INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI i fundjavës! Kësaj shenje do ti ecë vërtet ters, zbuloni si do të jetë kjo fundjavë për ju!

HOROSKOPI i fundjavës! Kësaj shenje do ti ecë vërtet ters, zbuloni si do të jetë kjo fundjavë për ju!

Publikuar më: 15:57 05-10-2018

DASHi 1. mars – 20. prill

Nëse nuk doni qe entuziazmi dhe pasioni te shuhet ne jetën tuaj ne çift duhet sa me tepër te përkujdeseni për atë qe keni ne krah këtë jave dhe t’i bëni edhe komplimente here pas here. Beqaret do jene kampione te vërtete joshjeje. Çdo person qe do pëlqejnë do e bëjnë për vete dhe ne fund te javës do e nisin një lidhje te bukur. Edhe për financat ka për te qene një periudhe e shkëlqyer. Gjendja do përmirësohet ndjeshëm dhe do mund te bëni edhe investime te mëdha. Shëndeti nuk ka për te pasur probleme serioze, megjithatë kujdesi tek ushqimi do jete thelbësor për te qene ne forme edhe me te mire. Jeta familjare do jete e shkëlqyer.


DEMI 21. prill – 21. maj

Fundjava do të e mbushur me çaste te lumtura. Do bëni edhe gjera jashtë asaj qe mund te imagjinohet dhe partneri do ndihet si mbi re. Për beqaret mund te ketë edhe dashuri me shikim te pare, por nuk duhet kurrsesi te tregohen te turpshëm dhe te mbyllur. Ne planin financiar tregohuni sa me te matur dhe mendoni pak me tepër për te ardhmen.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Do të fundjavë mjaft harmonike kjo edhe për ju te kësaj shenje dhe qe jeni ne një lidhje. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe do e forconi bashkëpunimin. Beqaret do kenë tërheqje fizike për disa persona me te mëdhenj se ata. Kujdes mos hidhni hapa për te cilat te pendoheni shpejt. Ne planin financiar do keni mbështetjen e yjeve dhe do arrini ta përmirësoni situatën. Shëndeti do jete edhe me i mire nëse merreni me ndonjë aktivitet fizik dhe tregoheni te kujdesshëm me ushqimin. Ne te kundërt mund te lindin disa probleme. Me familjaret marrëdhënia do ftohet paksa.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Te nxitur nga Merkuri, do keni kurajën te flisni edhe për tema delikate me ate qe keni ne krah. Do ndiheni shume me te qete pasi te keni sqaruar gjithçka. Lidhja do konsolidohet edhe me tepër. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te pasur ndryshimet e mëdha qe kane ëndërruar. Ne planin financiar nuk pritet te keni as problemin me te vogël pasi se fundmi keni ditur t’i menaxhoni me përpikëri te ardhurat tuaja. Shëndeti duhet pasur me tepër nen kujdes. Shmangni duhanin, kafen dhe alkoolin. Me familjaret mund te keni mosmarrëveshje te vogla.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Mos u tregoni posesive ju te dashuruarit sepse mund te keni probleme dhe vështirësi te mëdha ne jetën sentimentale. Te gjithë kane kontradikta, por duhet te mësoni ta menaxhoni edhe ne ato raste situatën. Beqaret do marrin propozime te ndryshme, por as vete nuk do e dini se çfarë te bëjnë. Nëse doni qe financat te jene pozitive, duhet patjetër te ulni sa me shume shpenzimet. Nuk është ende koha e duhur. shëndeti do ketë probleme te vogle. Do ndiheni te lodhur dhe pa fuqi. Mund t’iu bëhen edhe propozime te reja mjaft interesante. Jeta familjare do jete e trazuar.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Do të kaloni fundjavë të qete për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni me tolerante se kurrë ndaj atij qe keni ne krah. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër kudo qe te shkojnë ne çdo moment sepse personat ideale mund te shfaqen atëherë kur nuk e presin. Me shpenzimet duhet te jeni sa me strikte qe te mundeni pasi vetëm kështu do e mbani gjendjen te stabilizuar. Gjendja shëndetësore nuk do jete e shkëlqyer, por gjithsesi probleme serioze nuk ka për te pasur. Jeta familjare do jete e kënaqshme dhe do ju sjelle emocionuese.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Nëse keni pasur ndonjë problem me partnerin tuaj kohet e fundit, duhet te bëni çdo gjë qe te sqaroni gjithçka. Po i late gjerat pas dore situata do ndërlikohet edhe me tepër. Beqaret do jene te bekuar nga yjet pasi do realizojnë takimin qe kane ëndërruar gjithë jetën. Financat nuk do jene te këqija, por duhet te bëni kujdes nga Plutoni i cili do ju shtyje te kryeni shpenzime pa bere me pare llogari. Shëndeti nuk do jete aspak i keq. Nuk do keni me as probleme me tretjen, as dhimbje barku e as dhimbje shpine. Ne fakt përpjekjet e mëparshme kane bere qe gjerat t’iu ecin kaq mire. Jeta familjare do jete e mire.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Kjo fundjave nuk do jete ashtu si ju e keni pritur. Do ketë çaste te këndshme, por nuk do mungojnë as debatet dhe mosmarrëveshjet, shpesh te ashpra. e mira është te mos merrni vendime te nxituara ne gjaknxehtësi e sipër. Beqareve do ju pëlqejnë çmendurie dhe do fillojnë aventura emocionuese. Financat do kërkojnë me tepër vëmendje se me pare. Po i late gjerat te rrjedhin vete mund te keni me tepër vështirësi. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Kujdes me alkoolin dhe me yndyrën e tepruar. Do i mahnitni te gjithë me arritjet tuaja. Ambienti ne familje do jete konfliktuar.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë fundjave duhet te mendoheni mire para se te hidhni çdo hap ju te dashuruarit ne mënyrë qe te mos e lëndoni atë qe keni ne krah. Për me shume ngjyra dhe alegri, përgatisni edhe ndonjë surprize te këndshme. Partneri do ju mahnite ne momentin qe nuk do e prisni. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare qe ditët e para te javës kështu qe gjerat për ta do ndryshojnë rrënjësisht. Ne planin financiar duhet te ndërmerrni iniciativa qe ta përmirësoni situatën ose te paktën ta mbani atë te qëndrueshme. Shëndeti do ketë edhe ndonjë shqetësim te vogël, por asgjë për t’u shqetësuar apo për t’u alarmuar. Jeta familjare do jete e turbullt.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Këtë fundjave duhet te jeni me krenare për partnerin tuaj dhe duhet t’ia shprehni atij me tepër ndjenjat. Vetëm kështu marrëdhënia ne çift ka për t’u përmirësuar. Beqaret do kenë plot mundësi te realizojnë njohje interesante dhe ditën e enjte ose te premte mund te hedhin edhe hapa. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse shpenzoni shume marramendëse gjendja do dobësohet menjëherë. Mendoni pak edhe për ditët ne vijim. Shëndeti do jete delikat. Shpesh do ndiheni pa fuqi dhe mund te keni shqetësime nga pjese te ndryshme te trupit. Filloni te kërkoni diçka me te përshtatshme për veten. Me familjaret do ketë zënka.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e mire. Do keni shume gjera te paqarta për ato qe ju kane ndodhur se fundmi dhe debatet do jene te vazhdueshme. Beqaret do ndihmohen nga disa miq te ngushte dhe do takohen me disa persona te veçante. Para se te mendojnë te hedhin hapa, mire është te njihen me thellësisht me ta. Financat ka rrezik te mos i mbani dot gjithë kohës nen kontroll kështu qe sa me pare kërkoni ndihme nga specialistet ose familjaret. Shëndeti, për fat te mire, nuk ka për te pasur shqetësime serioze. Vetëm disa mund te kenë probleme me shpinën ose stomakun, por çdo gjë do kaloje shpejt. Edhe me familjaret do i zgjidhni mosmarrëveshjet.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Jeta juaj ne çift do jete e qëndrueshme, e qete, pa pasion te madh, por edhe pa probleme. Beni gjate gjithë kohës atë qe do ndieni. Beqaret do jene tej mase magnetike dhe te shumte do jene personat qe do duan t’i kenë ne krah. Me e mira do jete te presin pak kohe, te njihen mire se secilin e me pas te bëjnë zgjedhjen e duhur. Gjendja ne sektorin e financave do ndryshoje si me magji. Do keni para edhe për te blere gjera qejfi. Shëndeti do jete goxha me i mire se me pare. Nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Pa ndihmën e askujt do arrini te përfundoni ne kohe një detyre te rëndësishme. Jeta familjare do jete si zakonisht.

Article Logic
Execution time: 0.0038728713989258