INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 09:28 18-12-2019

Dashi

Horoskopi i së mërkurës 18 dhjetor është pozitiv, ju jeni shumë të motivuar, dhe madje edhe më të kënaqur sesa javët e fundit. Diçka do të duhet të bëni në jetën tuaj për të ndryshuar, apo edhe për të rregulluar disa situata që do të jenë më pas fituese, në muajt e ardhshëm. Dashuria rikthehet protagoniste në jetën tuaj nga data 20, dhe më pas do të keni një pranverë konfirmimesh të shkëlqyera.

Demi

Nëse keni ndonjë shqetësim në fyt, kjo është për shkak se nga një këndvështrim astrologjik kjo është një nga dobësitë tuaja. Dhe me Hënën në aspektin disonant, horoskopi i datës 18 Dhjetor 2019 ju fton të jeni veçanërisht të kujdesshëm. Horoskopi 2020 tregon se do të keni shumë gjëra për të bërë dhe diçka të re në vitin e ardhshëm. Nëse në dashuri një person nuk i bindet lojës tuaj, nga 20 dhjetori do ta vendosni atë nën presion, sepse do të dëshironi përgjigje.

Binjakët

Janë ditë pak të ethshme, por nëse jeni të zemëruar tani, asgjë nuk do të ndodhë sepse më e mira edhe për sa i përket negociatave dhe situatave të tjera që ju interesojnë, do të fillojnë nga muaji Mars. Tani diçka duhet të rregullohet, për shembull dashuria. Nëse çiftet kanë debatuar, tani mund të jetë e mundur të flisni për çështje të adresuara në të kaluarën. Paolo Fox ju fton të jeni të kujdesshëm sidomos për çështje të vogla ose të mëdha në lidhje me xhelozinë. Edhe pse zakonisht jeni mjaft tolerantë, në këto fusha mund të jeni pak polemikë, por rimëkëmbja është afër, nga 20 dhjetori Venusi do të fillojë një tranzicion shumë të bukur.

Gaforrja

Keni një fund të mbarë të vitit, megjithëse ekzistojnë mundimet e zakonshme. Jupiteri dhe Satuni mbeten kundër, dhe nuk e dini as ju, se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Gjëja e rëndësishme është që të jeni gjithnjë të ngazëllyer, dhe ju i doni ndjenjat. Edhe nëse ndonjëherë keni tendencë të zgjidhni dashuri të mundimshme ose me ulje-ngritje, sepse në fund të fundit ju pëlqen të jeni të mbërthyer prej emocioneve.

Luani

Eshtë një qiell i bukur për marrëdhëniet shoqërore, për të rishikuar disa marrëdhënie dhe për të fshirë atë që ka qenë e keqe në të kaluarën. Dhe për të identifikuar njerëzit më të dashur që do t’ju bëjnë shoqëri gjatë këtyre festave të Krishtlindjeve. Edhe në nivelin ekonomik duhet të përpiqeni të kurseni diçka sepse tani duhet të ndërtoni pak integritet në një nivel ekonomik, sepse shumë para kanë dalë vetëm për shtëpinë. Dhe tema e shtëpisë dhe e zyrës do të jetë mbizotëruese gjatë kësaj periudhe.

Virgjëresha

Venusi është në gjendje të mirë. Në janar, Venusi, Jupiteri, Marsi, Urani dhe Satuni do të jenë të gjithë në anën tuaj. Thjesht duhet të kuptoni se çfarë dëshironi të bëni dhe të ecni përpara. Kjo është një kohë e mirë, ju keni muaj të rëndësishëm ku mund të filloni projekte të jetës. Nëse mbylleni në vetvete asgjë nuk ndodh, përballuni me jetën. Afrimitetet më të mira janë me Gaforren, Demin dhe Peshqit. Ju jeni shumë racionalë, kur bashkoheni me një person emocional, ju tërhiqeni drejt këtyre personave edhe nëse nuk është e lehtë në planin afatgjatë.

Peshorja

Ju keni një qiell emocionues. Ju jeni më të fortë. Në përgjithësi, ata që lindin në shenjën tuaj janë gjithmonë shumë të trembur dhe kur provojnë një qasje sentimentale, janë shumë të respektueshëm. Dhe kjo është një mënyrë e dobishme për të propozuar dhe demonstruar të tjerëve ndjenjat dhe strategjitë tuaja.

Akrepi

Me Hënën në aspekt disonant, ju mund të keni një qëndrim disi polemik. Ju jeni shumë të ëmbël dhe të dashur, por kur humbni durimin, është e vështirë të ndaleni. Ju gjithashtu mund të humbni durimin edhe pa ndonjë arsye të dukshme. Kini kujdes sot dhe nesër të mos tregoheni shumë impulsivë. Kushdo që është vetëm ose vjen nga një ndarje, ka vendosur të jetojë dashurinë pa pretendime.

Shigjetari

Jeni në ankth për dhuratat e Krishtlindjes, është gara deri në dhuratën e fundit. Shenjat e zjarrit shpesh kanë një tendencë për t’u korrigjuar në minutën e fundit. Mundohuni të shpërqendroheni dhe të bëni gjëra argëtuese sepse keni nevojë për to. Dhe nëse me të vërtetë nuk mund të gjeni dhuratën e duhur, atëherë vendosni të ricikloni disa ide dhuratash.

Bricjapi

Nga pikëpamja teknike keni shumë për të bërë. Përpiquni ë të shpërndani detyrat. Edhe nëse keni aftësi të mëdha, mos kini frikë t’i delegoni diçka të tjerëve, sepse kjo mund të jetë mundësia e duhur për të pasur sukses. Horoskopi juaj i kësaj dite, tregon se e mërkura 18 Dhjetor 2019 do të jetë një ditë e rëndësishme pikërisht për shkak të ndjenjave.

Ujori

Ju jeni me vonesë, horoskopi i së mërkurës 18 dhjetor 2019 sinjalizon Hënën e vonë. Bëni gjërat gjithmonë me nxitim, por tani vjen Satuni që do t’ju detyrojë të riorganizoni jetën tuaj, të përpiqeni t’i jepni më shumë hapësirë ​​krijimtarisë tuaj. Do e gjeni veten duke u përballur me një revolucion të madh, i cili do t’ju sjellë telashe sepse Satuni imponon gjëra të reja. Do të duhet të rishikoni gjithçka që ju ka sjellë qetësi së pari, ose të bëni ndryshime në jetën tuaj. Kini kujdes që t’i bëni gjërat me qetësi.

Peshqit

Ju keni një qëndrim pak melankolik, por përpiquni ta shndërroni melankolinë tuaj në kreativitet. Ju keni një qiell të madh, tani do të vijë një furi e vërtetë sa i përket dashurisë. Përjetoni emocionet dhe tensionet në nivelet më të larta. Kur e jetoni jetën tuaj emocionale intensivisht, atëherë është e vështirë të shpërqendroheni dhe të mos përfshiheni dhe të dëshpëroheni për gjëra të vogla në dashuri.

/ meb.al

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416