Dashi
Ehtë një e shtunë kur tensioni mund të rritet. Horoskopi i sotëm ju këshillon të veproni me shumë kujdes dhe të shmangni shfryrjet, që mund të kthehen më pas kundër jush. Edhe nga një këndvështrim sentimental, mund të lindin konflikte të forta. Shkurti do të sjellë mundësi të mira edhe në dashuri, kështu që do t’ju duhet ai durim, që tani po ju mungon. Në përgjithësi, Dashi pëlqen të marrë gjithçka menjëherë, por kjo nuk është gjithmonë e mundur.
Demi
Hëna në shenjë do të ndriçojë të shtunën dhe të dielën. Kjo do të thotë që do të ketë lajme të mira, por edhe që mund të përjetoni emocione të bukura. Ka një transformim të madh të brendshëm që po ndodh tek ju, i cili nuk duhet të nënvlerësohet dhe që mund të hapë shtigje të reja. 2020 do të jetë viti i shenjave të Tokës dhe ju do të përfitoni plotësisht nga këto mundësi të reja, që jeta do t’ju japë. Do të keni gjithashtu mundësinë e një transferimi, një ndryshimi të shtëpisë, por edhe një hap cilësor në marrëdhënie. Kush ka personin e duhur pranë mund të planifikojë një martesë ose një bashkëjetesë.
Binjakët
Të shtunën dhe të dielën mund të ndjeheni pak të shqetësuar. Ndoshta po e kuptoni që shumë ngjarje po ndodhin me nxitim, ndërkohë që ju jeni njerëz që dëshironi të meditoni mirë çdo lëvizje. Do të duhet edhe pak durim në dashuri, sepse shumë pyetje nuk janë zgjidhur ende. Nëse ka mosmarrëveshjet, ose ka një distancë, duhet të përpiqeni të rimëkëmbni marrëdhënien me shumë durim. Ka ende pak nervozizëm në jetën tuaj.
Gaforrja
Ngjarjet familjare nuk janë gjithmonë të lehta për t’u menaxhuar. Nuk mund të përjashtohet që këtë fundjavë mund të ekzistojë mundësia për të provuar emocione të reja. Jupiteri dhe Saturni kundër, krijojnë pengesa dhe shpesh ju pengojnë të merrni rezultatet që dëshironi. Ju mund t’ia dilni, vetëm nëse përpiqeni fort dhe me bindje. Do të jetë e vështirë të fitoni menjëherë, por koha do ju japë të drejtë. Nëse ka pasur një zhgënjim këto ditë, pranojeni pa e humbur humorin. Shumë gjëra do të ndryshojnë në muajt e ardhshëm.
Luani
Maturia do të jetë mikja juaj, nëse duhet të merrni një vendim të rëndësishëm në dashuri. Do të bëni një gabim të madh nëse veproni me impuls, dhe nuk e mendoni mirë çdo veprim. Fjalë të rënda mund të dalin nga goja juaj, për të cilat mund të pendoheni shpejt. Tensioni do jetë shumë i lartë këtë fundjavë. Këshilla është të shpërqendroni pak dhe të relaksoheni, duke shmangur mërzitjen, për ato që kanë ndodhur në këto ditë. Të vendosësh sot nëse duhet të realizosh një projekt pune ose një projekt jete, është gjë e gabuar. Më mirë të prisni pak më gjatë, kur shumë gjëra do të jenë më të qarta.
Virgjëresha
Edhe pse fillimi i shkurtit nuk do të jetë shumë i ndritur, është gjithashtu e vërtetë që po fillon një fazë rritje, mbi të gjitha sa i përket ndjenjave dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore. Diçka do të fillojë të lëvizë që javën tjetër. Ndoshta në punë do të relaksoheni disi, dhe kjo do t’ju lejojë të jeni në gjendje t’i përkushtoheni më shumë njerëzve që keni pranë jush, por edhe mirëqenies dhe kujdesit për veten tuaj. Fillimi i shkurtit do të jetë i trazuar sidomos për sa i përket punës, por do të jetë çështje për të cilën duhet vetëm të keni pak durim.
Peshorja
Faza kaosi për Peshoren, por është vetëm një moment kalimtar, sepse përgjigjet që prisnit do të vijnë së shpejti. Ata që dëshirojnë të bëjnë gjëra të reja ose të veprojnë në mënyrë autonome, do të ndjehen të kufizuar nga marrëveshjet e bëra më parë, që ju detyrojnë të bëni vetëm pak gjëra. Do të dëshironit të mos i kishit duart e lidhura, por në këtë moment do të duhet të jeni të durueshëm. Shkurti do të ketë vetëm histori të vërteta sentimentale, ato të bazuara në hipokrizi ose që janë zvarritur prej ca kohësh, mund të kapitullojnë.
Akrepi
48 orët e ardhshme mund t’ju bëjnë të përjetoni momente shqetësimi. Lodhja fizike që ju jeni duke ndjerë në punë, por jo vetëm, mund të ndikojë negativisht këtë fundjavë. Nëse në të kaluarën keni përjetuar një moment lodhje të madhe, këtë fundjavë nuk do dëshironi ta “tërheqni shumë litarin”. Ju do të duhet të përpiqeni të veproni, duke peshuar me kujdes çdo veprim. Në këtë fundjavë, përpiquni t’i kushtoheni ndonjë hobi, ose në çdo rast përpiquni të relaksoheni, duke shmangur të menduarit për çështje që lidhen me punën.
Shigjetari
Muaji shkurt mund t’ju ofrojë surpriza të mëdha. Duhet thënë se nuk do të fillojë shkëlqyeshëm, por në çdo rast do t’ju japë mundësinë të korrni atë që do mbillni në këto ditë. Eshtë e vërtetë që janari ishte një muaj i heshtur, siç parashikohej tashmë nga yjet, por shkurti do të ketë një kuptim krejt tjetër. Natyra juaj pasionante do të dalë në pah nga java e ardhshme dhe do të ketë shumë emocione pozitive, që mund të përjetohen.
Bricjapi
Kjo fundjavë do t’ju japë shumë ide për të takuar njerëz të rinj dhe për të shfaqur karizmën, ashtu sikurse dhe hijeshinë e lindur të Bricjapit. Gjithashtu, dikush do të jetë në gjendje të rivlerësojë një histori të së kaluarës. Siç e kemi thënë në ditët e mëparshme, do të duhet të përgatiteni që së shpejti të përjetoni një emocion të fortë, i cili do i japë një kthesë jetës tuaj. Do të duhet thjesht pak më shumë durim.
Ujori
Në 48 orët e ardhshme, konflikte të reja mund të lindin në jetën tuaj, madje edhe nga një këndvështrim emocional. Për momentin po ndjeheni disi të rënë. Madje, dikush mund të vuajë nga ndonjë sëmundje kalimtare. Ju gjithashtu do të keni nevojë për maturi maksimale në marrëdhëniet me të tjerët. Sidomos në marrëdhëniet me Demin, Luanin dhe Akrepin do të duhet shumë durim. Filloni të mendoni për një projekt të ndryshëm, që mund t’ju japë kënaqësi.
Peshqit
48 orët e ardhshme do të sjellin energji të madhe. Ju jeni shumë të kënaqur me mënyrën se si kanë shkuar gjërat, në këtë javë. Nëse ka pasur ndonjë problem fizik ose personal, tani ekzistojnë kushtet që të mund ta kapërceni atë. Nëse, nga ana tjetër, disa prej jush duhet të kalojnë një provim ose test të rëndësishëm, ata që kanë përgatitjen e duhur, nuk do të duhet të dyshojnë tek suksesi. Po ktheheni protagonistë!