INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI i fundjavës/ Ters i madh për këtë shenjë, zbuloni si do të jetë kjo fundjavë për ju! Ripozicionohen yjet!

HOROSKOPI i fundjavës/ Ters i madh për këtë shenjë, zbuloni si do të jetë kjo fundjavë për ju! Ripozicionohen yjet!

Publikuar më: 17:23 16-11-2018

Kjo fundjavë do të ketë pasoja negative në jetën e disa prej shenjave të Horoskopit. Astrologët bëjnë thirrje që disa prej 12 shenjave të bëjnë shumë kujdes gjatë fundjavës, pasi ripozicionimi i ri i yjeve do të sjellë efekte negative.

Ja parashikimi i yjeve për fundjavën:

DASHI

21. mars – 20. prill

Gjate kësaj jave duhet te gjeni mënyrën me te mire për te rregulluar problemet qe ju kane dale ne çift ju te dashuruarve sepse ne te kundërt situata mund te ndërlikohet akoma me tepër. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe me pak i presin dhe jeta e tyre do marre një tjetër pamje. Kënaqësitë dhe emocionet kane për te qene shume te forta. Buxheti do ketë përkeqësime për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni. Po nuk i vute vetes fre keni për te pasur probleme serioze. Shëndeti here pas here mund te ketë ndonjë shqetësim, por për fat asgjë alarmante. Ne pune do merrni atë qe meritoni sipas përpjekjeve qe keni bere. Familja pa probleme serioze.

DEMI

21. prill – 21. maj

Do jepni maksimumin gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do e ndryshoni për mire atmosferën e jetës ne çift. Edhe ata qe kane pasur probleme serioze do ndihen shume me te qete. Beqaret nuk do jene ne humorin duhur për te filluar menjëherë një lidhje. Financat do kenë aq shume përmirësime saqë edhe vete do habiteni. Do keni mundësi te kryeni shpenzime dhe te shlyeni edhe te gjitha borxhet. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Shmangni dietat drastike sepse do keni probleme serioze. Kujdes duhet te bëjnë edhe ata qe vuajnë nga diabeti. Ne pune nuk do i keni gjerat aq te thjeshta, por ne fund do ja arrini qëllimit tuaj përfundimtar. Jeta familjare do ketë tronditje.

BINJAKET

22. maj – 21. qershor

Marrëdhënia juaj ne çift nuk do jete plotësisht e qete gjate kësaj jave. Do keni kundërshtime te njëpasnjëshme me atë qe keni ne krah dhe debatet do jene te zjarrta. Beqaret nga ana tjetër do kenë mundësi për takime, por nuk do ndihen ende gati te hedhin hapa. Ne fakt me e mira është te presin dhe te binden plotësisht. Ne planin financiar duhet te tregoheni te logjikshëm me shpenzimet edhe sikur situata te jete me e normalizuar. Gjendja shëndetësore do jete shume e mire se me pare. Do ndiheni energjike dhe ne forme. Edhe ne pune do keni goxha progres dhe do ndiheni me krenare për veten. Te papunët do marrin lajme pozitive. Ne familje do mbizotërojë një klime e ngrohte.

GAFORRJA

22. qershor – 22. korrik

Mundohuni te mos e provokoni partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe te mos e bëni xheloze atë sepse do habiteni nga reagimi qe mund te ketë. Beqaret duhet te tregohen sa me te arsyeshëm qe te munden pasi vetëm kështu do gjejnë personin me te përshtatshëm dhe me te dashur. Sektori i financave do jete shume i kënaqshëm pasi kohet e fundit keni marre te gjitha masat. Sektori i shëndetit do jete tej mase delikat dhe i trazuar. Shqetësimet do i keni ne pjese te ndryshme te trupit. Ne pune ambicia do ju çojë edhe me lart nga sa e kishit menduar ndonjëherë. Te gjithë do arrijnë objektivat nëse tregohen te duruar dhe te matur. Me familjaret tregohuni te sinqerte.

LUANI

23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift do jete gjithë kohës e mbrojtur nga yjet gjate kësaj jave. Do dashuroheni me pasion me partnerin dhe zemra do ju rrahe me fort se asnjëherë me pare. Beqaret do presin me padurim takimet e caktuara nga miqtë dhe do magjepsen pas personave qe do shohin. Për ta ka shume gjase qe gjerat te ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Ne planin financiar mundohuni te mbani gjendjen te stabilizuar dhe t’i lini për ne javët ne vazhdim zgjidhjen e problemeve te hershme. Shëndeti do përmirësohet dite pas dite, ndërkohë qe te enjte do jene ne forme perfekte. Ne pune nuk do ju mungoje as motivimi e as energjia për ta rritur atje ku keni dashur. Ne familje do flisni hapur dhe do i zgjidhni mosmarrëveshjet.

VIRGJERESHA

23. gusht – 23. shtator

Partneri do jete ai qe do e udhëheqë lidhjen tuaj gjate kësaj jave dhe juve nuk do ju pëlqejë aspak kjo gjë. Mundohuni te tregoheni sa me te kuptueshëm dhe tolerante sepse me inat dhe kokëfortësi vetëm sa do e përkeqësoni marrëdhënien. Për beqaret do jete një periudhe goxha premtuese dhe e mbushur me takime interesante. Për pjesën me te madhe do ketë ndryshime pas te mërkurës. Për financat do përkujdeseni pafundësisht dhe do luftoni edhe me veten qe te ulni shpenzimet. Shëndeti do jete me i kënaqshëm se me pare, megjithatë nuk do mungoje ndonjë dhimbje koke si pasoje e lodhjes. Ne pune do bëni çdo përpjekje te mundshme për te arritur qëllimet përfundimtare. Familja pa vështirësi.

PESHORJA

24. shtator – 23. tetor

Këtë jave ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund. Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t’i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.

AKREPI

24. tetor – 22. nëntor

Përfitonin sa me shume nga ndikimi pozitiv i yjeve gjate kësaj jave për te folur me hapur me partnerin e për te zgjidhur disa mosmarrëveshje te hershme. Nëse i shmangni ende sqarimet situata sa do vije e do ndërlikohet. Beqaret nuk duhet te heqin dore nga parimet e tyre, por mire do jete te mos kërkojnë gjera te pamundura e te parealizueshme. Ne planin financiar do keni gjate gjithë kohës mbështetjen e Plutonit dhe do dini nga vështirësitë ku keni rene. Sektori i shëndetit do ketë përmirësime te njëpasnjëshme sepse gjithë kohës do dini si te përkujdeseni për veten. Ne pune jepuni prioritet gjerave me urgjente e lërini për me pas te tjerat. Jeta familjare do jete e tensionuar.

SHIGJETARI

23. nëntor – 21. dhjetor

Jave shume e paqëndrueshme ka për te qene kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do i thoni njeri tjetrit fjale te gabuara te cilat mund te lëndojnë pafund. Beqaret do kenë një jave te zakonshme. Për ta nuk do mungojnë takimet, megjithatë rastet nuk do jene aq te mira sa për te filluar lidhje serioze. Ne planin financiar, me shume se kurrë do ju duhet te tregoheni largpamës dhe te kujdesshëm. Duke pasur edhe pak ndihme nga familja keni për te arritur atje ku doni. Shëndeti nuk do jete i keq, por po u treguat edhe me te kujdesshëm me ushqimin gjendja do përmirësohet akoma me tepër. Ne pune duhet te ndiqni me përpikmëri planet qe keni bere qe te arrini majat. Jeta familjare do jete e begate.

BRICJAPI

22. dhjetor – 20. janar

Ndikimi i yjeve do jete mjaft i favorshëm për sektorin e ndjenjave gjete kësaj jave. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe do i lini pas krahëve disa probleme te se shkuarës. Edhe beqaret do kenë një jave fantastike gjate se cilës do njohin princin e kaltër me te cilin do kalojnë jetën. Financat kane për te qene shume me te mira për ata te fushës se artit dhe atyre qe merren me fushën imobiliare. Shëndeti vetëm dy ditët e para mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël nga lodhja, ndërkohë qe me pas gjerat do ecin për mrekulli. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe do arrini çdo qellim qe do i vini vetes. Jeta familjare nuk do ketë asnjë lloj te papriture te pakëndshme.

UJORI

21. janar – 19. shkurt

Jave aspak e mire kjo për ata qe janë ne një lidhje. Nga debatet e njëpasnjëshme qe do keni me partnerin do ndiheni ne ankth dhe ne merak te madh. Ata qe janë vetëm nuk duhet kurrsesi te kërkojnë t’i marrin me zor partnerin dikujt ne mënyrë qe te ndryshojnë statusin për vete. Nëse e bëjnë këtë shume shpejt do vuajnë edhe vete. Ekuilibri financiar do mbizotërojë ne çdo moment pasi ju do e dyfishoni maturinë. Po vazhduat kështu keni për ta përmirësuar tej mase situatën. Shëndeti do jete me i mire pas te enjtes sepse do merrni me më shume aktivitet fizik. Ne pune do e nisni me entuziazëm projektin e ri dhe do arrini atje ku keni menduar. Jeta familjare do jete e hareshme dhe e ngrohte.

PESHQIT

20. shkurt – 20. mars

Kjo do jete një jave vendimtare për ata qe janë ne një lidhje. Nëse keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje ne çift qe nga fillimi kësaj periudhe gjerat do fillojnë te ndryshojnë. Beqaret duhet te jene me te kujdesshëm dhe nuk duhet te besojnë verbërisht tek fjalët e bukura qe do ju thonë disa persona. Klima yjore do jete e përshtatshme qe ju te përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi qe iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni ne situata te tilla. Shëndeti gjithashtu do jete i shkëlqyer. Do keni energjinë qe do ju nevojitet. Ne pune klima do jete e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash te hidhni. Ne familje do jeni me te organizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436