Ja parashikimet e horoskopit për nesër, e mërkurë 11 tetor 2023 shenjë pas shenje nga astrologu Paolo Fox, përkthyer nga noa.al!
Dashi:
Tani po përpiqeni të rifitoni një qetësi më të madhe. Në dashuri dikush mund të mos e vlerësojë interesimin tuaj. Në këtë periudhë favorizohen ndryshimet dhe risitë në punë dhe në përgjithësi në jetën tuaj të dashurisë.
Demi:
Në jetën tuaj keni njerëz që i konsideroni pikë referimi, me të cilët gjithmonë përpiqeni të vendosni rregulla. Ju jeni një njeri që keni qëndrueshmëri në atë që bëni, por mos e nënvlerësoni idenë se mund të bëni disa ndryshime në jetën tuaj.
Binjakët:
Kur keni një qëndrim lozonjar dhe evaziv, ndoshta kjo ndodh sepse nuk doni të keni një angazhim në lifhje. Në këtë periudhë ka disa ngadalësime, por nga dhjetori gjërat në aspektin e punës do të jenë më mirë.
Gaforrja:
Shpesh fajësoni të tjerët nëse ka probleme dhe kjo ndodh edhe kur ju po kaloni vështirësi. Në aspektin e punës, nesër dhe në ditët në vijim ia vlen të bëni kërkesa për të marrë më shumë.
Luani:
Gjatë ditëve të fundit ka pasur tensione. Ose një person për të cilin keni qenë të shqetësuar ju ka kthyer shpinën, ose nuk mund të shkoni mirë me të dashurin/ën tuaj. Kur ndiqni këshillat e të tjerëve, rrezikoni të bëni gabime sepse nuk besoni në atë që po bëni.
Virgjëresha:
Tani keni një gjendje shumë pozitive astrologjike dhe ju presin muaj shumë interesantë. Yjet tani nxjerrin në pah dhe bëjnë të vlejë potenciali juaj. Ka mundësi të mira që duhen shfrytëzuar për të zbuluar gabimet e vuajtura në të kaluarën.
Peshorja:
Po përpiqeni të arrini një objektiv në punë, duhet ta bëni këtë edhe nëse ka vështirësi. Në dashuri mund të ndodhin gjëra të mira, hapini derën.
Akrepi:
Jupiteri më në fund ka hyrë në shenjën tuaj të horoskopit! Në të ardhmen ka perspektiva të mira për marrëdhëniet ndërpersonale, por do të jetë e rëndësishme të mos ngeceni në situata të pamundura.
Shigjetari:
Kur keni një problem, mundeni që ta lini menjëherë pas. Kjo është një nga pikat tuaja të forta, sepse jeni në gjendje të bëni reflektime të thella që nuk janë të dukshme për të tjerët. Mos u hidhëroni shumë për disa ndryshime, rimëkëmbja është afër.
Bricjapi:
Ju nuk keni rrugë të mesme, jeni shumë të qartë në dallimin e njerëzve dhe gjykimin e tyre. Megjithatë, herë pas here, për shkak të këtij aspekti të karakterit tuaj, ju nuk i dëgjoni shumë të tjerët dhe ndiheni keq për këtë.
Ujori:
Jeni shumë bujarë dhe i disponueshëm jo vetëm për familjen tuaj, por edhe për miqtë. Jeni shumë besnikë dhe ndiheni mirë kur edhe të tjerët ndihen mirë.
Peshqit:
Tashmë duhet të lini mënjanë përtacinë që ka ndikuar në periudhën e fundit. Mund të fitoni më shumë, mund të vijnë thirrje për punë dhe mundësi që ia vlen të përfitoni. /noa.al