INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX! Zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT, fat për…

HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX! Zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT, fat për…

Publikuar më: 09:34 08-03-2022

Dashi: Më në fund do të keni momente tepër të bukura në dashuri. Çiftet do të jenë të qetë dhe pa diskutime. Shqetësime ka vetëm në punë, por ka ende një rritje të ngadaltë.

Demi: Në dashuri mund të përjetoni disa çaste pavendosmërie. Kaloni kohë me ata që doni. Në punë, mos e diskutoni punën tuaj duke menduar se gjërat nuk do të ndryshojnë.

Binjakët: Hëna së shpejti do të jetë në shenjën tuaj dhe do ia dilni që vështirësitë familjare t’i përballoni lehtë. Në punë jeni konfuz. Ju nuk do të dëshironit të ndryshonit nëse nuk ka siguri.

Gaforrja: Në dashuri duhet të jeni më pozitiv. Pas datës 10 do të jeni në humor. Në punë, ju pëlqen të fitoni, por keni nevojë për stimulim.

Luani: Sot nuk është dita për të qenë pasionantë. Në punë duhet të keni pak durim, kujdes nga shenja e Akrepit dhe Ujorit.

Virgjeresha: Kjo është një periudhë mjaft e mirë për dashurinë. Në punë po vjen pak stres, por këto ditë lejojnë strategji të mira.

Peshorja: Në dashuri, nesër dhe pasnesër janë ditë të rëndësishme. Të mërkurën dhe të enjten Hëna do jetë në favorin tuaj. Në punë jeni të sigurt, duhet të shpresoni për diçka pozitive.

Akrepi: Është një moment i rëndësishëm në dashuri: megjithëse ndjeni dashuri për dikë, shpesh ka diskutime. Në punë dëshironi diçka të re.

Shigjetari: Në dashuri, duhet t’i bëni të qartë partnerit/partneres qëndrimet e tua. Kujdes në punë, duket se është e vështirë të rikuperoni diçka.

Bricjapi: Kjo është koha e duhur për të bërë plane për të ardhmen në dashuri. E njëjta gjë vlen edhe për punën, përdorni këtë periudhë për t’u rikuperuar.

Ujori: Situatë e çuditshme në dashuri. Kujdes nëse keni ndonjë histori nga e kaluara. Nëse puna nuk funksionon ose është shumë e mërzitshme, mund të dëshironi të ndryshoni.

Peshqit: Duhet të përfitoni nga kjo ditë në dashuri dhe të mos e shtyni për nesër. Situata është pozitive mes të shtunës dhe të dielës. Kush punon me pronat dhe shitjet do të ketë pak probleme.

Article Logic
Execution time: 0.0023219585418701