INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR! Zbuloni shenjat më me fat për ditën e sotme, surpriza për këto shenja…

HOROSKOPI DITOR! Zbuloni shenjat më me fat për ditën e sotme, surpriza për këto shenja…

Publikuar më: 08:34 14-09-2019

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Kjo është dita e duhur për tu rikthyer në lojë. Hëna do të hyjë në shenjën tuaj këtë fundjavë, duke sjellë një sërë risish si në dashuri, edhe në punë.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Gjatë kësaj të shtune do të keni dëshirë për gjëra të reja, një punë të re, një lidhje të re, pse jo edhe një shtëpi të re. Fundjava do të sjellë ndryshime. Qielli është mjaft i favorshëm, veç bëni kujdes të mos i shpërdoroni mundësitë që do ju ofrohen.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Kjo ditë për ju nuk është aspak e favorshme, për shkak të një zënke me një të afërmin tuaj, e cila mund t’iu shkatërrojë komplet të premten. Nëse zënka ndodh me njeriun e zemrës, bëni kujdes pasi mund të humbni toruan. Bëni mirë që të ballafaqoheni dhe ti mbyllni debatet brenda fundjavës.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Kjo fundjavë do ju gjejë të karikuar me energji. Nëse jeni vetëm ka ardhur momenti për të gjetur shpirtin tuaj binjak. Sfera profesionale dhe ajo ekonomike, do të jenë mjaft të favorshme.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Kjo fundjavë do të jetë e shoqëruar me ndonjë problem të vogël në familje, megjithëse nuk duhet të shqetësoheni. Kjo periudhë do të jetë e mbushur me zhvillime të reja premtuese.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Hëna do të ketë ndikim negativ në shenjën tuaj ndaj bëni kujdes lidhur me shpenzimet apo çështjet burokratike të mbetura pezull. Megjithatë nuk do të vonojë koha kur do të gjeni qetësinë.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm në ruajtjen e ekuilibrit në punë dhe në dashuri. Për shkak të problemeve të shumta në sferën ekonomike, rrezikoni që të shkatërroni edhe atë sentimentale, duke u shfryrë ndaj partnerit/es. Bëni mirë që të ballafaqoheni sa më parë dhe të sqaroni çdo situatë.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Ky 14 shtator do të jetë i mbushur me emocione. Kushtojani fundjavën vetes tuaj për tu rikarikuar, pasi do të keni mundësi për t’ia rinisur nga e para.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Kjo e shtunë do të jetë mjaft pozitive, pas ditëve të vështira që keni kaluar. Qetësia do të shoqërojë ditët tuaja, ku nëse jeni të lodhur nga stresi i akumuluar është normale, ndaj merrni pak kohë për të reflektuar dhe qëndroni në shoqërinë e njerëzve tuaj të dashur.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Ju pret një ditë e vështirë, sidomos ata që janë ende vetëm ose pa punë. Kjo periudhë është komplekse dhe kush nuk ka fuqi për tu ringritur do të mbetet keq. Ka ardhur momenti për të bërë një kthesë të bujshme, duke përveshur mëngët për t’ia nisur nga e para.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Nuk do të mungojnë mundësitë për të lindurit e kësaj shenje. Një transferim për hir të dashurisë apo punën, do e ndryshojë për mirë jetën tuaj. Veç arsyetoni mirë para se të merrni vendime të rëndësishme.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Ju pret një ditë e turbullt, ndaj jini sa më të drejtë dhe të sinqertë me njerëzit tuaj të zemrës. Hëna në shenjën tuaj do të sjellë risi në dashuri dhe në ekonomi. Kjo fundjavë do të jetë pozitive, ku më në fund do të jeni të lumtur.

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719