Dashi
Dy ditët e ardhshme do të shpërblejnë kryesisht marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe mund të sjellin më shumë emocione. Në këtë moment është e domosdoshme të lejoheni në marrëdhëniet me partnerin dhe të jetoni çdo situatë me shumë më tepër butësi. Hapuni për njohje të reja dhe kërkoni vetëm më të mirën tek të tjerët, pa pretendime të tepërta. Këto ditë është më mirë të shmangni të menduarit për punën, për të mos rënë përsëri në zemërim dhe dëshpërim.
Demi
Fakti që Hëna është disonante sigurisht që nuk ju garanton se mund të jetoni fundjavën në qetësi, edhe pse jo domosdoshmërisht gjithçka duhet të shkojë keq. Eshtë e shtunë, kur yjet ju këshillojnë të tregoheni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët. Nëse ka shumë tension, mund të përpiqeni të rikuperoni ditën e diel. Nëse keni një projekt të rëndësishëm që përfshin shtëpinë ose marrëdhënien si çift, mund të përjetoni disa momente trazirash.
Binjakët
Nëse keni nevojë të flisni ose të sqaroni diçka, do të jetë më mirë ta bëni atë të shtunën sesa të dielën. Kjo pasi të Shtunën do të jeni shumë më pozitivë dhe konstruktivë, ndërsa ditën e diel do të jeni disi më pak tolerantë. Ka yje të paqartë për punën, edhe nëse nuk ka më bllokime që keni përjetuar vitin e kaluar. Nga prilli mund të përfitoni nga disa mundësi më shumë që mund t’ju ndodhin, veçanërisht nëse jeni duke kërkuar punë.
Gaforrja
Eshtë një periudhë në të cilën ka kundërshtime të forta në shenjën tuaj. Ju jeni në një gjendje stresi të lartë dhe sikleti të madh, mbi të gjitha të shkaktuar nga një mjedis armiqësor që ju rrethon. Shumë shpesh ju keni ndjenjën e të notuarit kundër rrymës dhe duhet të kapërceni pengesat e pakapërcyeshme. Në dashuri, një fazë rikuperimi mund të fillojë sonte, nëse ka pasur një tension të kohëve të fundit.
Luani
Ajo që ju pret është një e shtunë plot tensione të mëdha. Hëna në kundërshtim do të krijojë shumë mosmarrëveshje me mjedisin përreth dhe për këtë arsye yjet ju ftojnë të shmangni polemikat. Shpesh ju ndodh të provoni njerëzit përreth jush, duke bërë zhurmë të panevojshme. Sot do të jetë më mirë të shmangni të gjitha këto dhe të përpiqeni të gjeni mënyra diplomatike për të komunikuar me të tjerët. Nëse një çështje pune nuk është më për ju, është më mirë ta mbyllni atë midis prillit dhe majit.
Virgjëresha
Do të jetë një fundjavë pa lavde ajo që ju pret. E shtuna do të fillojë në një mënyrë të shkëlqyer, por në planin afatgjatë fundjava mund të sjellë disa pengesa. Shpresohet që ajo që ndodhi në pjesën qendrore të javës mund të ketë gjetur një zgjidhje të menjëhershme. Do të jeni shumë të zënë sonte dhe në mënyrë të pashmangshme mund të shfaqet një farë tensioni. Mundohuni të mos e humbni durimin të paktën 48 orët e ardhshme.
Peshorja
Eshtë e vërtetë që viti nuk ka filluar në mënyrën më të mirë për ju, por është po aq e vërtetë që më e mira ende nuk ka ardhur, dhe se do t’ju duhet vetëm pak durim. Kjo periudhë është kalimtare për ju ndërsa që nga muaji prill panorama e situatës do të jetë më e qartë dhe më pozitiive. Në këtë periudhë ka edhe një rikuperim nga pikëpamja fizike. Një fazë shumë më konstruktive hapet për ju, pas një fillimi të vitit 2020 që sigurisht ishte ndër më të mirët.
Akrep
Zakonisht ju keni një energji të madhe të brendshme që ju mbështet, por nëse nuk shprehet në një mënyrë totale, rrezikon t’ju shkatërrojë. Nëse nuk mund të shprehni plotësisht ndjenjat tuaja ose nuk mund të shprehni plotësisht dëshirat tuaja, atëherë përfundoni duke shkarkuar zhgënjimet tuaja në mjedisin rrethues, duke dëmtuar marrëdhëniet me të tjerët. Ky është një qëndrim për t’u shmangur absolutisht, sepse mund të ju dëmtojë seriozisht.
Shigjetari
Padyshim që do të jetë më mirë të shtunën, ndërsa të dielën mund të pësoni një rënie të vogël. Një fundjavë në dritëhije do t’ju presë, me emocione të alternuara. Do të duhet të përpiqeni të rikuperoni dëshirën për të dashur dhe të jeni me të tjerët këtë fundjavë. Venusi në pamje të shkëlqyer e vendos dashurinë në plan të parë, dhe mund t’iu jepte më shumë hapësirë emocioneve tuaja. Tani për tani ndjenjat mbizotërojnë mbi gjithçka tjetër.
Bricjapi
Në 48 orët e ardhshme do të ketë një dëshirë të fortë për t’u çliruar nga një peshë e rëndë që ju shtyp. Kohët e fundit, dashuria ka mbetur pak mënjanë, sepse për momentin ndiheni paksa larg nga partneri juaj dhe jeni më shumë të përfshirë në çështje që lidhen me punën dhe aktivitetet praktike. Kujdes nga dikush që mund të pretendojë sikur është shoku juaj.
Ujori
48 orët e ardhshme do të hapin dyert e zemrës dhe do të sjellin përsëri në modë emocionet e vërteta. Me këto yje do të jetë e thjeshtë të planifikoni diçka së bashku me partnerin tuaj. Ndoshta një udhëtim por edhe një shtatzani apo një bashkëjetesë. Shumë prej jush po mendojnë të revolucionarizojnë jetën, duke ndryshuar qytet ose punë. Këto zgjedhje gjithmonë duhet të bëhen në një mënyrë të menduar. Në fakt, yjet ju këshillojnë të veproni gjithmonë me kujdes, duke shmangur nxitimet.
Peshqit
Ju prireni të jeni njerëz shumë të ndjeshëm ndaj problemeve të njerëzve të tjerë. Nuk është rastësi që shumë njerëz të lindur nën këtë shenjë duan të jenë vullnetarë, dhe t’u përkushtohen të tjerëve duke u kujdesur për to. Por këtë fundjavë, yjet ju ftojnë të jeni më egoistë dhe të mendoni më shumë për veten tuaj. Në këtë moment duhet të shmangni të menduarit për të kaluarën dhe të jetoni me pendesa. Hapuni ndaj të tjerëve, përndryshe do të humbni mundësinë për të takuar njerëz interesantë. / meb.al