INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI i dashurisë për muajin SHTATOR, këto shenja do gjejnë njeriun e zemrës, por zbuloni kujt do t’i ecë ters!

HOROSKOPI i dashurisë për muajin SHTATOR, këto shenja do gjejnë njeriun e zemrës, por zbuloni kujt do t’i ecë ters!

Publikuar më: 16:50 03-09-2018

Dashi

Historitë e dashurisë që kanë lindur së fundmi mund të bëhen shumë shpejt të rëndësishme. Megjithatë, nëse nuk keni shumë kohë që i keni dhënë fund një lidhjeje, s’jeni shumë të hapur ndaj mundësive të reja. Ju këshilloj që t’u jepni fund të gjitha lidhjeve që nuk funksionojnë dhe të mos i zgjasni më shumë se ç’duhet. Ndoshta ky është çasti që shumë nga ju kanë pritur për të reaguar dhe për të zgjidhur problemet familjare apo sentimentale. Data 18 do të karakterizohet nga një agresivitet verbal. Shtatori nuk do të ketë shumë pasion, ndryshe nga fundviti, që do t’i kushtohet më shumë dashurisë. Shumë nga të lindurit në shenjën e Dashit kërkojnë lidhje të përkohshme. Keni pasur shumë probleme në aspektin profesional dhe atë sentimental dhe është krejt normale që çmimin e këtyre të fundit ta ketë paguar gjendja juaj fizike. Dhimbja e kokës dhe ankthi janë problemet më të zakonshme.

Demi

Ndjenjat këtë periudhë janë shumë kontradiktore dhe jo shumë të forta. Çiftet që janë martuar këtë vit apo që janë bërë me fëmijë po përballen me një ndryshim të madh të jetës së tyre dhe nuk dinë si t’i kontrollojnë emocionet. Nuk ka qenë aspak e lehtë për ta. Në këtë periudhë do ta keni të vështirë të gjeni entuziazmin. Mund të keni përballë Princin e Kaltër apo zanën, dhe prapë s’do ta vini re. Rreth datës 13 tensioni do të arrijë kulmin. Bëni kujdes se mos humbni dikë që ju do shumë. Me këto yje do ta keni të vështirë t’u hapni zemrën të tjerëve ose mund të gaboni duke rënë në dashuri me një person që ju e dini mirë se s’bën për ju. Mos fajësoni fatin, ky është një lloj mekanizmi vetëmbrojtjeje që e aktivizoni kur jeni në kërkim të dashurisë, por keni frikë nga përgjegjësitë. Të lindurit e shenjës së Demit e kanë të lehtë të shndërrohen në persona të ftohtë, aspak miqësorë apo të bëhen snobë apo selektivë kur duan. U jepni duart të tjerëve me elegancë, me buzëqeshje dhe me fjalë të thëna troç.

Binjakët

Lidhjet e dashurisë që janë krijuar këta muajt e fundit mund të bëhen të rëndësishme, por të lindurit në shenjën e Binjakëve janë të gatshëm të heqin dorë nga njerëzit që nuk shërbejnë si pikë referimi në jetën e tyre, pasi kërkojnë me ngulm qartësi dhe stabilitet. Çiftet që janë në krizë mund të vendosin për një divorc të mundshëm gjatë muajve të parë të vitit 2019. Nëse keni një partner prej kohësh, bëni mirë t’i jepni pak hapësirë. Ndonjë qortim i vogël herë pas here nuk është problem, por debatet e gjata duhet t’i shmangni medoemos. Venusi ushqen fantazinë gjatë ditëve të para të shtatorit, ndërsa Marsi sensualitetin pas datës 11. Nëse nervozizmi mbizotëron në marrëdhënien e tuaj, duhet të gjeni një mënyrë të re për ta jetuar lidhjen.

Gaforrja

Gjatë muajit gusht keni kaluar një krizë në çift, tani gjërat mund të rimëkëmben, nëse ju e doni vërtet. Situata është krejt ndryshe për ata që janë të vetmuar dhe që presin një lajm, një emocion apo një mesazh dashurie. Në datën 13 janë të favorizuara takimet e reja, por edhe datat 22 dhe 23 do të ofrojnë shumë mundësi. Ata që i kanë dhënë fund një lidhjeje gjatë dy viteve të fundit, duhet të përpiqen të kapërcejnë krizat dhe keqkuptimet dhe të besojnë më shumë te të tjerët. Problemet më të mëdha i keni me të lindurit në shenjën e Dashit, Bricjapit dhe Peshores. Emocionet e shtatorit janë të bukura, por s’do të zgjasin shumë. Dëshira juaj për të ndryshuar mbizotëron mbi të gjitha. Një përmirësim i dukshëm i energjive tuaja pas datës 10.

Luani

Çiftet që prej shumë kohësh kanë një lidhje “tërhiqe mos e këput” tani në shtator do t’i japin zgjidhje gjithçkaje. Duhet të flisni troç. Tetori do të jetë një muaj i vështirë, ja pse ju këshilloj t’i sqaroni gjërat që tani. Gjithçka që do të lini pezull, do të shndërrohet në një problem të madh brenda 30 ditëve të ardhshme. Muaji nis mirë, por në datën 9 edhe Venusi kthehet kundër jush dhe bashkë me të edhe ankthi, që jo gjithmonë vjen për shkak të mungesës së dashurisë. Ata që punojnë apo udhëtojnë shumë, do të akuzohen se s’i kushtojnë shumë kohë familjes. Dyshimet do të rriten më së shumti pas datës 20. Ata që kanë dy lidhje paralele, tani duhet të bëjnë një zgjedhje. Keni dyshimet tuaja ndaj të lindurve në shenjën e Akrepit dhe Demit. Rikuperoni energjitë, pasi tetori do të jetë shumë i vështirë.

Virgjëresha

Dashuria do të shndërrohet sërish në protagoniste të jetës suaj. Nëse po lind diçka me një të shenjës së Akrepit apo Demit, gjërat do të shkojnë mirë. Takime të reja emocionuese për beqarët, edhe pse këta të fundit janë të paktë. Rastet nuk do të mungojnë për ata që dëshirojnë. Bashkë me partnerin/en po mendoni për gjëra të mëdha, për një fëmijë apo për një aktivitet të përbashkët privat. Seksi është sërish protagonist në marrëdhënien tuaj, sidomos në datën 18. Edhe pse s’para ju pëlqen rreziku, në këtë periudhë jeni të gatshëm të eksperimentoni. Të shkuarën e keni hedhur pas krahëve.

Edhe ata që kanë kaluar vështirësi të mëdha do ta marrin veten shumë shpejt.

Peshorja

I keni të gjitha mundësitë për të nisur gjithçka nga e para. Keni ide të reja për t’i shfrytëzuar. Horizonti bëhet më i madh dhe ju duhet të bëni përpara. Mos prisni gjëra që do t’ju ndryshojnë jetën, por, nëse krahasoni të tashmen me të shkuarën, gjithçka është më mirë. Marrëdhëniet që kanë pasur probleme muajt e shkuar tanimë e kanë më të lehtë të gjejnë zgjidhjet që nevojiten. Edhe lidhjet e krijuara gjatë verës, sidomos gjatë gushtit, tani kanë më shumë emocione. Udhëtimet shpeshherë sjellin dashurinë dhe ndonjë takim i papritur me një person të këndshëm mund të ndodhë. Pasioni do të rikthehet në jetën tuaj. Çdo diskutim dhe konflikt do të zgjidhet me dozën e duhur të dashurisë. Ju leverdis të mos debatoni me familjarët apo me një ish të dashur për çështje financiare apo që lidhen me trashëgimitë.

Akrepi

Venusi do të hyjë në shenjën tuaj në datën 9. Ndryshime të mëdha ju presin, do të harroni të shkuarën, vetëm në mos qoftë e shkuara që kthehet sërish te ju. Në fakt, çiftet që janë ndarë për një diskutim të pavlerë dhe që janë ende miq dhe gëzojnë besim te njëri-tjetri, nuk përjashtohet mundësia të që lidhen sërish deri në fund të vitit. Ata që s’duan të kthehen pas, do të mendojnë më me qetësi për të ardhmen. Venusi do të ndeshet me Jupiterin dhe kjo përplasje mes dy planetëve do të arrijë kulmin në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit. Kjo është periudha më e mirë për çiftet që duan të bëhen me fëmijë. Jeta intime shkon për mrekulli. Nëse s’gjeni atë çka duhet te partneri, do të kërkoni dikë tjetër. Harroni kush ju ka lënduar në të shkuarën.

Do ta merrni veten në mënyrë të menjëhershme, edhe pse duhet të shmangni sforcimet e mëdha, sidomos rreth datës 20. Përmbajeni agresivitetin.

Shigjetari

Shtatori do të jetë një muaj i bukur edhe për ndjenjat. Jupiteri po hyn në shenjën tuaj, ndaj shumë çifte do të kërkojnë të bëhen me fëmijë apo të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Por edhe ata që janë ndarë, do të ndihen të lirë dhe të lumtur me jetën e tyre. Gjithçka që nis javën e fundit të shtatorit do të jetë plot fat. Edhe ata që deri më tani e kanë shmangur dashurinë, do të bien në kurthin e ndjenjave. Takimet pas datës 20 janë më të favorizuarat. Yjet ju mbrojnë edhe në aspektin fizik, madje mund të kapërceni edhe probleme që kanë lindur në të kaluarën. Mos u lodhni më shumë se ç’duhet në datat 8 dhe 9.

Bricjapi

Yjet e shtatorit do të mbrojnë dashurinë dhe sensualitetin, i cili është shumë premtues në datën 9. Një skuadër e bukur planetësh ju mbështet fort. Mërkuri ofron mundësi të reja. Mund të zgjidhni çështje të vjetra që i kishit lënë pezull. Zemra e vetmuara duhet të futen në lojë, edhe ata që janë të zhgënjyer. Pranoni njohje të reja dhe nëse tregoni kujdesin e duhur, gjithçka do të shkojë mirë. Një aventurë e thjeshtë mund të shndërrohet në diçka më të rëndësishme. Rruga juaj në fushën e ndjenjave po ndryshon për mirë.

Ujori

Dashuria s’do të ketë shumë rëndësi për ju këtë muaj, pasi duhet të zgjidhni disa çështje me karakter praktik që janë më të rëndësishme. Edhe çiftet e konsoliduara do të kenë probleme mes tyre, pasi një nga të dy është i detyruar t’i kushtojë më shumë rëndësi punës dhe do të udhëtojë më shumë. Kujdes duhet të bëjnë çiftet që janë në krizë prej kohësh. Mos nënvlerësoni dashuritë e reja. Kujdes nga personat, e shkuara e të cilëve është disi e dyshimtë. Gjatë shtatorit do të ndiheni shumë nervozë, keni shumë gjëra për të menduar apo për të bërë. Ditët e provave më të forta do të jenë data 13 dhe 16.

Peshqit

Të lindurit në shenjën tuaj kanë gjithmonë një qëndrim pozitiv ndaj të tjerëve, por edhe ti ke të drejtë të të duan. Tensionet që kanë pasur disa çifte do të thellohen më shumë në datat 9 dhe 16. Bëni kujdes në familje, pasi duhet të merrni një vendim shumë të rëndësishëm. Tregohuni të vëmendshëm ndaj një ish-partneri që nuk gëzon për lumturinë tuaj. Sa më shumë i afrohemi shtatorit, aq më i madh stresi, ankthi dhe dëshira për të ndryshuar gjithçka në jetën tuaj. Jeni njerëz të veçantë dhe shumë emocionalë. Kujdes nga emocionet e pakontrollueshme, sidomos në datat 9, 10, 22 dhe 30. /Living.

Article Logic
Execution time: 0.0046868324279785