INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT ditën e sotme

HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT ditën e sotme

Publikuar më: 10:32 29-04-2023

Dashi

Dukej se disa marrëveshje apo raporte ishin të shëndosha, por kanë filluar krisjet e para dhe ndoshta ky është vetëm fillimi. Një dozë të theksuar ndikimi ka edhe Hëna që ju sheh “përmbys”.

Demi

Edhe pse atmosfera e përgjithshme është pak a shumë e njëjtë, “përplasjet” e vogla të planetëve në shenjë mund të reflektohen në probleme të vogla në raport me punën. Mirë dashuria.

Binjakët

Qielli juaj sa vjen e ndriçohet dhe mbështetjet nga yjet tashmë janë të shumta. Në mënyrë të veçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna që ju sjellin momente të bukura në dashuri.

Gaforrja

Do të keni gjithë mbështetjen e Afërditës pozitive, e cila do të bëjë të mundur t’ju kthjellojë, pasi Marsi dhe Merkuri vazhdojnë t’ju turbullojnë e të mos ju lenë të qetë. Nuk do të mungojnë shanset e mira.

Luani

Nëse konstatonin edhe ju se po kaloni një moment “magjik” kjo i detyrohet edhe ndikimit pozitiv të treshesh Merkur, Mars dhe Jupiter. Një ndryshim në punën tuaj do të jetë me mjaft interes.

Virgjëresha

Gjendja psikofizike jo e mirë për shkak të ndonjë sëmundjeje të stinës do të bëjë që dita e sotme të jetë pa shumë shkëlqim. Mundohuni t’i zgjidhni gjërat më shumë me “kokë” se me “zemër”.

Peshorja

Disa nga projektet tuaja do t’ju duhet t’i lini mënjanë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Hëna mund t’ju bëjë disi të tensionuar.

Akrepi

Përsëri protagoniste në shenjën tuaj do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita, që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër veçse mirë. Mund të bëni një udhëtim interesant.

Shigjetari

Duket se, pas një periudhe të shkurtër me humor aspak të mirë, keni filluar ta rimerrni veten dhe kjo për meritë të një kuadri yjor që sa vjen e bëhet edhe më pozitiv. Hapa të mira edhe në drejtim të punës.

Bricjapi

Duket se dita e sotme do të jetë me shumë impenjime e me shumë stres për ju, pasi Marsi në një orbitë aspak të favorshme sjell vetëm pështjellim. Më mirë të pritni se sa të merrni vendime të nxituara.

Ujori

Pas një periudhe në të cilën nuk ju ka ecur aq shumë, është momenti i revanshit, sidomos në planin profesional. Merreni shtruar, sepse nuk është aq e lehtë të rifitosh ritmet e zakonshme.

Peshqit

Të lindurit e kësaj shenje, me hyrjen e Diellit në shenjë do të ndjehen të ripërtërirë për të përballuar ditën plot ngarkesë, ndërkohë që edhe në planin sentimental. Gjërat po ndryshojnë pozitivisht.

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609