INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 09:35 04-03-2020

Dashi

Eshtë një ditë që fillon me frena dore dhe që mund të kalojë në disa pengesa më shumë, mbase për shkak të dëshirës tuaj të lindur për të arritur deri në fund menjëherë dhe të bëni gjërat shumë shpejt. Rreziku është ai i kompromentimit të një marrëdhënie pune ose një debatimi serioz me partnerin. Ndjenja e presionit nuk ju bën të ndiheni mirë nga pikëpamja psikologjike dhe dikush madje mund të dalë dhe të thotë gjëra që nuk i mendon. Një përgjigje së shpejti do të vijë, për një kërkesë që ju keni bërë në kontekstin e punës.

Demi

Kjo ditë e mërkurë do të “rrëshqasë” bukur, edhe nëse ambiciet tuaja në punë do të përplasen me disa kufij dhe disa blloqe, që për momentin nuk është e lehtë të kapërceni. Dikush nuk po pranon meritat tuaja, por për të marrë kënaqësitë tuaja dhe hakmarrjen, do të duhet të prisni pranverën. Në 24 orët e ardhshme do të keni një marsh më shumë, kur bëhet fjalë për ndjenjat. Po vijnë njohje interesante që mund të sjellin kthesën e madhe për ju.

Binjakët

Paratë vazhdojnë të luajnë një rol negativ në jetën tuaj. Tani për tani ka gjëra për të paguar dhe shpenzime të tjera pritet të vijnë. Mund të ndodhë edhe një ngjarje e papritur e cila mund të ketë një kosto të konsiderueshme. Do të ketë një mënyrë për t’ia dalë dhe për të rikuperuar terrenin e humbur, por për momentin do të jetë e nevojshme të jeni të durueshëm dhe të shmangni që të hidhni hapin më të gjatë se sa këmbën. Sidomos nëse keni planifikuar një investim të madh, do të jetë më mirë ta shtyni.

Gaforrja

Tani jeni të lodhur nga situata të caktuara dhe nuk keni ndërmend të kurseni ata që janë tallur me ju ose janë përpjekur t’ju kufizojnë. Në krahasim me shkurtin, tani keni më shumë ndjenja pozitive, por është gjithashtu e vërtetë që do t’ju duhet pak më shumë durim për të arritur qëllimet që i keni vendosur vetes. Një person që ju intereson mund të jetë aktualisht i paarritshëm ose për arsye praktike, ose sepse është larg.

Luani

Horoskopi mund t’ju japë një informacion për t’i bërë gjërat në mënyrë korrekte, kështu do të keni mundësinë të shfrytëzoni këto indikacione në favorin tuaj. Në dashuri ka shumë mundësi për të rikuperuar një lidhje, por nëse mbeteni në pozicionet tuaja, asgjë nuk do të ndryshojë. Çiftet që janë bashkë prej një kohe të gjatë mund të fillojnë një projekt interesant të jetës dhe madje edhe ata që janë zvarritur për ca kohë, mund të vendosin të ndërmarrin një kthesë, ndoshta duke planifikuar një fëmijë ose pushime. Ka disa vështirësi ekonomike që mund të mbajnë të frenuara ambiciet tuaja.

Virgjëresha

Në këtë pjesë të dytë të javës, do të duhet të përpiqeni të lini mënjanë të gjitha mendimet që lidhen me ndërlikimet në vendin e punës. Ju jeni gjithmonë perfeksionistë dhe metodikë, por në këtë moment është më mirë të jetoni gjërat me lehtësi, për të mos e gjetur veten të lodhur dhe në depresion gjatë fundjavës. Në dashuri, është koha për mirëkuptim. Njerëzit që janë ende në kërkim të dashurisë do të kenë disa shanse më shumë gjatë fundjavës.

Peshorja

Për ju hapet një fazë ndryshimesh të mëdha, siç e kemi kujtuar ditët e fundit. Nuk përjashtohet mundësia që dikush mund të ketë vendosur të bëjë një ndarje drastike disa situata të caktuara që nuk kanë ecur mirë. Gjatë kësaj periudhe, favorizohen transferimet dhe ndryshimet në punë. Nëse më parë do të ishit të vendosur për t’u angazhuar në diçka të rëndësishme, tani do të mund të frenoni pak. Në dashuri, fundjava do të vijë e dobishme për të rinovuar një marrëveshje ose të keni disa shanse më shumë nëse jeni beqarë.

Akrepi

Pjesa e mesit të javës mund të ndihmojë në zgjidhjen e disa problemeve jo të parëndësishme, por shumë do të varet nga qëndrimi juaj. Vetëm nëse veproni me optimizëm, duke besuar në mjetet tuaja, do të jeni në gjendje të gjeni çelësin e problemit. Në dashuri duhet të gjeni qetësi, veçanërisht nëse kohët e fundit ka pasur një ndarje të dhimbshme. Tani për sa i përket sferës sentimentale, ju duhet ekuilibër në gjykim dhe në zgjedhje.

Shigjetari

Përshtypja e fortë që ju keni tani është se diçka po del nga kontrolli dhe kjo ju bën të ndjeheni të çorientuar. Eshtë gjithashtu e vërtetë që edhe nëse nuk jeni në situatën më të mirë tani, disa rezultate pozitive po vijnë dhe ju po korrni disa nga ato që keni mbjellë. Ka mundësi që të shfrytëzohen, disa mundësi të mira që mund t’ju lejojnë të ktheheni në qendër të skenës. Qielli juaj, për momentin, ju fton të bëni vetëm të domosdoshmen, veçanërisht në lidhje me menaxhimin e parave. Mos lejoni që të hidhni hapat më të gjatë se këmba.

Bricjapi

Ka ditë kur mund të arrihet një objektiv i rëndësishëm. Marsi do të jetë një muaj që do të shfrytëzohet posaçërisht për ata që drejtojnë një biznes. Nëse dikush nuk pajtohet me zgjedhjet tuaja, mos u kushtëzoni dhe shkoni menjëherë në rrugën tuaj. Sidomos në lidhje me punën, do të jetë e rëndësishme të realizoni një projekt me bindje dhe pa hezitim. Në dashuri përkundrazi do të jetë më mirë të bëni zgjedhje të përbashkëta me partnerin. Tani për tani ekziston një dëshirë e madhe për të ndërtuar diçka të qëndrueshme dhe të fortë.

Ujori

Në 48 orët e ardhshme, aspekti ekonomik në jetën tuaj do të kthehet të jetë parësor. Shumë prej jush kanë tendencë të shohin shumë drejt së kaluarës përsa i përket dashurisë dhe kjo ndalon mundësinë e të jetuarit të së tashmes me më shumë angazhim. Në këtë moment ekziston një dëshirë e fortë për ajër të pastër por edhe për të bërë gjëra të pazakonta. Ju po kërkoni për dashuri të rastit dhe aventura pasionante që mund t’ju kënaqin në një kornizë kohe të kufizuar. Ju duhet të shfryni instinktet tuaja, pavarësisht arsyes. Njohje të reja po vijnë.

Peshqit

Eshtë një qiell shumë pozitiv në përgjithësi për ata që lindin nën shenjën e Peshqve. Përgjigjet që keni pritur për ca kohë mund të vijnë. Nëse ka pasur bllokime ose vonesa, tani do të ketë një mundësi për t’i kapërcyer ato lehtësisht, padyshim se shumë do të varen nga qëndrimi juaj. Ata që kanë mbyllur një cikël pune tani do të jenë në gjendje të shohin mundësi të reja të hapura. Në një shënim pozitiv, Jupiteri do të hapë shumë dyer për ju, atëherë do të duhet të jeni në gjendje të shfrytëzoni mundësitë dhe rrethanat. / meb.al

Article Logic
Execution time: 0.002683162689209