INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Surpriza dhe ters, zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR/ Surpriza dhe ters, zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 09:36 25-12-2020

Dashi-Energjia që vjen nga planetet do t’ju japë një ndjenjë të pavërtetë për çdo gjë. Nëse keni dilema për lidhjen në çift gjërat do të zgjidhen sot.

Demi-Personi i zemrës do të sillet në mënyrë të çuditshme sot. Do të kenë dëshirë që të largohen pak nga ju sot. Lejojeni që të pushojë për pak. Kur të kthehet, dashuria do të jetë më e zjarrtë se kurrë.

Binjakët-Do të mendoni shumë, por jo sa i përket dashurisë. Jeni të pavarur dhe të hapur për eksperimente. Doni që të nisni një marrëdhënie me një person që ju tërheq shumë.

Gaforrja-Shikoni rrotull pasi mund të gjeni dashurinë. Planetet do të ndikojnë sot dhe do ju bëjnë që të futeni në disa grupe shoqërore. Flisni me llojin e njerëzve të cilëve zakonisht nuk jeni të hapur.

Luani-Vendosja e planeteve do të ndikojë në jetën romantike. Ata që jenë në një lidhje mund të jenë të jenë të lumtur. Beqarët duhet të takojnë njerëz të rinj dhe interesantë. Kujdes me gatimin sepse mund të lëndoheni!

Virgjëresha-E pëlqeni shumë disiplinën, megjithatë ngjarjet marrin disa kthesa të çuditshme sot. Sidomos sa i përket dashurisë. Do të takoni një person të veçantë në mesditë. Do ta kuptoni direkt që është njeriu i duhur.

Peshorja-Ju tërheq në mënyrë të veçantë nga fiziku një person. Mos u tundoni shumë nga ky tipar. Mundohuni që të shikoni edhe karakteristikat e tjera.

Akrepi-Energjia që buron nga planetet do të krijojë një atmosferë të përkryer romance. A do të jeni në gjendje t’i rezistoni këtyre dëshirave. Yjet duan që ju të përfshiheni në një lidhje. Bëhuni gati të surprizoheni.

Shigjetari-Mos bëni gabim të bindni një person nëpërmjet imazhit apo stilit që keni për veten. Nuk do të mundeni ta mbani përgjithmonë këtë barrë pasi do të dalë në shesh e vërteta.

Bricjapi-Dashuria mund t’ju verbojë dhe t’ju bëjë të mos arsyetoni. Mund të ndjeni dashuri për një person, por kjo do të zgjasë për pak. Realiteti do t’ju zgjojë shpejt.

Ujori-Krenoheni me veten sepse thoni se jeni të civilizuar dhe dini si të dashuroni. Megjithatë sot, do të verboheni nga dashuria dhe pa e kuptuar do të goditeni atëherë kur nuk e kuptoni.

Peshqit-Nëse gjeni veten në një moment kur ndjenjat mposhtin arsyen atëherë bëni kujdes. Por ndonjëherë më mirë është të argëtohesh? Mos ki frikë të përballesh me personin e zemrës.

Article Logic
Execution time: 0.0015358924865723