SHENJAT ME TE FAVORIZUARA
Bricjapi
Ka shumë planete që shkojnë në faovrin tuaj, të cilat këtë muaj do t’ju ndihmojnë të shfaqeni mirë, në një nivel sentimental dhe profesional. Surpriza të vogla ose të mëdha mund t’ju ndihmojnë të rivlerësoni disa vendime. Është një periudhë konstruktive, e cila ju shtyn që t’i përvisheni punës, sepse do të keni shanse, të cilat ju nuk mund t’i injoroni. Nëse për një kohë të gjatë keni mbetur mënjanë, horoskopi i muajit shtator ju fton të shikoni rreth jush, sepse tani do ju duhet shumë pak për të dalë në pah.
Luani
Ju presin javë intensive dhe me angazhime, që bëhen të veçanta edhe nga një situatë astrologjike e shkëlqyer. Mos lejoni që dyshimet dhe shqetësimet të dëmtojnë vendosmërinë tuaj. Dëshira për të dalë në pah, do t’ju ndihmojë të gjeni mënyra për të shpallur qëllimet tuaja në çdo kontekst. Nëse partneri nuk ka kuptueshmërinë që ju prisni, atëherë mund të ketë tensione të vogla, veçanërisht nga dëshira juaj për të dalë në pah dhe marrë vëmendjen që meritoni.
Virgjëresha
Horoskopi i shtatorit 2018 sinjalizon se Dielli është në tranzit në shenjën tuaj të zodiakut. Kjo gjendje astrologjike bëhet edhe më e veçantë nga aspekti i shkëlqyer i Venusit dhe Marsit. Ju jeni ndër shenjat e preferuara të momentit dhe më në fund mund të zgjidhni çështjet e punës që keni provuar t’i përfundoni prej një kohe të gjatë. Gjithashtu nga pikëpamja sentimentale do të ketë një rimëkëmbje, dëshira për të gjetur qetësi më të madhe me partnerin do t’ju shtyjë të pranoni kompromise.
Peshorja
Yjet këtë muaj do t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet që kanë lindur gjatë pranverës së kaluar. Mundësitë për të filluar përsëri nuk do të mungojnë, Marsi dhe Mërkuri do t’ju japin mjetet për të ndërmarrë fillime të reja dhe projekte të reja mjaft stimuluese. Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehta për t’u menaxhuar, dhe për këtë arsye mund të ketë pasur keqkuptime apo tensione brenda çiftit. Pas një vere intensive dhe të angazhuar, përgatituni për një vjeshtë të butë, por edhe më të qetë, sepse do të keni më shumë konfirmim nga partneri juaj.
SHENJAT E ZJARRIT DHE AJRIT
Binjakët
Kthimi nga pushimi veror nuk do të jetë i lehtë për t’u kapërcyer. Duhet të gjeni një kompromis mes asaj që doni të bëni dhe atë që jeni të detyruar të bëni. Horoskopi për muajin shtator 2018 ju fton të jeni të kujdesshëm në menaxhimin e parave, sepse mund të ketë investime që në të ardhmen mund të detyroheni të mbani, dhe të cilat rrezikojnë t’ju fusin në telashe. Ky do të jetë një muaj tepër i trazuar për ndjenjat, duhet të përpiqeni të gjeni kompromis për të vazhduar të jeni së bashku, dhe më të qetë.
Shigjetari
Horoskopi i muajit pozitiv, një shenjë me iniciativë dhe e fortë si e jotja, nuk lejohet të dekurajohet nga vështirësitë që mund të karakterizojnë fillimet e reja. Në fakt, ky është muaji kur do të kërkoni mundësi të reja që do t’ju shfaqen. Ata të cilët janë të lodhur nga rutina e zakonshme, ose me vullnetin e tyre ose për shkak të një force madhore, do ta gjejnë veten të detyruar të bëjnë ndryshime në jetën e tyre. Gjithashtu në nivel sentimental, do të ketë lajme, veçanërisht për çiftet që kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë.
Ujori
Muajt e fundit kanë qenë vërtet të vështirë në nivel profesional, për shkak të Jupiterit. Shpenzimet e tepruara dhe të vështira për të menaxhuar ju kanë detyruar të jeni vazhdimisht në tension. Tani, së fundi, kjo gjendje astrologjike do të marrë fund dhe do të gjeni mënyrën për të rifituar qetësinë dhe stabilitetin në një nivel ekonomik, profesional dhe financiar. Puna dhe studimi do të jenë një përparësi që do t’ju shtyjë të vini në plan të dytë, të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dashurinë dhe familjen.
Dashi
Edhe pse ata që lindin në këtë shenjë adhurojnë sfida të reja, është normale që të kenë një ndjesi lodhjeje të thellë. Muaji shtator, megjithatë, tregon se do të ketë një rikuperim që do t’ju ndihmojë të përfundoni vitin në një mënyrë mjaft të qetë. Në fakt, Jupiteri do të kthehet në mënyrë të favorshme dhe gjatë javëve të ardhshme, lajmet në punë do të favorizojnë ata që kanë vendosur të marrin iniciativa. Kush sapo ka filluar një histori, në javët e ardhshme do të ndihet gjithnjë e më shumë i përfshirë.
SHENJAT E TOKES DHE UJIT
Gaforrja
Pas javëve të ngritjeve dhe rrëzimeve, më në fund është koha të ndiheni pak më të qetë. Ata që kanë qenë prej kohësh të përfshirë në realizimin e një projekti, janë gati për të marrë konfirmimet e shpresuara. Ajo që ka rëndësi është që të mos kesh frikë të përfshihesh, vendosja e shkëlqyer e Jupiterit dhe Venusit të ndihmon të gjesh më shumë forcë dhe energji. Në dashuri, përpiquni të shijoni momentin pa shumë kërkesa.
Akrepi
Për shumë kohë ju keni kërkuar më shumë garanci. Ju mund të keni luftuar për të gjetur rrugën tuaj, por shtatori do të jetë një muaj më i mirë dhe më pak i trazuar. Vështirësitë që kanë karakterizuar javët e fundit kanë bërë që ju të jeni skeptikë për gjërat e reja, por tejkalimi i këtij mosbesimi mund t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje më të mira. Mundohuni të jeni më tolerantë dhe mirëkuptues.
Peshqit
Muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht sfidues dhe ju kanë lejuar të realizoni sukseset që po grumbulloni. Megjithatë, duke eksperimentuar me projekte të reja ose duke ndjekur iniciativa të kërkuara mund të rezultojë të jetë një rrezik. Merrni pak kohë tani për ta vënë jetën tuaj në rregull, në dritën e ndryshimeve të shumta që kanë karakterizuar javët e fundit. Një pauzë do t’ju ndihmojë të gjeni më shumë forcë dhe të përballeni me të ardhmen me optimizëm të përtërirë.
Demi
Pas disa muajsh sfidues dhe të trazuar, më në fund mund të mbështeteni në një periudhë pak më të qetë dhe paqësore. Nuk keni ende sigurinë që ju nevojitet, por për fat të mirë vendosja e shkëlqyer e Marsit ju siguron forcë dhe energji të madhe. Kujdes nga ziliqarët në punë. Dashuria mund të marrë një rol dytësor, për momentin përparësitë tuaja janë mbi të gjitha studimi dhe puna. / Në shqip nga “Një Mendje e Bukur”.