INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI ditor/ Paolo Fox tregon me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë ditës së sotme!

HOROSKOPI ditor/ Paolo Fox tregon me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë ditës së sotme!

Publikuar më: 09:04 29-03-2019

DASHI:

Është një ditë që thekson vitalitetin tuaj, por edhe vendosmërinë. Marsi udhëheq shenjën tuaj të karakterizuar nga pasioni dhe evolucioni i madh, së bashku me një agresivitet që nganjëherë del jashtë linje, dhe që ju e përdorni si një mjet për t’iu imponuar të tjerëve. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të rëndësishme për marrëdhëniet dhe kujtimet. Kujdes pamjen tuaj fizike, sonte është koha për të filluar trajtimin.

DEMI:

Kthehet një dozë e mirë energjie. Nëse ka debate për t’u ballafaquar, më mirë ta bëni këtë të premten, e shtuna dhe e diela nuk do të jenë ditë ideale për ta bërë, pasi ju mund të jeni të ndikuar nga kujtimet e situatave të papërshtatshme dhe mosmarrëveshjeve që kanë ndodhur në muajt e fundit. Për të shmangur konfrontimet verbale dhe konfliktet, kontrolloni dhe peshoni atë që thoni. Të martën e javës tjetër ju do të keni mundësi ta harroni të kaluarën, në sajë të Venusit që heq dorë nga pozicioni i tij i pafavorshëm.

BINJAKET:

Të qëndroni, siç ndodh me ju, në shmangien e përballjes me situata të ndërlikuara, gjë të cilën mund ta bëni duke menduar dhe duke u përqendruar në diçka tjetër, nuk është e mirë. Në fakt, kjo shkakton një akumulim të problemeve dhe gjithashtu largon zgjidhjet e mundshme. Një moment i veçantë në dashuri, ka nga ata që e duan njëri-tjetrin në largësi, por dhe nga ata që nuk janë të bindur për marrëdhënien e tyre, të cilët jetojnë në një situatë shumë konfliktuale. E shtuna dhe e diela do të sjellin përmirësim të kuadrit yjor, edhe nga këndvështrimi fizik.

GAFORRJA:

Yjet janë jashtëzakonisht të favorshëm për ata që janë dhe për ata që duan të bien në dashuri dhe ju japin një kapacitet të madh veprimi. Me fat janë ata të lindur në fund të qershorit, në sajë të tranzitit të Venusit në shenjën tuaj, jo rastësisht ata janë gjithashtu njerëzit më të predispozuar ndaj ndjenjave. Kini kujdes të mos jeni hipokritë, ndoshta dikush thotë se nuk beson në dashurinë për peripecitë e ndryshme që kanë ndodhur në të kaluarën, por nuk është kështu, ju keni nevojë, ashtu si edhe familja.

LUANI:

Është një vit që ju ofron shumë mundësi, në sajë të pranisë së favorshme të Jupiterit. Ju do të jeni në gjendje të përfundoni një projekt ose të merrni një post në fund të disa muajve. Kjo është periudha në të cilën lindin situata për t’u shfrytëzuar. Pengesa e vetme mund të jetë një situatë ekonomike ndonjëherë e kufizuar. Sonte mund të jeni subjekt i rënies fizike.

VIRGJERESHA:

Fundjavë i kushtoni vëmendje diskutimeve, sidomos në çiftet që kanë përjetuar një periudhë krize të rëndë, shpresoj që edhe në rastet e mosmarrëveshjeve të vogla, gjërat mund të zgjidhen. Tensioni është në ajër, situata duhet të zgjidhet në një farë mënyre. Kjo ka të bëjë më tepër me marrëdhëniet që kanë filluar debatet që nga fillimi i javës, dhe do të përsëriten, por është e nevojshme të gjeni një kompromis.

PESHORJA:

Ju ndiheni të sulmuar nga fillimi i marsit, kjo ju shkakton ankth, nervozizëm dhe shqetësime, si dhe momente të tensionit. Për fat të mirë, e shtuna dhe e diela do të jenë ditë më të mira dhe do të ndihmojnë pajtimet. Nëse diçka nuk ka funksionuar, mund të llogarisni mundësinë e rifillimit në ditët e ardhshme. Kjo e premte do të jetë më pak negative në mbrëmje.

AKREPI:

Dita e mbushur, e karakterizuar nga propozime, risi dhe emocione. Do të ishte e këshillueshme që të parashikoni kohën, pasi të shtunën dhe të dielën mund të shihni se ju jeni prekur nga ndonjë sëmundje sezonale dhe një gjendje agjitimi që do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur. Pra, luani letrat tuaja më mirë të premten, veçanërisht në marrëdhëniet me të tjerët.

SHIGJETARI:

Është koha ideale për të vepruar, skena është e juaja dhe ju duhet të tregoni atë që dini të bëni. Natyrisht, ata që janë të përgatitur do të marrin suksesin që vjen pas, ata që nuk janë mund të jenë të zhgënjyer, por të paktën do të jenë të vetëdijshëm se mundësia ka qenë aty. Ata që ende nuk kanë gjetur një mundësi, nuk duhet të heqin dorë, Jupiteri është në shenjë deri në nëntor dhe prandaj ka shumë kohë për të modifikuar disa rrugë, ose për të pranuar zgjidhje të caktuara. Kënaqësi personale në fundjavë.

BRICJAPI:

Fundjavë shumë e favorshme, shpresoj që mund të dashuroni pa probleme. Mbani në mendje se fjalët duhet të thuhen, sidomos meshkujt që flasin pak, por gratë gjithashtu duhet të shohin qartë në jetën e tyre. Ju mund të bëni propozime të rëndësishme. Kuadri yjor ju inkurajon që të bëni zgjedhje deri në verë. Ata që kanë shtyrë një ngjarje, do të duhet të përfundojnë punën deri në muajin shtator.

UJORI:

Do të jetë një fundjavë e zënë me një horoskop pozitiv për marrëdhëniet. Është e mundur të përjetoni ndjesi të bukura me Diellin në një aspekt pozitiv. 48 orë do të jenë të rëndësishme për kontaktet me të tjerët. Kjo është një fazë e favorshme për historitë dhe emocionet, dikush mund të jetë përfshirë nga një dashuri e re. Qoftë për këtë, apo qoftë për ardhjen në jetë të një fëmije, jeta juaj po ndryshon, madje edhe duke modifikuar ekuilibra të caktuara.

PESHQIT:

Diskutimet e dashurisë jo gjithmonë çojnë në zgjidhjen e një situate të vështirë. Ka momente në të cilat jeni larg dhe të tjera ku ju jeni më afër, dhe ky është pikërisht momenti kur ata që kanë përjetuar një krizë mund ta lënë atë prapa. Pra, ekziston një kuadër pozitiv yjor, që favorizon edhe ata që duan të krijojnë njohje të reja, një fazë që do të zgjasë edhe për tërë muajin prill. Harroni vuajtjet e kaluara dhe hapni zemrën tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436