INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT ditën e sotme

HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT ditën e sotme

Publikuar më: 11:36 04-12-2023

Dashi-Dita e sotme do të shoqërohet me tensione dhe përplasje me ata që ju rrethojnë. Nuk do të jeni me humor shumë të mirë, ndoshta pasi dikush që keni pranë nuk po tregon kujdes të mjaftueshëm ndaj ndjenjave tuaja.

Demi-Merrni pak më shumë kohë për t’u kujdesur për veten. Duke u ndjerë mirë dhe bukur, do të ndiheni më krenar dhe të tjerët do t’ju shohin me sy tjetër.

Binjakët-Ardhja e papritur e disa miqve nga jashtë do të bëjë që të shtroni një drekë të madhe me shumë të ftuar. Pavarësisht lodhjes, kjo mbledhje do t’ju bëjë të kaloni një kohë të bukur.

Gaforrja-Ndiheni plot vetëbesim dhe kjo është diçka që të tjerët nuk kanë sesi të mos e venë re. Edhe ata që nuk ju njohin do të tërhiqen nga pamja juaj, që reflekton qetësinë dhe bukurinë shpirtërore.

Luani-Do të hasni pengesa për të përmbushur qëllimet që i keni vënë vetes. Ndoshta nuk po merrni mbështetjen dhe bashkëpunimin që meritoni, por kjo nuk duhet të jetë arsye për t’u tërhequr.

Virgjëresha-Dita e sotme do të jetë tepër interesante. Do të takoni njerëz me të cilët keni mall për të biseduar. Ata që ju rrethojnë janë me fat që ju kanë ndaj dhe nuk e keni vështirë që të tërhiqni rreth vetes sa më shumë persona pozitivë.

Peshorja-Do t’ju bëjë përshtypje përse sot të tjerët nuk do ta kenë vëmendjen tek ju. Kjo padyshim do t’ju mërzisë dhe do t’ju bëjë me nerva. Bëni kujdes pasi në këtë mënyrë do t’i largoni ata edhe më shumë.

Akrepi-Kjo periudhë nuk do të jetë e lehtë, kryesisht në anën financiare. Ajo që duhet të bëni është padyshim ta merrni me qetësi dhe të mos kapeni me të tjerët. Nuk e kanë ata fajin nëse keni vështirësi në menaxhimin e parave.

Shigjetari-Dilini vetes për zot dhe mos lejoni që t’i marrin të tjerët meritat tuaja. Mos u tregoni të ndrojtur, pasi në këtë mënyrë rrezikoni të largoni edhe ata që do të dëshironit t’i kishin shumë më pranë.

Bricjapi-Dita e sotme do të jetë mjaft frytdhënëse, sidomos nëse merrni edhe mendimin e të tjerëve. Nëse insistoni tek e juaja rrezikoni që të përplaseni me kolegët, duke çuar në probleme afatgjata.

Ujori-Do të kërkoni gjatë gjithë ditës vëmendjen e të tjerëve. Bëni kujdes pasi kjo nevojë e tepruar për të patur vëmendjen e të gjithë atyre që ju rrethojnë mund të kthehet në obsesion dhe të dëmtojë marrëdhënien me ta.

Peshqit-Ndonëse rreth e rrotull mund të ketë zëra për atë që po bëni, mos ia vini veshin. Shijoni arritjet e deritanishme dhe fokusohuni në të ardhmen. Thashethemet janë aty gjithmonë dhe mund të mënjanohen fare lehtë duke mos u marrë me to.

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727