INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi: “Fundjavë e çmendur”, për këto shenja. Mos e humbisni

Horoskopi: “Fundjavë e çmendur”, për këto shenja. Mos e humbisni

Publikuar më: 08:44 21-10-2017

Horoskopi sot.

DASHI

Për shkak të nervozizmit tuaj mund të lindin konflikte dhe mosmarrëveshje të shumta sot me partnerin. Financat do jenë pika juaj më e dobët.

DEMI

Mos u tregoni shumë dominues sot në jetën tuaj në çift sepse kjo mund të nxitë debate me partnerin. Të dy jeni të barabartë dhe keni të drejtë të shpreheni ashtu si mendoni. Financat do marrin drejtimin e duhur.

BINJAKET

Kokëfortësia juaj në jetën në çift mund të sjellë probleme serioze me atë që keni në krah. Falë ndihmës së Neptunit situata financiar do fillojë të përmirësohet.

 GAFORRJA

Venusi do influencojë së tepërmi sot në jetën tuaj në çift. Do kaloni momente të këndshme me partnerin, por njëkohësisht do gjeni edhe kohë për familjen dhe miqtë. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme.

LUANI

Pas disa ditëve jo shumë të përshtatshme për jetën në çift sot do arrini të vendosni komunikimin me partnerin. Do i kushtoni më shumë kohë atij dhe do ndiheni më mirë. Mjedisi planetar do i influencojë pozitivisht financat.

VIRGJERESHA

Marrëdhënia juaj me partnerin do fillojë të bëhet më serioze gjatë kësaj dite. Do mendoni për një të ardhme së bashku dhe kjo do iu mbushë më optimizëm. Financat do jenë të mira.

PESHORJA

Disa planetë do e mbrojnë jetën tuaj në çift nga çdo rrezik i jashtëm, por disa të tjerë do mundohen t’ua prishin harmoninë. Në planin financiar tregohuni vigjilente dhe mos shpenzoni kuturu.

AKREPI

Sot do bëni çmos që ta mbani të ndezur pasionin në çift. Do e përkëdhelni partnerin pa pushim dhe do tregoheni të gatshëm t’ia plotësoni çdo dëshirë. Nëse shpenzoni pa masë, situata financiare do ketë tronditje të mëdha.

SHIGJETARI

Pas një periudhe me debate dhe tension në jetën në çift, sot do gjeni qetësinë e shumë kërkuar. Ekuilibri financiar do mbetet i qëndrueshëm, mos u shqetësoni aspak.

BRICJAPI

Nëse doni që gjërat të shkojnë mirë me partnerin, duhet t’i shprehni më shumë ndjenjat sot. Situata financiare do fillojë të përmirësohet dalëngadalë.

UJORI

Bëni kujdes sot ju që jeni në çift. Mos kërkoni gjatë gjithë kohës të jeni të pavarur dhe të bëni gjithçka që mendoni. Në planin financiar do tregoheni kokëfortë dhe do shpenzoni pa limit.

PESHQIT

Jeta në çift do jetë e qetë dhe pa asgjë të veçantë gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë pranë partnerit dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes.

Article Logic
Execution time: 0.0020008087158203