INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Surpriza dhe ters, zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR/ Surpriza dhe ters, zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 09:29 05-02-2021

Dashi-Do të shijoni më shumë pjesën platonike të lidhjes. Duhet që të njihni njerëz të rinj dhe të provoni gjëra të reja. Në fund do të ishte mirë që të mbillni farat e një marrëdhënie të mrekullueshme.

Demi-Është dita perfekte për të planifikuar një takim me personin e zemrës. Ka shumë ngrohtësi mes ju të dyve. Doni që të jepni maksimumin e vetes. Nëse po kërkoni një marrëdhënie të re mos qëndroni në karrige, por dilni dhe flisni me sa më shumë njerëz të mundeni.

Binjakët-Nëse do të keni një takim ditën e sotme, ka për të qenë i çuditshëm, me disa biseda filozofike, por në fund do të kënaqeni. Mos prisni që të ketë shumë emocione, të paktën jo tani për tani.

Gaforrja-Kjo nuk është një ditë me shumë pasion. Do të jetë shumë mirë nëse dilni në një takim me personat e afërm. Shkoni në një festë ose në mbledhje të ndryshme shoqërore.

Luani-Do të liroheni nga disa mendime shqetësuese që keni kaluar ditët e fundit. Nëse keni mundësi që të shkoni në një festë, atëherë do të ishte mirë që të kënaqeni në maksimum. Nëse sonte keni një takim, atëherë duhet ta shijoni pasi keni për të kaluar një mbrëmje të shkëlqyer.

Virgjëresha-Duhet të ecni me kujdes pasi do të dalin në pah disa shqetësime të ndryshme. Partneri juaj është i gatshëm që të bëjë një diskutim të rëndësishëm. Kujdes pasi gjërat mund të bëhen të vështira për t’u vendosur mbrapa. Lëreni këtë bisedë për ta bërë në një ditë tjetër.

Peshorja-Po shijoni pikëpamjet që keni për disa çështje të caktuara. Mund të mbani këtë humor përgjithmonë, por në aspektin e një marrëdhënieje nuk ndryshon shumë gjëra.

Akrepi-Mundohuni që të mos e merrni për ofendim diçka që do t’iu thotë partneri/ja. Ka një mundësi, sado e vogël, që gjërat të keqkuptohen dhe të bëhet më shumë se një mosmarrëveshje e vogël. Nëse e doni njëri-tjetrin lërini këto gjëra të shkojnë.

Shigjetari-Jeni shumë të vetëdijshëm për harxhimin e kohës dhe energjisë. Sidoqoftë keni mundësi të bëni të paktën një gjë saktë ditën e sotme. Nëse dikush pranë jush do të kalojë ca limite atëherë kanë për t’u penduar.

Bricjapi-Duhet që të keni qëndrimin e duhur në një bisedë. Keni shumë mendime në kokë dhe nuk po gjeni dot zgjidhjen. Duhet që të dëgjoni edhe partnerin/en. Jini të sjellshëm me njëri tjetrin. Kjo do t’ju japë më shumë ndryshime pozitive se sa e kishit menduar.

Ujori-Mos anashkaloni bisedat e rëndësishme që keni për të bërë me partnerin/en. Do ta gjeni veten të irrituar me disa çështje të vogla. Ia vlen që të prisni edhe disa ditë që të arrini qëllimet.

Peshqit-Mund të flisni shumë më ashpër se zakonisht. Nëse ndiheni të irrituar më mirë mbajini për vete fjalët sepse mund të lëndoni partnerin/en me ato që thoni. Mund të nisni debate të kota.

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271