INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi erotik, zbuloni dobësitë dhe shijet e çdo shenje në seks

Horoskopi erotik, zbuloni dobësitë dhe shijet e çdo shenje në seks

Publikuar më: 21:36 20-12-2017

Horoskopi erotik.

1- Dashi

GRUAJA Është shumë erotike dhe impulsive. E tërheqin aventurat e dashurisë, kurse në marrëdhëniet seksuale dëshiron të bëjë eksperimente në mënyra të ndryshme. Ka ambicie për dominim.

Stili i dashurisë

Dikton gjithmonë ritmin, si në shtrat, ashtu edhe jashtë tij! Saktësisht e di se çfarë kërkon dhe e kënaq në dashuri, si edhe çfarë sjell, deri te befasitë? janë të gatshëm të teprojnë. Dashuria dhe seksi janë dy kategori të ndryshme. Janë shumë këmbëngulës në kërkesa, i befason paraloja aktive dhe kënaqen me secilën pjesë të trupit të partnerit.

Pozicioni

Mund të jetë ajo që i vë në pozitë dominuese: partneri është në shpinë, kurse ju në gjunjë, duke kontrolluar lëvizjet dhe ritmin. Zonat erotike Përveç zonave joshëse seksuale, qafa dhe veshët.

Sugjestioni Në fantazitë seksuale ju nxisin: prekjet, aksioni, pasioni, provokimi ose erotika e dikujt.

2¬DEMI

GRUAJA Ajo është shumë pasionante dhe romantike, kurse për të realizuar qëllimin kulmor të dashurisë dhe të seksit, duhet të lirohet plotësisht prej të gjitha paragjykimeve. Kënaqet me pasionin dhe emocionet që shprehen në mënyrë të drejtpërdrejtë.

BURRI Ai është dashnor i mirë, di të jetë shumë tërheqës dhe emocional. Partneren e mbulon me të puthura, prekje dhe lajthitje të ëmbla, por është i papërmbajtur në lojërat e dashurisë ? seksit.

Stili i dashurisë

Jashtëzakonisht të shkathët në dashuri dhe në marrëdhënie seksuale, shkëlqyeshëm e zbuloni mënyrën që duart e partnerit dhe buzët t’i vëni gjithmonë në “vend të përshtatshëm”, në stilin: “Vë gjërat në vend të vet”. Kënaqen në paralojë të gjatë, lëshohen furishëm në kënaqësinë e marrëdhënieve intime. Prekjet me pasion dhe puthjet e gjata i shqetësojnë jashtëzakonisht.

Pozicioni

Janë në disa pozicione në shpinë (gruaja), kurse partneri në pozicionin hipur mbi kalë, ndërsa për burrat vlen e kundërta (partnerja është në shpinë). Preferojnë pozicionin në gjunjë, edhe pse lejoni të gjitha pozicionet të cilat ofrojnë kënaqësinë maksimale.

Zonat erotike Përveç zonave joshëse seksuale, zverku dhe qafa.

Sugjestioni Në fantazitë seksuale i nxit (tërheq, stimulon): prekja, pamja ose erotika provokuese, “molla e ndaluar”.

3¬BINJAKËT

GRUAJA

Kërkon pa u lodhur “binjakët e vet kozmikë”, pra gjysmën e saj të lindur, i cili duhet t’i dhurojë mbështetje dhe kuptim seksual. Ajo është shumë tërheqëse, shpirtërore, mendjehollë, e hareshme, kureshtare dhe “shejtane”.

BURRI

Ai është shumë aktiv, kureshtar edhe në shikim të parë “i pakapshëm”. Ka fantazi të ndritshme për dashuri ? seks, por në disa raste është konfuz në raport me partneren e vet – realizon vetëm aq sa partnerja i lejon.

Stili i dashurisë

Aventurat e dashurisë janë të domosdoshme për të qenë të kënaqur?! I kënaq zëri, dukja, buzët – secili detaj në kokën e tij luan me mendjen dhe krijon fantazinë e re seksuale. Kanë nevojë: të dëgjojnë, të veprojnë, të marrin erë, të lëpihen, të shijojnë, të provojnë ato që i takojnë kënaqësinë e dashurisë seksuale.

Pozicioni

Disa nga pozicionet e shtrira në krah apo në ijë, fytyrë për fytyrë, si edhe gjatë aktivitetit të madh të këmbës dhe dorës gjatë pozicioneve të ndryshme “akrobatike”.

Zonat erotike Përveç zonave joshëse seksuale, sidomos pjesa prej te gishti i vogël i dorës dhe deri te bërryli. Sugjestioni Në fantazitë seksuale ju tërheq: biseda, ngjyra e zërit, lëvizjet dhe detajet tjera të ndryshme.

4¬GAFORRJA

GRUAJA

Ajo është një dashnore romantike, e cila bazohet krejt në ndjenjat e saj të thella, nganjëherë të çuditshme, por edhe sensibile. Lëshohet “majave” të dashurisë dhe të seksit vetëm kur ndjen se është e përkëdhelur, e kujdesshme, e respektuar dhe e dashuruar (e gatshme). Emocionet e forta e ushqejnë fantazinë dhe ëndjet e saja të begata – ëndërrimet.

BURRI

Di t’ju mashtrojë me shprehjen e shpeshtë të emocioneve të tij të thella, me butësi të pakufishme dhe është shumë romantik. Ka prirje për imagjinatë dhe di të kënaqë emocionet dhe të kënaqë seksualisht partneren e vet në mënyra të ndryshme.

Stili i dashurisë

Adhuron mjaft zona të ndjeshme dhe paralojën e gjatë imagjinuese e cila ju ndez streset dhe afshet e ngrohta të dashurisë. Kulmi i dashurisë – i seksit është për ta “akt i dorëzimit”, është e nevojshme të ndjehet besimi i plotë i cili çon kah lidhjet emocionale. Të folurit e syve, njomësia dhe të shumë puthjeve, përkëdheljet dhe prekjet janë “dobësitë” e tij. Secila pjesë e trupit është pikë e ndjeshme e saj, por vetëm nën “rënien e emocioneve të forta”, sepse vetëm ndjenjat çojnë tek afshet.

Pozicioni

Partneri juaj është në pozitën ulur, me këmbë të hapura gjerë e gjatë, kurse ju gjendeni në krahun e tij (për gra, kurse për burra në të kundërtën), fytyrë për fytyrë, gjatë përqafimeve dhe puthjeve të gjata, si edhe prekje. Pastaj, pozicioni në shpinë dhe në anë (krah), e cila ju lejon kontakt të afërt dhe shumë shprehje të ndjenjave.

Zonat erotike Përveç zonave joshëse seksuale, sidomos gjiri, majat e gjokseve dhe barku.

Sugjestioni Në fantazitë seksuale ju nxit: butësia – njomësia, shikimi i ngrohtë, ngjyra e zërit, lëvizjet dhe puthjet e afshuara.

5¬LUANI

GRUAJA Ajo është heroinë romantike, energjike dhe shumë temperamente – sipas nevojës di të jetë edhe shumë e ndjeshme. Gjaku i ngrohtë “vërshon” nëpër damarët e saj, por në pozitë të caktuar di të japë edhe efekte të kundërta. Kur marrin flakë afshet e saj ndaj partnerit është shumë këmbëngulëse në plotësimin e kërkesave të veta seksuale. Ajo është edhe dashnore shpirtmadhe.

BURRI

Ai gjithmonë është “vetvetja”, i dalluar, “kalorës me zemër luani” – dashuria është pasioni i tij i madh! Dëshiron të jetë më i miri në gjithçka – ky është preokupimi i tij. Në vepër është shumë kryelartë, i pasionuar, romantik dhe zemërmirë dhe shpirtmadh. Ai prin në çdo aspekt, dominon, por ka shumë kujdes ndaj dashnores, të cilën e ruan dhe e mbron shumë mirë.

Stili i dashurisë

Synimet i shfaqin drejtpërdrejtë dhe me pasion ndjenjat e veta. Motivohen nga ledhatimet, shikimet, pamjet provokuese dhe mirësjelljet. “Apetitin seksual” e kanë shumë të theksuar, goxha shumë janë të përmbajtur dhe këmbëngulës. Gjatë bërjes dashuri dhe seks çdo herë ndërrohet energjinë dhe thellësia e ndjeshmërisë. Ata janë goxha shumë potentë dhe është lehtë t’i ndezësh afshet e tyre, gjatë të cilave ndahen qartë emocionet nga shtytja seksuale.

Pozicioni

Ai në të cilin uleni ballë për ballë partnerit tuaj, që pastaj ju lejon variacione të ndryshme të pozave ulëse. Veçanërisht ju motivojnë pozat e ndryshme në të cilat mund të realizoni “epërsinë seksuale” mbi partnerin. Zonat erotike Përveç zonave joshëse seksuale, sidomos shpina, kofshët. Sugjestioni Në fantazitë seksuale ju nxisin: “shikimet e zjarrta”, shkëndijat që dalin nga ngjyra e zërit të dikujt ose të lëvizjes, si edhe puthjet pasionuese.

6¬VIRGJËRESHA

GRUAJA

Në shikim të parë është shumë e ashpër, e pajisur mirë me të gjitha mënyrat e mundshme të sjelljes. Natyrisht, pas këtyre pozave të ushtruara mirë fshihet dinjiteti dhe karakteri emocional Por, deri tek emocionet e saja subtile dhe pasioni për çlirimin nga “shtrëngimet e rënda” arrihet vetëm me durim të pafund, me dëshmi të përhershme dhe me dashuri pa rezervë.

BURRI

Vepron me rezervë dhe “i uritur”, natyrisht krejt në tentim për të kontrolluar mirë emocionet e veta dhe dëshirat e zjarrta që ka. Megjithë këtë, është e mundshme të ikë nga ajo pozitë, nëse partnerja tregon ndjenja të sinqerta, dëshirë të madhe dhe stil të lartë. Spirituoziteti (mendjemprehtësia) i saj është shumë me rëndësi, por as ai nuk është imun gjatë “vërshimit të dëshirave të flakta”.

Stili i dashurisë

Ka shumë kërkesa – secili detaj është i rëndësishëm! Adhuron ndjeshmërinë e besimit të afërsisë. Posaçërisht ka nevojë për t’u gjendur, gjegjësisht për të vendosur në të njëjtat valë me partnerin e vet. Stili dhe teknika e të bërit dashuri janë shumë të rëndësishme, por kanë detyrim “përmbajtjen” në të gjithçka – d.m.th., pa e tepruar.

Pozicioni

Pozita në të cilën i uleni partnerit në krah (për gra, kurse për burra e kundërta), puqjet e trupit dhe të duarve janë zakonisht të rëndësishme, veçanërisht në qafë dhe gjoks. Disa nga pozitat e shtrira fytyrë për fytyrë, si edhe mundësia që të shihni qartë reagimet e fytyrës. Zonat erotike Përveç zonave joshëse seksuale, veçanërisht barku dhe pjesa prej te kërthiza e teposhtë.

Sugjestioni Në fantazitë seksuale ju nxisin: romantika, zëri i ëmbël i partnerit, mimika dhe pamja e tërësishme e ambientit.

7¬PESHORJA

GRUAJA

Ajo është tërheqëse dhe artiste e këndshme, sipas nevojës e pandashme dhe e pastër, e turpshme dhe modeste. Kënaqet në bërjen e lojës dhe mirë i njeh mrekullitë e ndryshme të dashurisë për të pushtuar partnerin. Ka “luks” të rafinuar dhe lehtë u dorëzohet ngacmimeve të dashurisë dhe pasioneve të mëdha. Pretendon shumë dhe për secilin shikim pret “trajtim të posaçëm”.

BURRI

Ai është romantik i madh, pa dallim e tërheqin dhe e ngacmojnë të gjitha mrekullitë e grave. Partneres së vet di t’i përgatisë mrekulli magjike dhe momente të paharrueshme në kombinim me ëmbëlsirat shpirtërore, me afsh të dashurisë dhe kënaqësi seksuale. Është shumë nur, tërheqës, i këndshëm dhe me mençuri shfrytëzon të gjitha përparësitë e veta gjatë vardisjes.

Stili i dashurisë

Preferohen stile fisnike, kurse marrëdhëniet me partnerin çojnë kah “dalldisjet e dashurisë”, gjatë të cilave di të kanalizojë mirë afshet e veta. Synon harmonizimin e plotë të shpirtit dhe të trupit, të emocioneve dhe të afshit ose bashkimin e tërësishëm në relacion me partnerin e vet të dashur.

Pozicioni

Njëra prej pozitave është ajo që ju jeni shtrirë në shpinë, kurse partneri ju është gjunjëzuar përmbi (për gra, kurse për burra e kundërta). Veçanërisht është me rëndësi përdorimi i ekstremiteteve dhe lëvizjet aktive. Zonat erotike Përveç zonave joshëse seksuale, veçanërisht vendet përgjatë kurrizit, kofshëve dhe barkut.

Sugjestioni Në fantazinë seksuale ju nxisin: pamja e dikujt – përshtypja, rrjedhat e ndryshme të sensibilitetit, shikimet e “nxehta”, lëvizjet dhe puthjet e pasionuara (me afsh).

8¬AKREPI

GRUAJA

Ajo është mbretëreshë e transformimit, mashtruesja e dashurisë, e pakundërshtueshme ose e pushtueses së pasionuar, deri te dashnorja delikate. Di të jetë shumë misterioze (tinëzake) dhe provokuese, por edhe emocionale. Nëpër damarët e saj rrjedh gjaku i nxehtë, që e bën jashtëzakonisht të ndjeshme, kurse në anën e dashurisë dhe seksit të turpshme ose fatale. Ka kufi mes dashurisë dhe pasionit, por gjithmonë e zgjedh maksimumin.

BURRI

Ai është shumë i pasionuar. Përvetësimi i ndonjë të dashure është preokupimi kryesor i tij. Ndien nevojë për të dominuar në lojërat e dashurisë dhe mbase mund të bëjë çdo gjë që t’ju kënaqë plotësisht ose t’ju hutojë krejtësisht me pasionet e veta. Madje, edhe fshehtësia e saj ose mrekullia dinë të hipnotizojnë, sepse me dinakëri dhe shkathtësi shfrytëzon të gjitha mrekullitë e dashurisë. Është mjeshtër i vërtetë në përvetësimin e femrave, kurse partneres së vet i dhuron kënaqësi të madhe gjatë seksit. Është shumë potent.

Stili i dashurisë

Adhuron provokime të ndryshme që ngrehin nivelin e trupit dhe adrenalinës. I dorëzohet tërësisht kulmit të dashurisë vetëm atëherë kur e ndien se e ka përvetësuar plotësisht, e ka bërë ose e ka kënaqur partnerin. Disponon pasion të jashtëzakonshëm me të cilin me shkathtësi e realizon qëllimin e përbashkët. Është dashnor i shkëlqyeshëm, por edhe shumë i komplikuar.

Pozicioni

Pozita në të cilën i uleni partnerit në krah (për gra, kurse për burra e kundërta),puqjet e trupit dhe të duarve janë zakonisht të rëndësishme, veçanërisht në qafë dhe gjoks. Disa nga pozitat e shtrira fytyrë për fytyrë, si edhe mundësia që të shihni qartë reagimet e fytyrës. Zonat erotike Përveç zonave joshëse seksuale, veçanërisht barku dhe pjesa rreth kërthizës e teposhtë. Sugjestioni Në fantazitë seksuale ju nxisin: ngjyra e zërit, gjestet ose mimika, pamja e tërësishme dhe lëvizjet.

9¬SHIGJETARI

GRUAJA Ajo është shumë temperamente, impulsive, tërheqëse dhe sipas nevojës provokuese. Di qartë se çfarë dëshiron prej partnerit të dashur dhe e dallon mirë dashurinë prej pasionit. Për sjelljet e saj ndjen nevojën për përjetime aventuriere, dominimin, shqetësimin shpirtëror që ia çon zemrën peshë dhe mosbredhjen. Është goxha origjinale dhe shumë e drejtpërdrejtë (shpesh i mungon ndjenja e baraspeshës) kur shpreh ndjenjat e veta të pushtuara.

BURRI

Ai është shumë energjik dhe i gjindshëm gjatë takimit me të dashurën, vardisjes ose marrëdhënies seksuale. Me sharmin e jashtëzakonshëm që disponon di të veprojë me mendjehollësi (në mënyrë spirtuoze) dhe dëfryese – që partneren e çarmatos para nisjes së pushtimit të tij. Është impulsiv dhe shumë drejtpërdrejt shpreh ndjenjat, dëshirat seksuale ose aspiratat. Për të nuk ekziston “jo” ose “nuk mundi” – ai të gjitha mundet nëse është i pasionuar me ndjenja.

Stili i dashurisë

Adhurojnë lirinë në çfarëdo pikëpamje, por jo edhe prangat, pengesat. Stili i tyre është original dhe i drejtpërdrejtë, në përgjithësi iu dorëzohen stuhive të dashurisë dhe seksit. Ndonjëherë ndikojnë si “të pafrenueshëm dhe të egër”, që sjell deri të brengosja motivuese, duke përkujtuar se klasikja tërheq.

Pozicioni

Disa nga pozitat në këmbë, me fytyrë ose me shpinë kah partneri. Veçmas preferojnë dozën e caktuar bashkëkohore ose origjinale në aktin e dashurisë, si ekzibicionizëm. Zonat erotike Përveç zonave joshëse seksuale, qafa, pas veshëve, ana së brendshme e gjunjëve, gjoksi dhe fundbarku.

Sugjestioni Në fantazitë seksuale ju nxisin: ngjyra dhe lëvizjet e syve, mimika, shkrirja e tërësishme.

10¬BRICJAPI

GRUAJA

Ka kritere shumë të larta, të cilat ia shtron partnerit të vet, gjatë të cilave e shton gjithnjë listën e kërkesave. Para shprehjes së ndjenjave është parimore, e përmbajtur dhe “tepër e rezervuar” – për të gjitha ekzistojnë rregullat e caktuara. Megjithatë, di të jetë edhe shumë emocionale ose e lëndueshme, e cila mbasi të ndjejë sigurinë maksimale dhe besimin shpreh ndjenjat dhe pasionin e vet.

BURRI Ai është besnik, i qëndrueshëm dhe këmbëngulës në qëllimet që synon. Frenon ndjenjat e veta, por humb gjithmonë kontrollin kur ka para vetes partneren tërheqëse, e cila në shprehjen e vet veçon me kujdes emocionet, pasionet dhe aftësitë praktike. Në marrëdhëniet intime është i dhënë me mish e shpirt, shumë këmbëngulës për të vendosur “kritere të rrepta”, shkruan shkodra.news.

Stili i dashurisë

Sipas stilit të tyre janë shumë konservativë, preferojnë çdo gjë që motivon marrëdhëniet intime, sigurinë dhe besimin. Gjithnjë në mënyrë të durueshme dhe të sigurt, me doza të recetave të sprovuar vjen deri tek ajo që dëshiron në raport me dashurinë dhe seksin.

Pozicioni

Gjendeni në njërën prej pozitave të gjunjëzimit, kurse partneri juaj ka rolin kryesor (për gra, kurse për burra e kundërta). Veç e veç preferoni pozitat klasike, p.sh. pozitën në shpinë ose anësoren.

Zonat erotike Përveç zonave joshëse seksuale, veçanërisht ana e brendshme e gjunjëve, shputave, gjoksit dhe barkut.

Sugjesticioni Në fantazinë seksuale ju tërheqin: përzemërsitë e ndryshme, shikimet e ngrohta, ngjyra e zërit, lëvizjet dhe sjelljet e arsyeshme.

11¬UJORI

GRUAJA Ajo është dashnore jo e zakonshme dhe e këndshme, tek e cila janë përziera mirë ndjenjat e ndryshme, forca e intelektit, prirja (instinkti, impulsi, nxitja, shkasi) dhe shtytja për miqësi. Di të jetë mashtruese e vërtetë, e cila josh (ngacmon meshkujt) me paraqitjen e saj, me sharmin dhe origjinalitetin – me sjellje të pagabueshme. Nganjëherë nuk është e vetëdijshme për epshin e vet, ndërsa ndonjëherë secilin detaj ose lëvizje të trupit e shfrytëzon në shërbim të realizimit të lidhjeve të me ndonjë të dashur

BURRI

Ai si fenomen është tërheqës, le përshtypje me sjelljet e tij dhe gjatë tyre është befasisht dashnor inventiv. Di të magjepsë me idetë e tija të pazakonshme, me shprehje kreative, me gjerësi emocionale dhe me një fantazi të begatë të dashurisë dhe të seksit. Ai partneren e vet nuk e le kurrë indiferente? nëse duhet, di ta bëjë shumë të lumtur në të gjitha sferat.

Stili i dashurisë

Adhurojnë stimulimin intelektual! Për ta seksi paraqet lidhje të veçantë të përvojës erotike intelektuale dhe jashtëzakonisht emocionale. Meqë është term “jashtëzakonisht” elastik – preferojnë origjinalitet, joshmangshmëri dhe një dozë të caktuar (më e vogël ose më e madhe, varet nga pika e stimulimit, inspirimit (ose brengosjes emocionale) ekzibicionist.

Pozicioni

Disa nga pozitat në këmbë, fytyrë për fytyrë, ose me shpinë të kthyer kah partneri. Pozita që lejon aktivitet maksimal, eksperimentim, akrobacion ose diçka të pazakonshme –krejt varet nga entuziazmi, pasioni dhe inspirimi. Zonat erotike Përveç zonave joshëse seksuale, gjymtyrët (syri i këmbës, flagana e gishtit, zokthi i dorës – i këmbës, noçka), pjesa e brendshme e kofshës, gilcat e kofshës,shputat e këmbëve, gjiri dhe majat e gjokseve.

Sugjestcioni Në fantazinë seksuale ju tërheqin: shikimet e ëmbla, ngjyra e zërit, mirësjellja dhe maturia.

12¬PESHQIT

GRUAJA Ajo është heroinë romantike e cila paraqet sintezën e imagjinatës dhe realitetit, ndjenjave dhe pasionit (afshit), zhgjëndrrës dhe fantazisë. Dashuria është ushqimi i saj shpirtëror dhe iu lëshohet plotësisht ndjenjave të veta, partnerit dhe stuhive të dashurisë. Imagjinata e saj kapërcen kornizat standarde, kurse në kombinim me impulset e dashurisë dhe shtytjes kjo sjell kah realizimi i fantazisë ose kah fataliteti. Është e hershme dhe “bie lehtë” në shprehje sentimentale, ndjeshmërisë ose mashtrim të dashurisë.

BURRI

Ai është jashtëzakonisht i motivuar dhe posedon sharm të papërballueshëm. Imagjinata e tij dhe shprehjet e tija të pafundme do t’ju qesin në lartësitë qiellore. Ai di të magjepsë emocionet dhe të bëjë fatlum partneren e vet. Emocionet dhe pasionet janë gjithmonë të ngjeshura dhe të pandashme, të cilat bien dhe ngrihen lehtë nga gjërat e ëmbla, por befasinë më të madhe e ndjen në marrëdhëniet e dashurisë – seksit. Janë shumë fisnikë, tolerantë dhe dashnorë të kujdesshëm.

Stili i dashurisë

Detyrimi që të ndikojë në mënyrë stimuluese në secilën pjesë të trupit. Afshi i frymëzuar të cilin e ndjeni liron ndjeshmërinë tuaj, imagjinatën dhe fantazinë erotike. Shkalla më e lartë në marrëdhëniet e dashurisë dhe seksit që kanë lidhje me ju paraqet “ kapërcimin në dimensionin tjetër kohor”. Begatia e ndjenjave, puthjet dhe prekjet ndikojnë në mënyrë stimuluese në ju.

Pozicioni Njëra nga pozitat e pazakonshme dhe mjaft e preferuar dhe e këndshme është shtrirja anash, kurse partneri është mbas jush, pranë të cilit ndjeni me ëndje prekjet, zërin, frymën dhe secilin stimulim të mundshëm (për femra, kurse për meshkuj e kundërta). Gjithmonë duhet të ekzistojnë shprehjet e pakufizueshme të ndjenjave, puthjet dhe ledhatimet e ndryshme. Zonat erotike Përveç zonave joshëse seksuale, në mënyrë të veçantë shputat e këmbëve, tabanët, pulpat e këmbëve, gjymtyrët (kyçet, qafa e këmbës, kyçet e dorës, syri i këmbës), pastaj gjiri, majat e gjokseve dhe barku. Sugjestcioni Në fantazinë seksuale ju tërheqin: shikimet e ëmbla, ngjyra e syve, mirësjellja dhe lojërat në thellësitë “ujore”.

Article Logic
Execution time: 0.004925012588501