INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT ditën e sotme

HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT ditën e sotme

Publikuar më: 10:33 06-07-2023

Dashi

Nëse kohet e fundit jeni përballur me një situatë të vështirë në çift, sot do i shikoni gjërat më me qartësi. Situata do fillojë të stabilizohet pak nga pak. Beqarët do flirtojnë pa pushim, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që situata të mos përkeqësohet.

Demi

Sektori i dashurisë do vazhdojë të jetë i mbrojtur nga yjet gjatë kësaj dite. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin/en dhe nuk do keni asnjë kontradiktë. Për beqarët do ketë takime premtuese të cilat nuk duhen humbur në asnjë mënyrë. Në planin financiar do keni disa tronditje të vogla. Shpenzimet duhet t’i pakësoni.

Binjakët

Falë influencës shumë të madhe të Plutonit, jeta në çift për ju nuk do jetë e qetë. Do keni ide të ndryshme me partnerin/en dhe disa mund të shkojnë deri atje sa ta tradhtojnë atë që kane në krah. Beqarët duhet ti marrin gjërat si t’iu vijnë, pa kërkuar asgjë me ngulm. Ka mundësi qe buxheti juaj të fillojë të përmirësohet nga sot.

Gaforrja

Të shumtë do jenë yjet që do krijojnë turbullira në jetën në çift gjatë kësaj dite. Lidhjes suaj do i mungojë qëndrueshmëria dhe do keni probleme të mëdha. Beqarët do kenë pak mundësi të takojnë personat e duhur. Ne planin financiar ka ardhur koha të ndiqni një strategji strikte.

Luani

Ata që kanë pasur zënka me partnerin/en kohët e fundit do pajtohen gjatë kësaj dite dhe në mbrëmje do kalojnë momente më të bukura. Yjet do jenë gjatë gjithë kohës në anën tuaj. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë të gjitha atyre që do i ngacmojnë sot sepse do lëndohen. Në punë nuk ka ardhur ende koha të merrni vendime të rëndësishme.

Virgjëresha

Kur bëhet fjalë për ta mbrojtur dashurinë tuaj dhe atë që keni në krah, ju jeni mjaft luftarakë dhe nuk toleroni aspak. Sot do e tregoni këtë gjë. Beqarët do ndikohen mjaft nga Hëna dhe nuk do kenë aspak dëshirë për të bërë njohje të reja. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me probleme serioze. Merrni masa.

Peshorja

Diskutoni hapur me partnerin/en tuaj sot për të gjitha problemet që keni pasur në çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni më optimistë për të ardhmen. Beqarët do kenë disa takime, por falë tyre mund të lindin vetëm dashuri kalimtare. Planetët do jenë në anën tuaj në planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën.

Akrepi

Jo vetëm që dita e sotme do jetë shumë e bukur për të dashuruarit, por edhe pasioni do jetë i zjarrtë. Pas një periudhe të qetë, do ripërjetoni emocione pa mbarim. Beqarët do kalojnë një ditë të zakonshme dhe sërish nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Nëse iu dalin probleme në planin financiar nuk duhet të alarmoheni, zgjidhni me kujdes.

Shigjetari

Neptuni do ndikojë më së shumti sot në jetën tuaj në çift dhe do kaloni një ditë mjaft delikate. Mos kërkoni të impononi mendimin tuaj për gjithçka sepse do përballeni me probleme të mëdha. Nëse jeni ende vetëm, edhe sot do e keni të vështirë ta gjeni atë që kërkoni. Në planin financiar do bëni çmos ta mbroni sa më shumë buxhetin.

Bricjapi

Dita e sotme nuk do jetë e favorshme për jetën sentimentale të çifteve. Ka rrezik që disa edhe ta tradhtojnë atë që kanë në krah dhe më pas t’i japin fund lidhjes që kanë krijuar. Kujdes, mos u ndikoni nga emocionet e momentit. Beqarët edhe pse do kërkojnë shumë nuk do e gjejnë personin që iu përshtatet më shumë. Financat nuk do jenë të këqija. Përfitoni!

Ujori

Sektori i dashurisë në çift do shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Përgatitni një darkë romantike me qirinj dhe muzikën tuaj të preferuar nëse doni që t’iu duket vetja si në ëndërr. Marrëdhënia e beqarëve me personat e seksit tjetër nuk do jetë e mirë. Edhe sot do qëndroni vetëm. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme.

Peshqit

Ditë përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni më shumë rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka të vogla që keni pasur. Beqarët nuk do kenë fat dhe do iu rendojë shumë vetmia. Financat duhet menaxhuar me shumë kujdes dhe maturi.

Article Logic
Execution time: 0.0044100284576416