INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 08:14 11-09-2019

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi-Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë përjetuar një zhgënjim në dashuri, do të jenë në dilemë lidhur me atë që duhet të bëjnë. Ndërsa ata që kanë kohë me partnerin/en, mund të mos jenë të kënaqur me atë që po jetojnë. Kështu që ju pret një ditë nën ritmin e duhur.

Demi-Në dashuri do të jeni në gjendje që të përballeni me çdo situatë dhe të gjeni siguri, edhe në lidhjet më të komplikuara. Sa i takon punës, bëni kujdes ndaj debateve që mund të lindin me ndonjë koleg.

Binjakët-Nuk kënaqeni asnjëherë me asgjë dhe prireni të jeni të pakënaqur. Mirëpo kjo sjellje jo gjithmonë do të sjellë rezultate të mira. Kjo e mërkurë është ideale për të bërë sqarime të cilat i zvarrisni prej kohësh.

Gaforrja-Diçka nuk do të shkojë siç duhet dhe mund ta gjeni veten në një situatë të mbushur me tension. Gjithë ata që janë çift, do të kenë përmirësime të ndjeshme në dashuri, duke lënë pas krizat e kaluara. Megjithatë kjo ditë do të sjellë një ngarkesë të lehtë stresi.

Luani-Është një moment i veçantë, pasi nuk flini të qetë. Gjatë këtyre ditëve mund të jeni në mes të një beteje, e cila duket sikur po bëhet kundër mullinjve të erës. Mund të inatoseni dhe të nxirrni idetë tuaja, por në vënien në praktikë do të hasni në shumë kundërshti. Vetëm fundi i vitit do të sjellë përmirësime të ndjeshme.

Virgjëresha-Shmangni sa më shumë pyetjet e tepërta dhe mos reflektoni mbi çdo gjë, pasi kjo gjë mund t’iu penalizojë. Mundohuni që të jetoni me qetësi çdo situatë. Këshillohet që ti shfrytëzoni sa më mirë këto ditë, pasi do të jenë përgjithësisht të favorshme.

Peshorja-Jeni duke u munduar që të realizoni projektet tuaja dhe jeni të pakënaqur, pasi gjërat nuk po ecin ashtu siç ju dëshironi. Bëni durim pasi ndoshta ka ardhur momenti për të ndryshuar dhe për të përshkuar rrugë të reja. Ditët në vijim do të sjellin këshilla të dobishme.

Akrepi-Nëse në të kaluarën ka pasur mundime sa i takon shëndetit, tashmë shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të gjejnë rrugën e duhur për të qenë më mirë. Horoskopi i Paolo Fox ju këshillon që të përgatiteni për disa ndryshime të bujshme. Këto ndryshime janë të favorshme, në sajë të ndikimit të Venusit.

Shigjetari-Yjet flasin për dashuri të rigjetura, emocione dhe konfirmime. Megjithatë mund të përballeni me një ndryshim të bujshëm në punë, gjë që do ju bëjë të ndiheni keq. Kush ka pasur një ndryshim roli së fundmi dhe ka pasur dyjëzime, shumë shpejtë do të kuptojë se ka hedhur hapin e duhur.

Bricjapi-Keni dëshirë që të ruani zakonet tuaja, ndonëse do të jeni të tërhequr nga dëshira për të gjetur alternativa të reja. Zhvillime interesante parashikohen edhe në dashuri. Ky është momenti kur do të ndjeni t’iu dridhet toka nën këmbë, pasi do të përballeni me një tension të madh, sa i takon jetës tuaj profesionale.

Ujori-Tregoni kujdes ndaj ndonjë shqetësim shëndetësor me të cilin mund të përballeni, shkruan noa.al. Mundohuni që ti jepni më shumë hapësirë, gjithçkaje që ju bën të ndiheni mirë dhe në gjallëri.

Peshqit-Nëse keni dëshirë që të ndryshoni punë, ka ardhur momenti për ta bërë, pasi zhvillimet e reja janë mjaft të favorshme. Edhe sa i takon dashurisë, do të keni mundësi që të përfshiheni në një lidhje të re.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773