INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT ditën e sotme

HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT ditën e sotme

Publikuar më: 10:28 14-07-2023

Dashi-Qiell i mesit të Korrikut tregon ulje-ngritje në humor, veçanërisht nëse i përkisni dhjetëditëshit të parë dhe të tretë të shenjës. Në fakt, Mërkuri po kalon në një pikë të Zodiakut që është delikate për ju, në shenjën e Gaforres dhe ngre disa dyshime, disa pasiguri vendimmarrëse dhe e bën më të vështirë vendimmarrjen.

Demi-Në përgjithësi ata që janë në një lidhje do mendojnë për t’i thelluar gjërat dhe për të krijuar një familje me atë që kanë në krah. Në përgjithësi dita do jetë mjaft entuziaste. Beqarët do ia kalojnë mirë, por sërish nuk do e gjejnë shpirtin e tyre binjak.

Binjakët-Ana juaj e ndjeshme del sot në sipërfaqe dhe ju bën të mbylleni në vete. Vetëm pak kujdes, në mënyrë që të mos mashtroheni nga melankolia dhe të lini pas gjithë punën që duhet të bëni.

Gaforrja-Nuk ka nevojë të ndaheni më dysh këtë javë, për t’iu gjendur pranë edhe vetes, edhe të tjerëve. Merrni më shumë kohë për veten dhe mos u shqetësoni për faktin që të tjerët mund të mos jenë duke kaluar mirë.

Luani-Kjo ditë mund të cilësohet pa frikë perfekte. Do të zgjoheni me humor të mirë dhe kjo gjë do ju lejojë që t’i shikoni gjërat me një sy tjetër. Në fushën e ndjenjave raporti me personin që doni, do jetë shumë i mirë, por mundohuni të surprizoni herë pas here me dhurata të vogla.

Virgjëresha-Tërheqja nga jeta publike do të jetë një terapi për ju. Do të ndiheni të çliruar kur të jeni larg vëmendjes. Mbështetuni tek leximi, shpenzoni kohë të mirë me kafshët shtëpiake dhe shijoni disa kënaqësi shpirtërore. Do ta keni më të thjeshtë të pranoni nevojat që keni, të mbroni interesat dhe privatësinë tuaj. Keni të drejtën të kaloni disa momente qetësie.

Peshorja-Sot do të keni disa parandjenja, të cilat do t’ju rezultojnë të vërteta. Gjithsesi mos i besoni ndjenjat negative në shpirt. Bëni shumë kujdes në gjithçka që do të bëni sot.

Akrepi-Është Neptuni ai që duke qenë në shenjën miqësore të Peshqve, ju jep forcë të madhe mendore që të veproni në çdo fushë të jetës tuaj. Një flakë e re ka ardhur për të ngrohur zemrën tuaj dhe tani nuk mund të përmbaheni! Urani, megjithatë, vazhdon të mbjellë pasiguri, veçanërisht nëse keni lindur midis 6 dhe 10 Nëntorit.

Shigjetari-I frikësoheni faktit se dikush me të cilin keni pasur një debat, mund të jetë duke mbajtur qëndrim. Me gjasë po e vrisni mendjen më shumë sa duhet. Por edhe nëse është vërtetë kështu, a janë ata në gjendje që t’ju bëjnë keq? Keni gjëra më të rëndësishme për të menduar.

Bricjapi-Sot do të keni një ndjeshmëri të veçantë dhe një melankolinë difuze. Ju ndjeni një nevojë të fortë për izolim. Shmangni të qenit tepër të ndjeshëm dhe tolerantë ndaj nevojave ose gabimeve të të tjerëve, sepse nuk do të keni mundësi të merrni vendimet e duhura.

Ujori-Diçka duhet të ndryshojë. Sidomos në punë, nuk mund të prisni që gjërat të jenë si më parë. Të gjitha ndryshimet janë të mira, ndaj mirëpriteni atë që do të ndodhë gjatë ditëve në vijim, edhe pse mund t’ju trondisë fillimisht.

Peshqit-Një zgjedhje e bërë disa ditë më parë, mund të rezultojë e gabuar, pasi intuita juaj nuk ju ka udhëzuar siç duhet. Një mundësi e mirë mund të paraqitet gjatë pasdites, ndaj mos u mendoni shumë, pasi mund t’iu ikë nga duart./tvklan.al

Article Logic
Execution time: 0.0041201114654541