INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX/ Mësoni me DETAJE si do jetë kjo e mërkurë për 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX/ Mësoni me DETAJE si do jetë kjo e mërkurë për 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 09:36 06-11-2019

DASHI

Dita në të cilën disa nyje mund të vijnë mu përpara jush: do t’ju kërkohet të zgjidhni disa çështje për të cilat jeni përgjegjës, ku ndoshta keni bërë disa gabime në të kaluarën. Bëhuni të fortë, gjërat do të përmirësohen që nga e premtja.

DEMI

Ju ndjeheni më mirë, më të lehtësuar emocionalisht, sepse nuk keni më kundërshtimin e Venusit. Tani më në fund dashuria mund të bëhet protagoniste, ju mund të gjeni mundësinë për t’iu përkushtuar ndjenjave dhe emocioneve të bukura, të cilat janë të gjitha për t’u eksploruar.

BINJAKET

Një ditë pak në rënie, në të cilën mund të keni disa dyshime, veçanërisht në dashuri. Por përpiquni të jeni më tolerantë dhe mirëkuptues, të shmangni debatet, më mirë të jeni të durueshëm.

GAFORRJA

Ditë pozitive, ju jeni të favorizuar nga yjet, edhe pse gjërat nuk zgjidhen krejt papritur. Këshilla është që të përvetësoni një qëndrim të sinqertë me të gjithë: me siguri kjo do t’ju bëjë që të ndërprisni disa marrëdhënie ose aleanca, por do të jetë zgjidhja më e mirë, sepse gjithashtu do t’ju bëjë të qartësoni situata të ndryshme.

LUANI

Sot ndiheni më mirë sesa në fillim të javës. Dita është pozitive falë ndikimit të shkëlqyeshëm të Venusit, të cilit Jupiteri do t’i shtohet nesër në anën tuaj. Mundohuni të përfitoni nga kjo, madje edhe për çështje sentimentale.

VIRGJERESHA

Ditë në rënie dhe nervoze, në të cilën një lodhje e fortë mund t’ju pushtojë dhe të ndikojë tek ju jo vetëm në atë që bëni, por edhe në ata përreth jush, për shkak të qëndrimit të pazakontë që mund të keni. Mundohuni të shmangni konfrontimet dhe debatet.

PESHORJA

Një ditë pozitive, që duhet ta shfrytëzoni, së bashku me ditën e nesërme, për të bërë sa më shumë të jetë e mundur, për të parashtruar kërkesa, për të filluar projekte, për të zgjidhur problemet, për të gjetur zgjidhje. Nga e premtja do të ketë një rënie të lehtë, kështu që është më mirë të lëvizni tani.

AKREPI

Një ditë pozitive posaçërisht për ndjenjat: dashuria është në plan të parë, ju mund të deklaroni atë që ndjeni pa frikë, dorëzojuni emocioneve, Venusi është në anën tuaj dhe do t’ju bëjë të përjetoni ndjesi të bukura.

SHIGJETARI

Mundohuni të mos shqetësoheni nëse diçka funksionon ashtu siç dëshironi, nëse ka pengesa të vogla. Këto gjëra mund të ndodhin! Situata do të përmirësohet gjatë fundjavës, përpiquni të qëndroni të qetë, mos e teproni me reagimet tuaja. Mundohuni t’i përkushtoheni më shumë dashurisë.

BRICJAPI

Kjo është një kohë kur mund të ketë disa pengesa ose shqetësime, por ju absolutisht nuk duhet të dekurajoheni ose zhgënjeheni: këto janë gjëra që do t’i kapërceni lehtë, duke arritur sukses me vitin e ri. Projektet që keni në mendje do të realizohen në vitin 2020, kështu që tani përpiquni t’i merrni gjërat më lehtë, për të mos u zemëruar shumë. Në të njëjtën kohë, përpiquni të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët, madje edhe në dashuri.

UJORI

Në këto ditë ju keni mundësinë për t’u afirmuar, për t’u treguar njerëzve se cilët jeni në të vërtetë. Mundohuni të shfaqeni sa më shumë në punë. Sigurisht, varet edhe nga mosha dhe pozicioni që mbuloni, por kjo është një kohë e mirë për të eksploruar shtigje të reja.

PESHQIT

Durimi është fjala kryesore që duhet të përvetësoni në dashuri, nëse do të jetonit një histori të komplikuar: edhe nëse keni një mijë dyshime, duhet të përpiqeni të kuptoni se sa gjëra të bukura ka pasur dhe nëse ato gjëra ende kanë rëndësi për ju. Vetëm pasi t’i keni dhënë përgjigje kësaj, mund të bëni një zgjedhje, por duhet të merrni shumë kohë për të vendosur. / meb.al

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266