INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI i DASHURISË 2021: Zbuloni romancën tuaj për këtë vit

HOROSKOPI i DASHURISË 2021: Zbuloni romancën tuaj për këtë vit

Publikuar më: 15:37 14-12-2020

Mirë se erdhët në takimin me horoskopin e dashurisë për vitin 2021! Çfarë thonë yjet për sa i përket sferës sentimentale të shenjave zodiakale për vitin e ardhshëm? Le ta zbulojmë bashkë!

Dashi

Fjala e vitit për 2020-ën ishte ‘pesha’. Keni shkelur nëpër shumë guriçka që për fat të keq ju shpuan zemrën dhe i lanë shumë pak vend dashurisë. Mos kini frikë sepse 2021-shi do të jetë një vit jo aq i gjatë dhe me shumë dashuri.

Demi

Do të zbuloni një botë të re të dashurisë këtë vit. Do të dashuroni me siguri dhe vendosmëri, duke i lënë pak vend dyshimeve të cilat shpesh ushqejnë ndjenjën tuaj. Më në fund do të ndiheni të sigurt për zgjedhjet që keni bërë dhe kjo do t’ju ndihmojë të kaloni ndonjë zhgënjim të vogël.

Binjakët

Miq të binjakëve, 2021-shi do të jetë një vit i rëndësishëm për dashurinë. Do të zbuloni se keni humbur shumë kohë pas njerëzve ose gjërave të kota dhe koha që do të investoni në dashuri, në atë të vërtetën, të pastër dhe të sinqertë, do të ketë rezultate të mrekullueshme pozitive.

Gaforrja

2020-a ishte e vështirë për të gjithë, por për Gaforret pak më shumë. Në dashuri ka pasur zhgënjime, gënjeshtra dhe vuajtje. Kjo i ka lejuar Gaforret të rizbulojnë vetveten dhe të gjejnë anë të reja tek ajo. Dhe viti 2021 duhet të jetë koha kur duhet të dalin në pak këto aspekte.

Luani

Saturni do të jetë kundër, por jo ukd do të thotë që do të jetë një vit i vështirë për Luanët në sferën e ndjenjave. Gjatë këtij viti do të keni mundësi të definoni më mirë (më në fund!) pozicionin tuaj nën jë marrëdhënie.

Virgjëresha

Virgjëresha do të përballojë një vit të pasur me ndryshime për sa i përket dashurisë. Do të keni dëshirë të luani, të rihapni kartat, të gjeni qetësi, por edhe të bëni ndonjë marrëzi. Më mirë këshu, sepse viti 2020 ishte plot me hije dyshimi dhe pak monoton.

Peshorja

Peshoret e filluan 2020-ën me shpresën për një vit sa më të lehtë, por në fakt ishte një vit i vështirë ama për fat, viti 2021ka rezervuar për ju stabilitet, qetësi dhe mbarësi, sidomos në dashuri.

Akrepi

Më në fund do të arrini të vendosni pak qartësi në një raport dhe të kuptoni nëse duhet mbyllur një derë (kush e di, mbase hapet një më e madhe) ose të investoni në këtë raport. 2020-a ishte një vit plot me dyshime dhe hutime e shumë pak siguri.

Shigjetari

Për miqtë e Shigjetarit do të jetë një vit ‘komunikues’ për sa i përket dashurisë. Keni nevojë të viheni re më shumë , të komunikoni më shumë, të hapeni më shumë. Merreni si një propozim për vitin e ri!

Bricjapi

2020-a për të lindurit e shenjës së Bricjapit ishte një vit i gjërave ‘të menjëhershme’ . Ju jeni një shenjë shumë eksplicite dhe keni nevojë për konkretizim dhe stabilitet në jetën tuaj. Mos u shqetësoni, viti 2021 do të sjellë vetëm këtë në jetën tuaj, të paktën për sa i përket dashurisë.

Ujori

Lajme të mira për miqtë e Ujorit: Në vitin 2021, Jupiteri dhe Saturni do të bashkohen dhe kjo ndodh vetëm një herë në 20 vjet. Çfarë do të thotë? Kjo do të thotë që do të ndjeni dëshirën të rriteni, të maturoheni dhe të stabilizoni raportet tuaja.

Peshqit

Do të jetë një vit i jashtëzakonshëm për miqtë e Peshqve, të cilët do ta kthejnë dashurinë në një element kryesor të jetës së tyre. Më në fund, mund t’u thuash lamtumirë zhgënjimeve dhe vuajtjeve dhe duhet bërë seriozisht. Përpiquni të kuptoni se kush është gati t’jua premtojë këto gjëra të mëdha.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326