Dashi:
Keni një Hënë të favorshme ndaj përpiquni të relaksoheni dhe lini pas diskutimet me partnerin. Në punë përpiquni të shikoni gjërat në perspektivë për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja juaj.
Demi:
Kjo e hënë do të jetë një ditë e qetë, megjithatë duhet kujdes sepse keni Hënën disonante dhe mund t’ju bëjë të përjetoni ndonjë keqkuptim në dashuri. Në punë mund të ketë ndonjë pengesë për shkak të Marsit dhe Saturnit që janë aktualisht në dizavantazh për shenjën tuaj.
Binjakët:
E hëna 3 prill do të jetë një ditë pozitive për ju, në sajë të ardhjes së Venusit në shenjën tuaj. Ka mundësi të mira në rrugë, përfitoni nga kjo periudhë për të çuar përpara idetë tuaja.
Gaforrja:
Kjo e hënë do të jetë një ditë pozitive dhe do të jetë një kohë e mirë për t’u rikuperuar në të gjitha fushat. Historitë e dashurisë që lindin tani kanë perspektiva të mira. Jeni më të qetë dhe më aktivë.
Luani:
Më në fund nga kjo e hënë Venusi kthehet në shenjën tuaj i mbushur me pozitivitet dhe Hëna gjithashtu do të jetë në shenjën tuaj. Dita e parë e javës po duket të jetë e mirë, por përpiquni të mos merreni shumë me gjëra sepse mund të nervozoheni.
Virgjëresha:
Këtë të hënë do të ndiheni paksa nervozë në dashuri: përpiquni të jeni më të duruar. Në punë duhet të mendoni për një projekt, por keni nevojë për shumë para: përpiquni të trajtoni opsionet me kujdes.
Peshorja:
Dashuria do të shkojë shumë mirë këtë fillimjavë, në sajë të Venusit që po fillon një tranzit të bukur në shenjën tuaj. Në punë shmangni debatet. Mundohuni të jeni të kujdesshëm edhe me shpenzimet.
Akrepi:
Këtë të hënë do të ketë disa diskutime të vogla në dashuri, por mos u shqetësoni, këto janë çështje që do të zgjidhen së shpejti. Kujdes me paratë, përpiquni edhe ju akrepë të kontrolloni shpenzimet.
Shigjetari:
Mundohuni të jeni më të pranishëm në raportin dashuror me gjysmën tjetër dhe përpiquni të zgjidhni çdo keqkuptim. Fillojeni nga A-ja, shmangni ngritjen e mureve artificiale. Në punë mos i besoni askujt që nuk e njihni mirë.
Bricjapi:
Horoskopi i kësaj të hëne tregon se më në fund Hëna nuk është më në dizavantazh dhe ju ndihmon në dashuri. Gjithsesi ju përpiquni të mos trazoni shumë ujërat. Edhe në punë, përpiquni të mos nervozoheni, veçanërisht nëse duhet të lidhni një marrëveshje të rëndësishme.
Ujori:
Mundohuni të bëni kujdes në dashuri edhe për faktin se këtë të hënë do të keni Hënën në kah të kundërt. Për sa i përket jetës profesionale, kushtojini vëmendje shpenzimeve dhe investimeve, veçanërisht nëse kohët e fundit ka pasur pak të ardhura.
Peshqit:
Dita e hënë është një ditë në të cilën do të ishte më mirë të shmangeshin diskutimet dhe krahasimet në raport me gjysmën tjetër. Ndonjëherë është më mirë të trajtosh gjërat me indiferencë. Kontaktet e reja favorizohen në punë, edhe nëse Venusi disonant ju fton të jeni të kujdesshëm. /noa.al