INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX! Zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX! Zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 09:33 02-12-2021

Dashi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të vazhdoni rikuperimin tuaj të ngadaltë por progresiv. Jini të bindur se meritoni më shumë në punë dhe durimi nuk është pika juaj e fortë! Ajo që ka rëndësi tani është të lëvizni, jo të qëndroni në vend. Krahasuar me fillimin e vitit janë kapërcyer shumë bllokime. Nëse jeni të përfshirë në një çështje ligjore, duhet të vazhdoni përpara. Do të ketë lajme të rëndësishme deri në pranverën e ardhshme.

Demi

Do të jetë thelbësore të mos dëgjoni ata që nuk e meritojnë. Kohët e fundit keni zbuluar se nuk keni miq të mirë në vendin e punës, jo të gjithë kanë qenë pranë jush në kohën tuaj të nevojës. Dikush do të jetë aq i lodhur nga situata, saqë në pranverën e ardhshme mund të vendosë të ndryshojë. Dikush tjetër do të kërkojë më shumë njohje. Për fat të mirë, dashuria përfaqëson një strehë të rehatshme në këtë kohë, falë një Venusi të bukur.

Binjakët

Do të jetë një ditë tjetër që do të kërkojë maturi të veçantë, veçanërisht në dashuri dhe në familje. Prej disa kohësh e keni ndjerë se mungojnë stimujt e duhur, krijimtaria juaj proverbiale. Ky fakt mund ta bëjë më të vështirë vazhdimin e angazhimeve tuaja të përditshme. Kjo është arsyeja pse tani e tutje mund të ndiheni më të lodhur seç duhet. Ju pret një fundjavë me rrezik diskutimesh: kujdes!

Gaforrja

Siç tregohet nga horoskopi i Paolo Fox, mund të ketë një përmirësim të vogël, duke qenë se ditët e fundit shumë kanë humbur durimin. Po kaloni një periudhë shumë delikate ndryshimi. Ata që munden, do të përpiqen të qëndrojnë larg problemeve dhe situatave të pakëndshme, por nuk do të jetë e mundur për të gjithë të lindurit në Gaforre! Dikush ka shumë përgjegjësi familjare për t’i thënë jo gjithçkaje.

Luani

Do të ishte me vend që të ndaleni dhe të reflektoni për pak, të bëni atë që është rreptësisht e nevojshme dhe t’i shtyni çështjet e rëndësishme për ditët në vijim. Në 24 orët e ardhshme do të ishte më mirë të shmangni konfliktet dhe t’i lini gjërat të kalojnë, veçanërisht në dashuri. Nëse mendoni se personi është armiqësor ose tepër imponues, mund të mërziteni shumë. Më mirë të prisni. Nga e premtja do të rikthehet qetësia.

Virgjëresha

Premton të jetë një ditë për të përfituar sa më shumë, duke u përpjekur të mbyllni të gjitha mosmarrëveshjet e hapura, sepse nga e premtja do të jeni më të rënë nga humori. Gjatë fundjavës do t’ju duhet të bëni një pushim dhe të relaksoheni pak. Gjëja e rëndësishme do të jetë shmangia e konflikteve me dikë që mund t’ju heqë energjinë. Në punë duhet të punoni shumë për të lidhur marrëveshje, të rinovoni kontratën deri në fund të vitit, sepse do të jetë e mundur!

Peshorja

Sipas parashikimeve të Paolo Fox, do të jetë një ditë në lëvizje të ngadaltë. Në orët e ardhshme mund të sulmoheni nga ndjenja të çuditshme në dashuri – kini kujdes! Tani për tani, jeta e dashurisë po merr një kthesë të re. Edhe çiftet më solide mund të përjetojnë dinamika të çuditshme. Nga ana tjetër, kur kaloni shumë kohë së bashku, është e pashmangshme që diçka të ndryshojë, njëri nga të dy ndryshon në qëndrim apo interes. Do të jetë e rëndësishme të gjeni një pikë të re takimi. Beqarët duhet të përpiqen të thellohen dhe të mos ndalen në aspektin fizik. Ajo që ka rëndësi do të jetë të shoqëroheni me njerëz pozitivë dhe të këndshëm.

Akrepi

Do të jetë një ditë e njohurive të thella, e kënaqësive të vogla dhe të papritura. Këto ditë mund t’ju ofrojnë diçka të re, ndoshta do të gjeni një objekt që e kërkoni prej disa kohësh. Edhe pse në përgjithësi jeni më të mirë për t’u dhënë këshilla të tjerëve, duhet të keni më shumë besim te vetja, te idetë tuaja. Jeni duke përjetuar një moment plot frymëzime të rëndësishme.

Shigjetari

Yjet do t’ju ftojnë që të dielën të eleminoni çdo mosmarrëveshje në dashuri apo në marrëdhënie. Gjatë kësaj dite duhet të planifikoni për fundjavën. Ditë intensive dhe të këndshme janë përpara, falë kalimit të hënës në shenjën tuaj. Për më tepër, Dielli dhe Mërkuri ende në aspekt të favorshëm do të ndihmojnë në punë. Është një kohë e mirë për më kreativët dhe ata me iniciativë, për ata që duan të bëjnë diçka të re.

Bricjapi

Ashtu siç parashikohet nga horoskopi i Paolo Fox, do të jetë një ditë tjetër e fortë. Përfitoni prej saj, për të nisur një projekt të ri, diçka të bukur. Ajo që ka rëndësi do të jetë të bëni atë që dëshironi më shumë, të dëgjoni ndjenjat tuaja dhe të mos merakoseni më për gjërat. Ka të ngjarë që dikush të vendosë të kalojë më shumë kohë me të dashurit e vet, se ata po ndryshojnë rrënjësisht prioritetet e tyre. Harmonia e mirë me Peshqit dhe Akrepin!

Ujori

Ju pret një ditë disi konfuze, me rrezik tensionesh. Mundohuni të jeni shumë të kujdesshëm, shmangni grindjet familjare! Do të keni gjithmonë një energji të mirë, por prej ditësh jeni në kontakt me shpirtin tuaj më autentik dhe jokonformist. Jo të gjithë e kuptojnë! Do të ketë nga ata që mund të kritikojnë zgjedhjet tuaja që nuk përputhen me masën dhe ky fakt do të shkaktojë disa shqetësime. Ose ndoshta, ju thjesht ndiheni pak të mbytur në dashuri.

Peshqit

Do të keni forcë të madhe të brendshme, intuitë të mira dhe ndoshta do të gjeni edhe guximin për të mbyllur një kapitull të jetës tuaj dhe për të vazhduar përpara. Në fund të fundit, ju jeni një shenjë uji dhe, si Gaforrja dhe Akrepi, edhe pas një momenti shumë të vështirë, jeni në gjendje të gjeni dritën shpirtërore, të kapni sinjalet nga e ardhmja që ju shtyjnë të shikoni përpara.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779