INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi i Paolo Fox për ditët e fundit të gushtit, këto shenja do të bëjnë ''namin'', zbuloni fatin tuaj!

Horoskopi i Paolo Fox për ditët e fundit të gushtit, këto shenja do të bëjnë ''namin'', zbuloni fatin tuaj!

Publikuar më: 20:39 21-08-2018

Dashi
Të lindurit në shenjën e Dashit do të kenë shumë vështirësi për t’u marrë vesh me partnerët përkatës dhe barrierat në komunikim do të jenë të pakapërcyeshme, pavarësisht përpjekjeve të dyanshme. E marta, e mërkura, e enjtja paraqiten më problematike nga ky këndvështrim. Diskutimet e bisedat shtyjini për në ditë disi më të qeta si e premtja dhe e shtuna, kur mund të merrni ndonjë lajm të mirë krejt papritur.
Demi
Mërkuri vijon t’u shkaktojë pengesa në sferën profesionale të lindurve në shenjën e Demit. Nëse jeni me pushime, do të përballeni me problemet me t’u kthyer në punë. Nëse jeni në punë, mund të hasni ndonjë vështirësi, kryesisht gjatë ditës së premte. Jeta sentimentale ecën mirë, por mbase keni nevojë që t’i jepni një hov e të provoni emocione të reja. E diela mund t’ju vijë në ndihmë për të dalë nga rutina e përditshme.
Binjakët
Java nis disi e tensionuar dhe e rënduar për të lindurit në shenjën tuaj, pasi Hëna në pozicion jo të favorshëm jua prish disi humorin. Në fakt, nuk keni arsye pse të ndiheni kështu, sepse keni në krah si Venusin edhe Mërkurin, të cilët do të sjellin ndikim pozitiv në sferën afektive dhe atë profesionale. Lajme të shkëlqyera do të merrni gjatë së premtes ose së shtunës. Nëse keni kohë që i jeni përkushtuar një projekti, më në fund, do të vilni frytet.
Gaforrja
Kjo javë paraqitet disi e rënduar për të lindurit në shenjën e Gaforres. Do të përballeni me Hënën në pozicion jo të favorshëm, kryesisht të martën, të mërkurën dhe të enjten. Gjërat nuk do të shkojnë sipas planit dhe mund të hasni vështirësi thuajse gjatë gjithë javës. Dita më me fat është e diela. Bëjini sytë katër nëse shoqëroheni me persona të shenjave që priren të tradhtojnë.
Luani
Java në vijim sjell u sjell mundësi të shumta dhe fat të lindurve në shenjën e Luanit në çdo sferë të jetës. Mërkuri në shenjë ju bën tejet joshës, ndërkohë qëVenusi në pozicion të favorshëm ju siguron një jetë në çift të qetë dhe të kënaqshme. Personat që janë beqarë, të hidhen në sulm pa hezitim, sepse do ta kenë botën në këmbët e tyre. Kujdes në ditët disi më të tensionuara që janë e premtja dhe e shtuna, kur Hëna kalon në kundërshti me shenjën tuaj.
Virgjëresha
Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës do të jenë relativisht të qetë gjatë fundit të gushtit. Hëna në kundërshti gjatë ditës së hënë dhe të diel do t’jua shtojë disi dozën e nervozizmit dhe do t’ju nxisë të shihni probleme edhe aty ku nuk ka. Nëse keni një lidhje solide, që bazohet te respekti dhe besimi reciprok, nuk keni pse të frikësoheni. Zgjidhini mosmarrëveshjet duke komunikuar me partnerin, ditët më të përshtatshme për dialog janë e marta, e mërkura dhe e enjtja.
Peshorja
Të lindur në shenjën e Peshores, dashuria po ju buzëqesh! Venusi në shenjë sjell një javë plot pasion. Të premten dhe të shtunën do të jenë ditët më emocionuese, gjatë të cilave mund të merrni ndonjë propozim apo lajm të papritur. Periudhë me fat edhe sa i përket takimeve apo mundësive të punës. Kujdes me dozën e nervozizmit sidomos gjatë së martës dhe së mërkurës.

Akrepi
Edhe pse ju duket sikur keni mbetur në vendnumëro për momentin, nuk duhet të humbni vetëvlerësimin. Pozicionimi jo i favorshëm i Mërkurit po ju shkakton vështirësi e pengesa prej disa javësh, por gjithsesi ju vjen në ndihmëJupiteri, që siguron sukses në planin afatgjatë. Kini durim, sidomos gjatë ditëve me ndikim negativ të Hënës, që janë e premtja dhe e shtuna. Përqendrohuni dhe veproni në ditët më të qeta si e marta dhe e mërkura.
Shigjetari
Të lindurve në shenjën e Shigjetarit yjet do t’i dhurojnë një javë fantastike. Ditën e hënë, Hëna nis ndikimin pozitiv në shenjë, ndaj do të jetë ditë me fat dhe me lajme të shkëlqyera edhe në sferën profesionale. Venusi ju vjen në ndihmë që ta forconi edhe më tej lidhjen sentimentale, duke shtuar dozën e komunikimit dhe mirëkuptimit reciprok me partnerin. E vetmja ditë disi e tensionuar do të jetë e diela.
Bricjapi
Përpiquni të mos bini pre e ankthit gjatë kësaj jave, edhe pse duket sikur problemet në lidhjen tuaj janë të pakapërcyeshme. Venusi në pozicion jo të favorshëm shkakton probleme në komunikim dhe e bën të vështirë mirëkuptimin me partnerin, por ju do të keni durim dhe do të arrini të gjeni një zgjidhje. Përqendrohuni kryesisht në ditët me fat që janë e marta, e mërkura dhe e enjtja, kur Hëna do t’ju ndihmojë t’i zgjidhni gjërat më me lehtësi.
Ujori
Të lindurit në shenjën e Ujorit i pret edhe një javë tjetër plot me dashuri. Venusi vazhdon t’ju mbështesë dhe t’ju falë emocione të forta. E shtuna dhe e diela do të jenë dy ditë vërtet mbresëlënëse, me dozë të lartë pasioni dhe romantizmi, falë ndikimit pozitiv të Hënës. Megjithatë, duhet të përballeni me ndikimin negativ të Mërkurit, që jua bën më të vështirë kthimin pas pushimeve dhe ju hap probleme të vogla e të mëdha në punë.
Peshqit
Kjo periudhë paraqitet plot energji për të lindurit në shenjën e Peshqve. Më në fund, do të gjeni qetësinë shpirtërore në krah të një personi vërtet të veçantë. E diela, si pasojë e ndikimit pozitiv të Hënës, do të jetë një ditë mjaft romantike. Ditë me fat janë edhe e marta, e mërkura dhe e enjtja. Kini kujdes ditën e enjte, kur mund të ndiheni disi të tensionuar./Living

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652