INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e sotme, mësoni me DETAJE ç'do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e sotme, mësoni me DETAJE ç'do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 09:33 30-10-2019

DASHI

Mundohuni të shikoni përpara, përvishni mëngët, edhe nëse ndonjëherë ju duket e vështirë, pasi ka kaq shumë gjëra për të bërë dhe kaq shumë probleme për t’u marrë dhe për të zgjidhur: tani mund të ktheni faqen dhe të lini pas disa situata. Ju duhet forcë dhe guxim.

DEMI

Një ditë shumë më e mirë se sa paraardhësja, ose të paktën gjendja shpirtërore dhe mënyra juaj e trajtimit të gjërave është më e mirë, më pozitive se më parë dhe kjo ju ndihmon shumë. Mundohuni të mos shfryni nervozizmin e akumuluar në punë ose në çështje të ndryshme në dashuri. Në vend të kësaj, përpiquni të relaksoheni pak, ju keni nevojë, pas gjithë tensionit që keni grumbulluar në periudhën e fundit.

BINJAKET

Mundohuni të mbani nervozizëm dhe agjitacion në fre. Ndoshta ka përgjigje që akoma nuk vijnë, duhet të prisni edhe disa javë. Mundohuni të lehtësoni stresin, caktoni momente vetëm për veten tuaj, për t’u çlodhur.

GAFORRJA

Ju duhet të përpiqeni të jeni më pak hermetikë përsa i përket ndjenjave: është e vërtetë që zakonisht në dashuri e kuptoni veten me një vështrim, por të shprehni atë që ndjeni është edhe më mirë, nëse doni të kuptoheni plotësisht! Por do të dëshironit që partneri t’ju lexojë brenda pa thënë asnjë fjalë! Përpiquni përkundrazi të hapeni më shumë në këto ditë, dashuria mund t’ju japë atë qetësi që ende mungon në punë.

LUANI

Ditë pozitive pavarësisht faktit se mund të ketë disa pengesa të vogla: ju jeni me të vërtetë më të fortë dhe keni arritur t’i kapërceni ato në një mënyrë fantastike. Kjo është e vërtetë si në mjedisin profesional ashtu edhe në atë të punës, por edhe në dashuri dhe në jetën private. Ndoshta mbetet një dëshirë e caktuar për të ndryshuar diçka në jetën tuaj: përpiquni të kuptoni se çfarë ju bën të pakënaqur.

VIRGJERESHA

Ditë në rënie, me shqetësim dhe nervozizëm: përpiquni të mos kapeni më kot, lërini gjërat të shkojnë, sepse është vetëm një fazë shumë e shkurtër që nuk ndikon në rezultatet që do të merrni në vitin e ardhshëm, i cili do t’ju shohë fitues. Sot mundohuni të mos debatoni, të mos bini pre e provokimeve. Probleme të caktuara shtyjini për në fundjavë.

PESHORJA

Një ditë pozitive, perfekte për t’i dhënë hapësirë ​​dashurisë. Dhe do të jetë pikërisht dashuria që do ju “ngushëllojë”, nëse ka probleme në sferën profesionale. Sa i përket punës, gjërat do të zhvillohen në një mënyrë pozitive, por përpiquni të përfitoni nga mundësitë, të mos bllokoni veten.

AKREPI

Një ditë pozitive, në të cilën mund të ketë disa lajme të mira. Duket si një periudhë e mirë, e cila do të largojë të gjitha gjërat negative të përjetuara në të kaluarën. Prandaj përpiquni të mos mendoni se çfarë ka ndodhur, shikoni përpara, sepse e ardhmja që ju pret është vërtet shumë pozitive. Dashuria është shumë mirë.

SHIGJETARI

Një ditë pozitive falë tranzitit të mirë të Hënës dhe këmbënguljes së Jupiterit në shenjën tuaj. Ju jeni të favorizuar në lidhje me dashurinë, kështu që lëruni hapësirë ndjenjave, por përpiquni të qëndroni larg debateve. Edhe puna mbrohet nga yjet, mund të filloni një projekt të ri, ose diçka që sapo ka filluar do të jetë e suksesshme.

BRICJAPI

Një ditë disi e komplikuar, për shkak të Marsit disonant që mund të ju bëjë nervozë, të stresuar dhe ndonjëherë edhe pak agresivë ndaj të tjerëve. Mund të ketë probleme në punë, ndoshta të lidhura me mbledhjen e parave, por përpiquni të mos shqetësoheni shumë: këto janë vonesa që do të zgjidhen deri në dhjetor. Ka ardhur koha për të lëvizur në dashuri.

UJORI

Përpiquni të mbani këmbët në tokë, herë pas here, të jeni pak më të vëmendshëm për çështjet materiale dhe të mbani nën kontroll kostot, përpara se ta shihni veten me llogaritë si mos më keq. Sa i përket ndjenjave, ju mund të rikuperoni një histori në krizë.

PESHQIT

Ditë në rënie, në të cilën mund të ketë keqkuptime, tensione apo kontraste me ata përreth jush. Ju duhet të përpiqeni të qëndroni të qetë, të mos debatoni, edhe nëse në këtë kohë ju duket se jeni më i ndjeshëm se zakonisht dhe për këtë arsye reagoni më impulsivisht. Numëroni deri në 100 para se të flisni! / meb.al

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537