INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Surpriza dhe TERS, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR/ Surpriza dhe TERS, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 09:29 16-03-2021

Dashi-Konflikte mes përgjegjësive në shtëpi dhe punë, sidomos ato që përfshijnë kolegët, mund të jenë problem sot. Nuk është asgjë serioze megjithatë është e nevojshme që të bisedoni me palët e përfshira. Nuk do të jeni të lumtur me faktin se do t’ju duhet të merrni një vendim dhe do t’ju duket e vështirë që të balanconi detyrimet. Bëni më të mirën që mundeni. Nesër gjërat do t’i rikthehen normalitetit.

Demi-Një person do mundohet që t’iu ulë përpara miqve tuaj, por merreni situatën me filozofi, duke u treguar më superior. Lumturia mund të trokasë në mbrëmje, kur do takoheni me një person që do bëjë t’iu rrahë fort zemra.

Binjakët-Mos u rrëmbeni nga zemërimi dhe dekurajimi, por reagoni për ndjenjat tuaja të këqija. Situata sentimentale duhet të mbrohet nga sulmet e jashtme. Në punë gjërat do ecin sipas planifikimeve tuaja.

Gaforrja-Lërini të tjerët që të thonë fjalën e fundit këtë fundjavë, sidomos në punë, ku kolegët do të kenë më shumë argumente nga zakonisht. Mos e shpenzoni kohën e çmuar dhe energjinë në situata të parëndësishme.

Luani-Keni shumë shqetësime për të ardhmen. Por në të njëjtën kohë ju po merreni me çështje të tjera që kanë ndaluar pikën e rritjes dhe tashmë ndiheni të lodhur, por kjo ditë ju jep shumë përfitime.

Virgjëresha-Aktivitetet në grup mund t’ju marrin shumë kohë dhe energji sot, mbase më shumë seç duhet. Në mendje do të keni shqetësime që lidhen me karrierën dhe nuk ju pëlqen që t’ ju shpërqendrojnë prej tyre. Megjithatë, këto aktivitete, pa harruar familjen, janë të rëndësishme për ju, ndaj do të gjeni një mënyrë për t’i dhënë zgjidhje. Kujtoni që nuk është dita më e mirë për t’u sforcuar më shumë seç duhet.

Peshorja-Aftësitë tuaja në komunikim do ju nxjerrin në pozitë të mirë. Sa i takon raportit me partnerin/en do jetë një ditë e turbullt ku rrezikoni të ziheni. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të gjeni pikat që ju bashkojnë.

Akrepi-Jupiteri në shenjën tuaj shkëlqen dhe do të bëjë që ju të prekni qiellin me dorë! Sot dashuria bëhet me krah dhe projektet në çift do të favorizojnë martesat, bashkëjetesat dhe lindjet do të sjellin gëzim dhe qetësi! Mos nxitoni për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen në punë, prisni para se të shihni qartë.

Shigjetari-Mund ta keni kokën të mbushur me ide, por jo të gjitha mund të jenë praktike, ndaj mos u tregoni të nxituar. Përpara se të vendosni për të vënë zbatim këto ide bëni mirë që të mendoni më parë për rezultatin që do të keni.

Bricjapi-Disa ngjarje të gëzuara që do të ndodhin sot do të ndihmojnë psikologjinë tuaj të fluturojë dhe të rishikojë shumë situata që keni parë deri më tani negative, me shumë opitimizëm.

Ujori-Do t’ju duket mision i vështirë që të adaptoheni sot. Një moment mund ta gjeni veten në një drejtim ndërsa një moment tjetër në do ta gjeni veten në drejtim totalisht të kundërt. Në vend që ta luftoni këtë ndjenjë, shfrytëzojeni. Në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, ajo çka po bëni në të vërtetë është eksplorim. Provoni gjëra të reja derisa të gjeni atë që ju nevojitet.

Peshqit-Nëse je çift, partneri/ja mund të të befasojë dhe të zbulosh një histori shtesë. Kush jeton një jetë të dyfishtë do të duhet të merret me pasojat. Sot do të keni mundësinë të nxirrni aftësitë tuaja që mund të krijojnë bashkëpunime të reja në punë.

Article Logic
Execution time: 0.0038731098175049