INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX/ Mësoni me DETAJE si do jetë kjo ditë për 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX/ Mësoni me DETAJE si do jetë kjo ditë për 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 09:30 10-12-2019

LUANI

Horoskopi i Paolo Fox për datën 10 Dhjetor 2019 sinjalizon se do të jeni nën presion, por nga e mërkura do të rekuperoni dhe do ta keni Hënën në shenjë. Nëse diçka ndërpritet, mos e humbni shpresën. Ndonjëherë keni tendencë të dëshironi të bëni më shumë se të tjerët, dëshironi të shkëlqeni, por nganjëherë kjo do të thotë edhe vuajtje. Kështu që mes të shtunës dhe të dielës përpiquni të relaksoheni dhe do të shihni që do të jeni më mirë.

SHIGJETARI

Fakti që Mërkuri hyn në shenjën tuaj ju lejon të bëni shumë njohje. Ju që ankoheni për mungesë dashurie, mund të udhëtoni, të vini veten në provë dhe të bëni takime të reja. Me përjashtim të ditës së mërkurë dhe të enjte në të cilat do të keni Hënën kundër, por takimet gjithësesi janë të favorizuara. Do të keni një vit të qetë, sqaroni se çfarë dëshironi.

UJORI

Horoskopi sinjalizon lodhje dhe shqetësim. Ka vonesa dhe pengesa që nuk ju lejojnë të bëni gjithçka që dëshironi. Urani është planeti juaj mbizotërues dhe nga Marsi 2019 ju fton të ndryshoni jetën tuaj dhe ta vendosni veten në provë në një kontekst apo projekt të ri. Ata që nuk e bëjnë këtë janë të destinuar të zhgënjehen. Duhet pak kujdes të dielën sepse Hëna është kundër. Ndërsa midis të mërkurës dhe të premtes një lajm i mirë do të vijë në punë.

DASHI

Jupiteri disonant dhe Saturni tregojnë se gjithçka që ka lindur në këtë periudhë në punë, nuk do të përmirësohet. Dhe shumë do ta gjejnë veten në pozitën që duhet të bëjnë një zgjedhje dhe të mendojnë për mbylljen ose kufizimin e dëmtimit të një situate që po përjetojnë. Duke mos pasur shumë siguri, tani mund të hidheni mbi gjënë e parë që duket e sigurt për ju, por do të merrni një zhgënjim të hidhur. Pra, në zgjedhjet që kanë të bëjnë me studimin, dashurinë, familjen, përpiquni të mos jeni shumë të nxituar, por të mendoni mirë para se të vendosni.

GAFORRJA

Të kesh Jupiterin dhe Saturnin në kundërshtim do të thotë të jesh më intolerant. Në familje, në punë, në shkollë apo në universitet gjithçka duket se ju shqetëson. Kur ka kundërshtime astrologjike, do të thotë që ne jemi kundër dikujt. Ka raste kur duhet të keni parasysh që duhet të ndryshoni sepse mund të ketë disa lajme. Nëse vitin e kaluar Saturni ju detyroi të mendoni për diçka që nuk shkonte, nga ky vit ju keni edhe Jupiterin që e sinjalizon, dhe për këtë arsye është e nevojshme të ktheni faqen dhe të ndryshoni. Disa gjëra nuk dëshironi t’i bëni më si më parë. Në këtë periudhë jeni përballur me një situatë të veçantë sepse bërja e diçkaje të re ose diçkaje më shumë, nënkupton gjithashtu pranimin e përgjegjësive të reja. Kjo javë sjell Hënën në shenjë ditën e premte dhe të shtunë dhe prandaj mund të mbështeteni në një emocion shtesë.

DEMI

Horoskopi i Paolo Fox sot 10 Dhjetor 2019 është pozitiv, viti i ri 2020 rikthen intuita të mira. Dikush tashmë ka zgjidhur problemet në lidhje me administrimin e shtëpisë, të tjerët më në fund mund të kenë atë që kanë pritur për një kohë të gjatë. Mos nënvlerësoni mesazhet që vijnë nga këndvështrimi sentimental. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë të rëndësishme. Bëhuni gati për një 2020 plot suksese dhe lajme të mëdha dhe të rëndësishme.

BINJAKET

Ju nuk ndjeni më kundërshtimin e Jupiterit. Por Jupiteri kundër ka krijuar shumë probleme. Tani ka filluar një periudhë rimëkëmbje, të ardhurat po përmirësohen dhe ekzistojnë mundësitë për t’u rikuperuar. Lini pas mosmarrëveshjet, humorin e keq, problemet dhe tensionet, sepse tani mundësitë për të kthyer faqe përmirësohen. Po ashtu, ka takime të reja dhe interesante për të bërë në vitin e ardhshëm. Të mërkurën dhe të enjten, Hëna do të jetë në tranzit nën shenjën e Binjakëve.

AKREPI

Horoskopi i Paolo Fox sinjalizon agjitacion, fillimi i javës është i tensionuar. Hëna është kundër, dhe ju mund të ndjeheni pak si jo në humor. Tani madje mund të detyroheni të ngadalësoheni. Duhet thënë se keni tendencën të somatizoni shqetësimet dhe sëmundjet. Dhe kështu që tani duhet të kuptoni nëse jeni i sëmurë sepse ekziston një arsye e vërtetë. Ose nëse është sepse keni ngrënë shumë. Mundohuni t’i jepni zemër vetes, të flisni qartë dhe të gjeni përsëri qetësinë. Ditët më të mira të javës do të jenë e premtja dhe e shtuna.

PESHQIT

Midis të mërkurës dhe të enjtes, nëse keni një bisedë ekonomiko-financiare, nëse duhet të parashikoni edhe një shitje, mund të ndodhë një ngjarje e papritur që do t’ju detyrojë ta shtyni atë. Kjo nuk është një kohë veçanërisht emocionuese për punë. Ecni përpara por pa plane të mëdha, ndërkohë që është edhe dikush që përpiqet të qëndrojë kundër jush. Por viti 2020 është shumë pozitiv dhe askush nuk mund t’ju ndalë. Por edhe nëse keni yje të mirë dhe mundësi të mira, mund të ndodhë që vështirësitë t’ju dekurajojnë dhe për këtë arsye mund të ndjeheni pak si jo në humor, veçanërisht gjatë ditëve të së mërkurës dhe të enjtes. Ju gjithashtu mund të rikuperoni një ndjenjë. Ata që kanë zbuluar së fundmi një histori nga e kaluara, tani mund të pendohen për këtë. Ndërsa fundjava do të jetë pozitive dhe do të ndihmojë për të gjetur pak më shumë qetësi.

BRICJAPI

Do të keni mundësi të mëdha në vitin 2020. Ju jeni një shenjë me pak fjalë dhe duhet të keni njerëz të afërt që kanë një qëndrim të drejtpërdrejtë. Nëse keni raporte të mbyllura, kjo është për shkak se dëshironi të mbështeteni vetëm te disa njerëz të sigurt. Kjo javë do të jetë e tensionuar, veçanërisht gjatë fundjavës. Ju përpiqeni më shumë sepse duhet të luftoni kundër dikujt që kundërshton rritjen tuaj dhe dëshiron t’ju pengojë.

VIRGJERESHA

Horoskopi i Paolo Fox tregon që Mërkuri është disonant. Mund të zemëroheni sepse fitimet e shpresuara nuk kanë ardhur. Ose sepse ju duhet të merreni me vonesa që nuk varen nga ju, por që ju penalizojnë. Por kjo është koha e duhur për të dalë në pah. Vetëm se mund të zemëroheni për shkak se nuk keni marrë shpërblimet për të cilat keni shpresuar. Horoskopi sinjalizon tension pikërisht për shkak të një Mërkuri dhe Hëne disonantë, që mund të krijojë fërkime në marrëdhëniet profesionale. Në dashuri, përkundrazi, Venusi është në gjendje të mirë, kështu që ju mund të mbështeteni në një rikuperim të mirë.

PESHORJA

Mos lejoni që të fosilizoheni nga situata më të vështira dhe të lodhshme që mund të ndodhin në këtë moment të veçantë. Gjithashtu sepse Dhjetori dhe Janari i vitit 2020 do të jenë muaj shumë të lodhshëm dhe për të realizuar projektin tuaj, ju mund të gjeni se në disa situata do ju duhet të hiqni dorë dhe të tërhiqeni. Ju keni kaq shumë projekte, dhe për këtë arsye diçka duhet të hidhet poshtë. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më selektivë dhe rigorozë bëheni. Horoskopi 2020 sjell një ngurtësi shtesë. Kjo është një javë e vështirë sepse sjell prova për ju. Dhe ju mund të zemëroheni me ata që sillen keq dhe nuk meritojnë të mbrohen. Në dashuri kini kujdes që të mos tërhiqni shumë litarin sepse ata që po kalojnë një kohë të vështirë, e humbasin lehtësisht temperamentin e tyre. / meb.al

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506