INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 09:29 19-02-2020

Dashi

Kur ka strese nga puna, është e lehtë të projektoni gjithçka në dashuri dhe të jetoni momente të forta të tensionit të brendshëm. Eshtë e vërtetë që ekziston një dëshirë e zjarrtë tek ju që të jetoni historinë tuaj të dashurisë me më shumë pasion, por shpërqëndrimet që lidhen me sferën e punës kushtëzojnë disponueshmërinë tuaj. Do të ju duhet vetëm pak durim para se të merrni një kënaqësi të mirë, si dhe të merrni përgjigjet e pyetjeve që i keni bërë vetes për ca kohë.

Demi

Dy ditët e ardhshme do të jenë me një forcë të madhe, veçanërisht për sa i përket ndjenjave. Nëse keni një kërkesë për të bërë, yjet ju këshillojnë ta bëni tani dhe të mos e shtyni për ditët e tjera. Çdo gjë që mund të ndodhë në jetën tuaj në 48 orët e ardhshme mund të jetë me të vërtetë shumë e rëndësishme për vazhdimin e një biznesi, por edhe për aspekte të tjera thelbësore të jetës tuaj.

Binjakët

Të kesh diellin disonant përfshin gjithashtu momente të pritjes së kotë dhe disa bllokime në jetën tuaj të punës. Për këtë arsye do t’ju duhet shumë durim për të mos e humbur qetësinë. Vetëm nga 23 Marsi e tutje mund të zhbllokohen disa situata që aktualisht kanë ngecur në vend. Në prill, më në fund do të keni mundësi të merrni përgjigjet që prisnit. Hapet një fazë e rimëkëmbjes në lidhje me dashurinë.

Gaforrja

Tani jeni duke kaluar një fazë të diskutueshme të jetës suaj. Ndoshta ju keni pranuar një detyrë të rëndë dhe tani po pyesni veten se kush ju bëri ta pranoni. Në 48 orët e ardhshme mund të ketë ende tension. Yjet ju këshillojnë të tregoni kujdes në marrëdhëniet me të tjerët. Do të jetë e lehtë të konfliktoheni me mjedisin përreth, madje edhe për gjëra të vogla. Më mirë të përpiqeni të gjeni më shumë mënyra diplomatike për ta krahasuar veten me të tjerët.

Luani

Eshtë një e mërkurë që do të sjellë shumë dyshime dhe shqetësime, të cilat madje mund të rriten gjatë javës. Në këtë moment ju doni të shihni qartë në shumë gjëra, si në një marrëdhënie pune, ashtu edhe nga pikëpamja sentimentale. Ju jeni duke ndjerë faktin se shumë gjëra janë fshehur nga ju dhe tani ju doni më shumë qartësi. Do të jetë e rëndësishme fundjava tjetër, veçanërisht për të provuar forcën e një marrëdhënieje.

Virgjëresha

Të kesh një horoskop shumë pozitiv nuk do të thotë që duhet të flesh mbi dafina, se gjërat do të ndodhin vetë. Duhet të jeni ju që stimuloni ngjarjet, duke shmangur të luajturit në mbrojtje. 48 orët e ardhshme mund t’ju japin përgjigje të rëndësishme për shumë pyetje që keni bërë vetë për ca kohë. Fakti që nuk ka më ato bllokime që ju kanë shkaktuar tepër bezdi vitin e kaluar është një garanci e suksesit për ju, në shumë fusha. Nëse diçka nuk është më e mirë për ju, yjet ju këshillojnë të flisni qartë.

Peshorja

Ndonjëherë shfaqni pak naivitet edhe sepse keni tendencë të besoni shumë te të tjerët, madje edhe te njerëz që nuk do ta meritonin këtë hapje tuajën. Dhe për këtë arsye shpesh futeni në gabime vlerësimi që krijojnë zhgënjime të thella. Këto ditë mund të kuptoni vërtet se kush është besnik ndaj jush dhe kush po luan lojën e dyfishtë, dhe mbase do të jetë mundësia e duhur për të prerë degë të thata.

Akrep

Edhe nëse nuk është një periudhë veçanërisht e thjeshtë për ju, është gjithashtu e vërtetë që yjet tani do t’ju japin disa zgjidhje më shumë. Dielli po fillon një tranzicion shumë pozitiv për njerëzit e lindur nën shenjën e Akrepit, duke parashikuar gjithçka që mund të ndodhte të dielën e ardhshme, e cila do të jetë dita më pozitive e javës. Mundohuni të kujdeseni më mirë për trupin tuaj dhe të mos e neglizhoni veten, siç keni bërë kohët e fundit.

Shigjetari

Në këtë periudhë mund të gjeni dëshirën dhe stimulimin për të dhënë më shumë në punë, por edhe në dashuri. Kur vendosni pasionin në gjërat që bëni, nuk ju ndalon dot askush. Kur keni synime për të arritur, ndiheni veçanërisht të stimuluar dhe dini si të jepni më të mirën. Në këtë periudhë do të jetë e lehtë për ju të arrini qëllimet tuaja, si në dashuri ashtu edhe në punë.

Bricjapi

48 orët e ardhshme do të jenë shumë të mira për Bricjapin falë një renditjeje të lakmueshme të planeteve të favorshëm. Do të ketë mbështetje nga Jupiteri, Saturni, Hëna dhe Marsi por edhe Dielli kthehet në mënyrë të favorshme. Ata që janë nervozë ose kanë shqetësime për dashurinë ose punën, mund të marrin përgjigje të rëndësishme brenda 48 orëve të ardhshme. Yjet ju këshillojnë të mos e nënvlerësoni gjithçka që do të ndodhë së shpejti, sepse mund të merrni shpërblime nga ata që nuk e prisni.

Ujori

Yjet ju këshillojnë të përfitoni sa më shumë nga 48 orët e ardhshme, edhe për shkak se shumë gjëra pozitive mund të ndodhin. Edhe ata që kohët e fundit janë përballur me ndonjë shpërqëndrim në dashuri dhe punë, tani mund të marrin përgjigje pozitive nga mjedisi rrethues. Në mes të vitit mund të ketë ndryshime thelbësore ekzistenciale që do të imponojnë ritme të reja të jetës dhe një qasje të re, veçanërisht përsa i përket punës.

Peshqit

Ju gjithmonë dëshironi të jetoni histori dashurie duke i dhënë fort gazit, por gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç mendoni. Shpesh njerëzit e lindur nën shenjën e Peshqve kanë tendencë të tradhtojnë kur një histori pëson pengesa. Megjithatë, ndonjëherë, është e nevojshme të dini se si të prisni për ngjarje, pa nxjerrë përfundime të nxituara. Dielli pozitiv do t’ju japë mundësinë për të marrë shpërblime të papritura. / meb.al

Article Logic
Execution time: 0.0040500164031982