INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Si do të jetë për ju kjo e mërkurë? Zbuloni kush do jenë shenjat më me FAT

HOROSKOPI DITOR/ Si do të jetë për ju kjo e mërkurë? Zbuloni kush do jenë shenjat më me FAT

Publikuar më: 08:12 12-06-2019

Dashi

Do jeni në humor më të mirë gjatë kësaj dite dhe dalëngadalë do arrini të zgjidhni problemet që ju kanë dalë më herët. Nëse keni një lidhje lëreni pas krahëve të shkuarën e hidhur. Nëse nuk e bëni këtë keni për të pasur probleme në çift dhe gjithë kohës do jeni të mërzitur. Ju beqarët do arrini të keni një ditë të bukur dhe me një ngjarje të rëndësishme. Bëhen gati shpirtërisht. Në punë Venusi do ju favorizojë. Do jeni ne formë të shkëlqyer dhe do e bëni çdo gjë me shumë qejf. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi. Përfitoni për të kryer edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Demi

Hëna dhe Venusi do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ju sigurojnë një jetë më të mirë. Ju të dashuruarit, nën ndikimin e Saturnit, do jeni gati të bëni edhe lëshime vetëm që gjërat mes jush dhe partnerit të ecin sa më mirë. Çdo çast ne fakt do jete interesant. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe emocione. Jeta do ju duket edhe me e bukur. Sipas Dritare.net, në punë ka mundësi të zëvendësoni një koleg të sëmurë. Do keni pak më shumë ngarkesë, por do merrni edhe shpërblime. Financat nuk do jenë të mira prandaj kujdes me çdo shpenzim që do kryeni për të mos mbetur me xhepat bosh.

Binjakët

Nëse bëni përpjekjet e duhura sot mund të arrini atë që dëshironi. Mos u dorëzoni edhe sikur gjërat t’iu duken të paarritshme. Për ju të dashuruarit planetët do vazhdojnë të kenë ndikim shumë të madh tek jeta juaj sentimentale. Do jeni më të afërt me partnerin tuaj dhe do kaloni më shumë çaste romantike së bashku. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa të rëndësishme. Tani për tani nuk ka ardhur ende momenti. Në punë do dini mirë si t’i organizoni punët dhe keni për të arritur qëllimet që i kishit vënë vetes. Ja që kur e bën diçka me dëshirë dhe këmbëngulje ja del gjithmonë. Të ardhurat do vazhdojnë të mbeten të mira.

Gaforrja

Në orët e para të mëngjesit do jeni paksa konfuzë sot, por më pas çdo gjë do qartësohet. Ju të dashuruarit do keni ide fantastike si ta bëni jetën tuaj sa më të bukur. Në çdo moment do përjetoni kënaqësi dhe emocione të paparashikueshme. Ju beqarët nuk do doni ta ndryshoni menjëherë statusin tuaj kështu që tani për tani do e kaloni kohen e lire me miqtë e ngushtë dhe të afërmit. Në planin profesional do mbizotërojë gjatë gjithë kohës rutina. Dëgjojini këshillat e kolegëve dhe pranoni ndihmën e tyre, përndryshe do mbeteni mbrapa. Për financat do jetë ditë e begatë. Gjendja do përmirësohet më shumë sesa e kishit menduar.

Luani

Gjatë kësaj dite do i mendoni gjërat me shumë kujdes dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Po patët edhe pak më shumë durim keni për të pasur arritje të jashtëzakonshme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e qetë dhe pa probleme. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni ne krah dhe emocionet kanë për të qenë të forta. Ju beqarët më në fund do e gjeni shpirtin tuaj binjak dhe do filloni një lidhje afatgjatë. Në punë do ketë një bashkëpunim të ri që do ju sjellë mjaft përfitime. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme megjithatë as probleme serioze nuk do keni.

Virgjëresha

Asgjë problematike nuk pritet të ndodhë sot në jetën tuaj. Gjithë kohës do jeni të qetë dhe do dini çfarë vendimesh të merrni. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me emocione të mëdha. Në çdo moment do dashuroheni pa dorashka me atë që keni në krah. Ju beqarët do ndihmoheni nga Dielli dhe do arrini ta ndryshoni statusin tuaj. Në punë merrni gjërat sa më shtruar dhe mos kini merak për asgjë. Gjithçka ka për t’iu ecur në mënyrën më të mirë të mundshme. Në planin financiar asgjë nuk ka për të qenë si më parë. Pas masave të marra së fundmi situata do fillojë të stabilizohet.

Peshorja

Gjatë kësaj dite nuk do dini çfarë vendimi të merrni dhe kjo do ju bëjë paksa me ankth. Ju të dashuruarit do ndjeni më shumë se kurrë më parë për partnerin tuaj dhe do mundoheni t’ia shprehni atij emocionet me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë pasi pak ditë me vonë yjet kanë programuar diçka vërtet interesante. Punën mirë është të mos e kaloni në plan të dytë. Fokusojuni sa duhet dhe keni për të pasur përfitime të shumta. Duhet patjetër të mendoni edhe për të ardhmen. Sipas Dritare.net, financat do mbeten ende delikate kështu qe tregohuni sa më të matur nëse nuk doni të keni probleme.

Akrepi

Do jeni mjaft ambiciozë dhe të pandalshëm gjatë kësaj dite. Pozitiviteti do ju shoqërojë gjithë kohën. Ju të dashuruarit do merrni vendime të rëndësishme dhe jeta ka për t’iu ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Partneri do jetë i gatshëm të bëjë gjithçka që ju të ndiheni sa më mirë. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë atëherë kur nuk do e prisni. Në punë do luftoni fort për të arritur qëllimin tuaj. Vërtet do lodheni e në disa raste do mërziteni, por dita do mbyllet në favorin tuaj. Për financat do jetë ditë goxha e vështirë. Në rastin më të keq do bëni mirë të kërkoni ndihmën e të afërmve.

Shigjetari

Gjatë gjithë ditës së sotme do jeni më të dashur me të tjerët dhe më të hapur për gjithçka. Plutoni do jetë planeti më i favorshëm për ju të dashuruarit. Në çdo moment do ndiheni mirë me atë që keni në krah. Mosmarrëveshjet e së shkuarës do i harroni përgjithmonë. Ju beqarët do keni një ditë të veçantë dhe të mbushur me njohje të reja. Do e keni vetë në dorë se çfarë hapash do hidhni. Nëse jeni në kërkim të një pune, sot keni për të marrë ftesën e shumëpritur. Jeta juaj tani e tutje do ndryshojë rrënjësisht për mirë. Gjendja e financave nuk do jetë aspak e keqe.

Bricjapi

Sot do i mendoni gjërat më qetësisht dhe do vendosni rregull në jetën tuaj. Për ju që jeni në një lidhje dita do jetë shumë e qëndrueshme. Do i kuptoni gabimet që keni bërë kundrejt partnerit dhe do mundoheni të gjeni mënyrat e duhura për t’i zgjidhur ato. Nëse jeni beqarë do takoni disa persona, por për asnjërin nuk do iu rrahë zemra fort. Në punë do keni vullnet ntë hekurt dhe nuk do lodheni edhe pse do punoni jashtë orarit. Kjo gjë ndodh kur e bëni diçka me dëshirë dhe kënaqësi të madhe. Buxheti do mbetet i mirë kështu që mund ta kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

Ujori

Mundohuni të mos e fajësoni veten për asgjë gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Nëse jeni në një lidhje, as vete nuk do e besoni sesi gjërat do ju rrjedhin aq mirë. Do përjetoni vetëm kënaqësi dhe emocione pozitive me atë që keni në krah. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni sharmantë dhe do marrin propozime të shumta. Prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa. Në punë mund të ndodheni edhe në situata delikatë sepse shpesh nuk do e dini çfarë hapash të hidhni. Kërkonin ndihmë pa u druajtur fare. Financat nuk do jenë të këqija dhe nga ana tjetër do keni gjithë kohës mbështetjen e familjarëve.

Peshqit

Gjatë kësaj dite duhet patjetër të bëni një bilanc për jetën tuaj dhe të merrni disa vendime. Nëse keni një lidhje ka mundësi që të kaloni momente të mërzitshme. Shpesh do ju duket sikur partneri nuk iu kupton ose sikur kërkon shumë prej jush, por në fakt është tërësisht e kundërta. Ju beqarëve do ju ndryshojë gjithë rrjedha e gjërave pas një njohjeje interesante që do keni gjatë një darke miqësore apo gjate një ceremonie ku do marrin pjesë. Në punë një koleg do ju bëjë një propozim. Para se t’i jepni përgjigjen përfundimtare peshojini mirë gjërat. Shihni cilat janë përfitimet dhe cilat mund të jenë problemet. Buxheti do jetë tej mase i mirë dhe nuk do keni asnjë tronditje.

Article Logic
Execution time: 0.0041000843048096