INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Paolo Fox tregon me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT gjatë ditës së sotme!

HOROSKOPI DITOR/ Paolo Fox tregon me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT gjatë ditës së sotme!

Publikuar më: 09:17 13-05-2019

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Fillimi i javës do ju gjejë të karikuar me energji, Në këtë moment do të ndiheni si luftëtarë të vërtetë, gati për të mposhtur çdo pengesë. Ndoshta ndonjë projekt që keni zhvilluar javëve të fundit nuk ka shkuar siç dëshironi, për shkak se nuk e keni zhvilluar siç duhet. Lidhjet e lindura së fundmi, duhen ndjekur me kujdes.

Demi

Kjo javë do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndiheni më energjikë dhe do të keni dëshirë të madhe për të luftuar dhe për tu rikthyer në lojë. Duhet të lini pas shpine disa ngjarje negative që kanë ndodhur pak kohë më parë dhe që ju kanë shkaktuar stres dhe shqetësime. Shumë prej jush tashmë do të jenë të ngarkuar me më shumë përgjegjësi.

Binjakët

Keni lënë pas një javë disi të komplikuar, gjatë së cilës jeni përballur me disa diskutime. Kjo periudhë kërkon që të keni kujdes dhe të pranoni ndonjë kompromis. Është një fazë e jetës suaj, gjatë së cilës do të përballeni me pengesa dhe ngadalësime. Mundohuni që shqetësimet tuaja të mos i përplasni të gjitha në raportin në çift, pasi në të kundërt rrezikoni një krizë të thellë.

Gaforrja

Do të nisë për ju një javë përgjithësisht pozitive, ku fillimisht duhet të bëni disa sqarime në sferën profesionale. Gjatë dy javëve të fundit jeni përballur me disa diskutime të ndezura. Nëse jeni të pavendosur mes dy historive, ka ardhur momenti për të bërë një zgjedhjen përfundimtare. Kush ka ndryshuar punë prej pak kohësh, do të ndihet disi më i lodhur.

Luani

Pjesa e dytë e majit, nuk do të jetë aq entuziaste sa pjesa e parë. Kjo nuk do të thotë se çdo gjë do të shkojë keq, por vetëm se ndonjë projekt mund të zvarritet. Ju ndodh shpesh që të mos e merrni parasysh mendimin e të tjerëve, por kjo gjë mund t’iu dëmtojë. Kokëfortësia mund t’iu çojë drejt një zgjedhjeje të gabuar, e cila mund t’iu kushtojë shumë. Në çiftet që kanë kohë bashkë, mund të dominojë stresi.

Virgjëresha

Dielli, Venusi dhe Saturni do të ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj, duke ju ofruar një sërë zgjidhjesh të cilat i prisnit me padurim. Hëna në shenjën tuaj do i hapë rrugë dashurisë. Ata që janë vetëm, duhet të fajësojnë veten, pasi mundësitë nuk kanë munguar.

Peshorja

Nuk do të jeni shumë të kënaqur, dhe dëshira për të ndryshuar ambient do të jetë shumë e madhe. Parashikohen keqkuptime në dashuri të cilat kërkojnë zgjidhje, por për ti kapërcyer, duhet të tregoheni të sinqertë.

Akrepi

Në raportin në çift do të ketë reflektime dhe zhvillime të rëndësishme. Përgatituni që të përballeni edhe me ndonjë diskutim, i cili nuk do të jetë i lehtë për tu menaxhuar.

Shigjetari

Nën ndikimin e favorshëm të Hënës, java do të nisë si jo më mirë. Këshillohet që të çoni deri në fund projektet që keni nisur. Fatkeqësisht do të ketë disa pengesa dhe zgjidhjen nuk do e gjeni brenda një kohe të shkurtër.

Bricjapi

Qielli ju buzëqesh në këtë të hënë, ku do të keni mundësi rikuperimi. Pas dy javëve të vështira nga pikëpamja familjare dhe ndërpersonale, do të vijë rikuperimi, shkruan noa.al. Fillimjava parashikohet mjaft premtuese.

Ujori

Do të jeni të stresuar dhe të pavendosur, për shkak të disa projekteve që nuk shkojnë siç duhet. Objektivi kryesor është kursimi i parave, pasi parashikohen vështirësi. Pikërisht lidhur me çështjet ekonomike do të diskutoni në familje dhe në raportin në çift, për shkak të një projekti të bllokuar prej kohësh.

Peshqit

Ju pret një fillim javë e cila do ju mësojë si të gjeni qetësinë, ndonëse mund të përballeni me situata stresi. E kaluara duhet harruar, ndaj ka ardhur koha që të flisni për ndjenjat. Ndonjëherë jeni shumë përzgjedhës lidhur me personat që dëshironi që të keni pranë, por mund të ndodhë që këta të përfitojnë ose të bëjnë të ndihesh keq. Keni nevojë për të bërë qartësi në jetën tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0042920112609863