INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT ditën e sotme

HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT ditën e sotme

Publikuar më: 10:30 02-07-2023

Dashi

Ka shume mundësi qe lidhja juaj te stabilizohet gjate kësaj dite. Nuk do tregoheni me aq kokëfortë sa me pare dhe partneri do iu dashuroje akoma me shume. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te njohin edhe personin e ëndrrave te tyre. Financat do ndikohen pozitivisht nga yjet. Do arrini te shlyeni borxhet qe keni pasur tek disa te afërm.

Demi

Mundohuni te jeni sa me tolerante gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse vetëm kështu lidhja juaj do ece ashtu si duhet. Ndonjëherë është me mire te kërkoni falje për gabimet e bëra. Beqaret do e kenë prioritet gjetjen e një personi interesante dhe do e arrijnë atë. Ne planin financiar, fale ndikimit te Plutonit do i menaxhoni me shume kujdes te ardhurat.

Binjaket

Do keni disa vështirësi ne jetën tuaj ne çift sot, por do bëni çmos qe t’i kaloni ato sa me pare. Se bashku me partnerin do jeni një ekip i forte dhe mund te përballoni shume sfida. Beqaret ka shume mundësi te njohin dashurinë e madhe. Ai person do jete i shenjës se Demit. Ne planin financiar duhet te bëni çdo shpenzim me shume kujdes dhe maturi.

Gaforrja

Do jeni shume nervoze gjate kësaj dite dhe kjo do iu lere t’i shprehni ashtu si duhet ndjenjat. Shpjegojani partnerit situatën ne mënyrë qe ai mos mërzitet. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te gjetur personin e tyre te ëndrrave. shume shpejt gjerat do ndryshojnë. Për financat do jete një dite e vështirë prandaj merrni sa me shpejt masat e duhura.

Luani

Do jeni sharmante dhe mjaft sensuale gjate kësaj dite. Partneri do ndihet me fat qe iu ka afër dhe krenar kur te ece përkrah jush. Shfrytëzojeni këtë mundësi për te kërkuar diçka me rëndësi. Beqaret ende nuk do jene te sigurte pe rate qe duan te bëjnë. Sqarohuni njëherë me veten para se te hidhni çfarëdo lloj hapi. Financat do jene përgjithësisht shume te mira.

Virgjeresha

Nëse kohet e fundit lidhja juaj ka qene problematike, do keni vështirësi te mëdha me partnerin, ne te kundërt dita do jete e qete. Beqaret do kenë shume sukses ne dashuri. Edhe pse nuk do mundohen shume te gjejnë personin e duhur, gjithçka do iu ndodhe si me magji. Çështjet financiare do jene ne qendër te vëmendjes. Nuk do shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi.

Peshorja

Nëse jeni ne një lidhje duhet te tregoheni te kujdesshëm dhe vigjilente sot. Harmonia dhe ekuilibri mund te prishet nga një fjale goje e pamenduar mire. Kujdes! Për beqaret dita do jete mjaft interesante dhe emocionuese. Nuk do mungojnë për asnjë moment ftesat interesante. Financat do jene delikate fale shpenzimeve te konsiderueshme qe do iu duhet te bëni.

Akrepi

Klima do jete shume mire sot për te dashuruarit. Do i shprehni pa pushim ndjenjat dhe do ndiheni me te përkëdhelur se kurrë nga partneri. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë te ndiejnë mjaft për dike qe e njohin prej vitesh. Asnjëherë nuk i dihet jetës. Për te mos pasur probleme financiare serioze, shmangni operacionet e rrezikshme apo investimet e konsiderueshme.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift do jete shume pasionante gjate kësaj dite. Partneri do tregohet i gatshëm t’iu çoje ne qiell te shtate ne mënyrë qe ju te përjetoni kënaqësi pa fund. Beqaret do ja kalojnë mire me miqtë e tyre dhe nuk do e ndiejnë mungesën e një partneri. Me financat nuk duhet te bëni gabime dhe as te luani me zjarrin. Keni për t’u djegur me zot do e merrni veten.

Bricjapi

Ka rrezik te keni debate dhe mosmarrëveshje gjate kësaj dite me partnerin tuaj. Do iu duket sikur ai nuk po iu kushton vëmendjen e dukur dhe sikur miqtë janë me te rëndësishëm se gjithçka tjetër për te. Beqaret do kenë takime, por jo ashtu si i kane ëndërruar. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Do e dini mira sa te shpenzoni dhe për këtë arsye nuk priten probleme.

Ujori

Do jeni shume ëndërrimtare gjate kësaj dite dhe për këtë arsye mund te lëndoheni nga realiteti. Jo çdo gjë është si neper filma prandaj kujdes. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë një person për ta pasur pranë. Sektori i financave nuk do jete problematik megjithatë mundohuni te shpenzoni me kujdes dhe maturi.

Peshqit

Plutoni dhe Marsi do ua ndërlikojnë paksa punën ne jetën tuaj ne çift sot. Do debatoni me partnerin për disa detaje dhe kjo do iu mërzitë. Beqaret nuk do e mbajnë gjithë kohen mendjen tek krijimi i një lidhjeje dhe do e lënë veten te lire. Nëse doni qe financat te përmirësohen dhe te kryeni shpenzimet me te domosdoshme pa e vrare shume mendjen duhet te shpenzoni me kujdes.

Article Logic
Execution time: 0.003892183303833