INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor, mos e humbisni, surpriza pafund për të gjitha shenjat

Horoskopi ditor, mos e humbisni, surpriza pafund për të gjitha shenjat

Publikuar më: 09:33 24-12-2017

Horoskopi ditor.

Dashi – Nervozizmi i tepruar mund të dëmtojë marrëdhënien me të tjerët, megjithatë njerëzit e afërt do të tregohen të mirë kuptueshëm sot. Nëse po planifikoni që të investoni diku është e këshillueshme që të tregoheni të duruar. Kjo nuk është periudha e duhur për të marrë përsipër rreziqe.

Demi – Këtë mëngjes do të gjendeni disi në vështirësi për shkak të problemeve financiare. Është e këshillueshme që të tregoheni të qetë dhe të kujdesshëm, sidomos sa i përket akviteteve gjatë ditës, pasi për një gabim pakujdesie mund të futeni në telashe.

Binjakët – Bëni kujdes me shpenzimet e tepërta, në mënyrë që të evitoni debatet me partnerin. Do të ishte mirë që të dilnit me të për të bërë pazar, në këtë mënyrë nuk do të keni diskutime. Natyra kritike që ju karakterizon sot do të jetë më e dukshme dhe kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet në punë. Evitoni debatet edhe me miqtë.

Gaforrja – Do të jeni disi me nerva të acaruara për shkak të problemeve financiare. Megjithatë tregohuni të duruar dhe të qetë dhe merrni në konsideratë këshillat e të tjerëve. Evitoni spekulimet, pasi mund të përfshiheni në një konflikt aspak të këndshëm.

Luani – Në mëngjes, një i afërm mund t’ju japë një lajm jo shumë të mirë dhe kjo mund t’ju detyrojë që të shkoni në një udhëtim të gjatë. Nëse do t’ju duhet që të drejtoni makinën, bëni kujdes me rregullat e qarkullimit në mënyrë që të mos gjobiteni.

Virgjëresha – Lajme të mira nga të afërm, që ndoshta do t’ju vijnë për vizitë. Mos u tregoni i nxituar me njerëzit e dashur dhe evitoni kokëfortësinë me ta. Merrini në konsideratë këshillat e miqve dhe familjarëve.

Peshorja – Kjo do të jetë një ditë e lodhshme. Do të duhet të merreni me shumë gjëra dhe nuk do të jeni në formën tuaj më të mirë. Mos merrni përsipër asgjë, pasi fati nuk është në anën tuaj. Evitoni debatet me njerëzit e dashur.

Akrepi – Ndodhi të papritura mund t’ju ndryshojnë gjithë planet që kishit bërë për sot. Mund të merrni një propozim për t’u angazhuar në një projekt nga një mik, megjithatë mos merrni vendime të nxituara.

Shigjetari – Në mëngjes mund të niseni për një udhëtim pune. Nuk do të jeni me humor fort të mirë dhe do të keni tendencën për t’u nervozuar lehtësisht, transmeton tvklan. Mos i impononi të tjerëve mendimin tuaj dhe evitoni debatet. Ndoshta humori i keq vjen për shkak të parave që po mbarojnë. Mos u shqetësoni, shumë shpejt do të merrni një shumë të majme nga një i afërm.

Bricjapi– Keqkuptimet me një nga pjesëtarët në moshë në familje do të bëjë që ta nisni mëngjesin mbrapsht. Do të ishte mirë që t’i evitonit takimet me miqtë apo të afërm pasi humori i keq mund t’i prishë ditën edhe atyre. Mos eksperimentoni, nuk është dita e duhur.

Ujori – Do të ndiheni të pakënaqur me gjithçka dhe do të përpiqeni që të ndryshoni diçka në jetë. Ndoshta nuk do të mund ta merrni kredinë që po prisnit. Ruani qetësinë, në të kundërt mund të përfshiheni në një debat të ashpër.

Peshqit – Nëse nuk jeni mirë financiarisht, kërkoni ndihmë pasi keni miq të mirë, të gatshëm për t’ju ndihmuar. Nuk është momenti më i mirë për t’u marrë me çëshje që lidhen me biznesin, pasi shanset për të qenë të suksesshëm janë vërtetë të pakta.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885