DASHI
Sot do të ndiheni të lodhur, dhe dëshironi të qëndroni në shtëpinë tuaj. Ju mund të lexoni ndonjë libër, ose të shikoni ndonjë film. Në mbrëmje ju do të ndiheni më të relaksuar.
DEMI
Sot një miku juaj dëshiron më shumë mendime nga ju, për një çështje personale. Ju do t’i jepni idetë e duhura, duke e bërë atë të ndihet mirë. Në mbrëmje takoni partnerin tuaj.
BINJAKET
Sot do të jeni pjesë e një aktiviteti social. Ju do të merrni informacione të ndryshme nga disa persona të rinj. Merrni ato që ju interesojnë vërtet, për të pasur sukses.
GAFORRJA
Sot dëshironi të realizoni një projekt që ka të bëjë me profesionin tuaj. Ju duhet të merrni më shumë ide, që më pas ti zbatoni. Veproni me vendosmëri, për gjithçka që dëshironi.
LUANI
Sot do të mendoni se keni probleme me financat. Ju duhet t’i shikoni mirë informacionet që kanë të bëjnë me aspektin financiar. Mos mendoni se gjithçka që dëgjoni është e vërtetë.
VIRGJERESHA
Sot disa persona do t’ju japin informacione që nuk janë të vërteta. Ju do të bisedoni me një mikun tuaj, që të jeni më të sigurt për këtë gjë. Më pas, shëtsini diku me miqtë tuaj.
PESHORJA
Sot do të jeni me energjinë e duhur për të bërë punët tuaja. Mbase do të realizoni projektin tuaj me sukses. Organizoni një mbrëmje të këndshme duke qëndruar pranë partnerit.
AKREPI
Sot një miku juaj nuk është në humor të mirë. Ai dëshiron disa mendime nga ju për mënyrën sesi të veprojë, për të pasur sukses në një projekt. Bëni një shëtitje duke biseduar.
SHIGJETARI
Sot do të takoni disa persona të rinj në aspektin profesional. Bisedat që do të bëni me ta, do të ndikojnë në fillimin e një projekti të ri. Gjërat do të realizohen ashtu siç doni.
BRICJAPI
Sot do të ketë disa ndryshime në karrierën tuaj. Mbase një punë e re do të jetë favorizuese për ju. Ju do të takoni disa persona të rinj, që do të bëhen partnerët tuaj në biznes.
UJORI
Sot do të merrni disa informacione që kanë të bëjnë me aspektin financiar. Shikoni me kujdes, pasi ato nuk janë të vërteta. Shpenzoni aty ku duhet që gjërat të shkojnë mirë.
PESHQIT
Sot do të merreni më shumë me aspektin afektiv. Komunikimi me partnerin tuaj nuk është mjaft i mirë. Ju duhet të kujdeseni ashtu siç duhet për të, duke e kuptuar në gjithçka.