ju. Sot do të jetë momenti ideal për të përmbyllur një çështje biznesi.
Shigjetari –Merrni gjithë kohën e nevojshme për të sqaruar disa situata deri në fund. Ndërkohë, “zgjohuni” dhe punoni më shumë për gjërat tuaja, nëse i keni vërtet për zemër.
Bricjapi –Për beqarët, dashuria do të jetë pas portës. Ata që janë çift duhet të injorojnë një person i cili do t’ju bëjë të ditur se është i/e dashuruar marrëzisht me ju. Avantazhe të vogla në punë.
Ujori –Periudhë e pasur me ngjarje të kënaqshme, së shpejti do të merrni lajme të mira. Por gjithsesi, përpiquni që të qëndroni vetëm njerëz alegro. Tregohuni më tolerant me veten tuaj.
Peshqit –Shfrytëzoni intuitën tuaj në çështjet financiare. Ditë favorizuese për të takuar miq të vjetër ose për të bërë të rinj. Kjo do të jetë një periudhë me ide brilante dhe të reja të papritura.