INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Shikoni çfarë thonë yjet sot për ju... 3 shenja qenkan shumë me fat

Horoskopi ditor/ Shikoni çfarë thonë yjet sot për ju... 3 shenja qenkan shumë me fat

Publikuar më: 08:38 22-04-2018

Dashi- Komunikimi me miqtë dhe partnerin do të jetë i qartë, i hapur, i sinqertë dhe mbështetës. Mos hezitoni t’i shprehni ndjenjat partnerit. Deklaratat e dashurisë janë gjithmonë të bukura dhe sjellin lumturi më të madhe. Do të kaloni një pasdite plot surpriza.

Demi –Sot do të ndiheni shumë të lumtur dhe kjo do ju bëjë që të harroni gjithë lodhjen e javës. Partneri do të jetë në çdo moment me ju dhe kjo do ju japë më shumë besim në vetvete. Një lajm i mirë do ju gëzojë të gjithëve si familje.

Binjakët –Sot do të marrin jetë të gjitha projektet që kishit menduar. Edhe pse është e diel ju do të jeni në punë me orë të zgjatura. Mos harroni që keni është një partner që ka nevojë për ju. Në darkë do të kaloni një mbrëmje romantike.

Gaforrja –Sot do të sillni shumë humor dhe harmoni në familjen tuaj. Një nga të afërmit tuaj do ju gëzojë më një lajm shumë të mirë, që mund të jetë ardhja në jetë e një foshnje. Festoni dhe merrni të gjitha energjitë pozitive në këtë ditë të diel.

Luani – Kjo mund të jetë një ditë shumë e zënë. Do të merrni pjesë në një festë gëzimi ku do të keni mundësi të njiheni me njerëz të rinj. Shijoni momentin dhe përpiquni të shmangni bisedat e punës. Në mbrëmje do të merrni një surprizë nga partneri.

Virgjëresha –Sot do të merrni një lajm që do të prishtë të gjitha planet që kishit bërë,transmeton klan. Megjithatë mos u habisni se asnjë gjë nuk është e rastësishme, ndoshta ishte më mirë që gjërat të shkonin kështu.

Peshorja – Jeni të pakënaqur dhe të pasigurt në lidhje me profesionin dhe po mendoni të bëni një ndryshime. Sot dikush do ju japë një zgjidhe të gjithë këtyre dilemave apo pakënaqësive. Mos hezitoni të provoni një ndryshim. Në fund të fundit nuk do të humbisni asnjë gjë.

Akrepi – Sot do të ndiheni konfuz dhe plot dilema. Mos lejoni të tjerët të ndërhyjnë në marrëdhënien tuaj. Askush më mirë se ju nuk mund t’i japë drejtim lidhjes dhe të vlerësojë së çfarë është më e mira për ju.

Shigjetari –Atmosfera rreth jush mund të duket disi joreale sot. Nëse keni një ndjenjë të çuditshme nga dikush, mos hezitoni ti tregoni. Kjo është rruga më e mirë për të kuptuar dhe zbuluar nëse ndjenjat mes jush janë të ndërsjellat. Në këtë mënyrë do të sqarohesh njëherë e mirë.

Bricjapi – Sot do të njiheni me të dashurin tuja romantik dhe kjo do të jetë një ditë plot emocione dhe humor. Pas kaq shumë kohe vetmie fati ka trokitur në derën tuaj. Jepni më të mirë dhe mos mendoni se si do të ecin gjërat, por shijoni momentin.

Ujori – Mesazhet nga një shtet i largët përmes faksit, emailit, do ju bëjnë konfuzë, pasi do të keni pasaktësi të shumta. E gjithë dita do ju shkojë duke u marrë me punë. Në mbrëmje do të ndiheni të lodhur dhe do e keni të nevojshme të shplodheni. Dilni për të shijuar mbrëmjen.

Peshqit – Sot të keni probleme dhe zënka me partnerin. Kjo do të prishë të gjitha planet që kishit bërë për të kaluar ditën e pushimit bashkë. Mos u tregoni kokëfortë, por përpiquni të jeni më tolerantë dhe mirëkuptues. Jini të durueshëm dhe do të sqaroheni shumë shpejt.

Article Logic
Execution time: 0.0030889511108398