INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI i Shën Valentinit, 14 Shkurt 2020 sipas PAOLO FOX! Ja 4 shenjat që do kenë një ditë shumë të bukur!

HOROSKOPI i Shën Valentinit, 14 Shkurt 2020 sipas PAOLO FOX! Ja 4 shenjat që do kenë një ditë shumë të bukur!

Publikuar më: 09:32 14-02-2020

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi- Hëna nuk do të ketë më ndikim të kundërt, ku dashuria do të dalë fitimtare, veç kujdes ndaj vendimeve impulsive. Bëni mirë që të shmangni debatet e kota. Në punë, nëse nuk ka përqendrim, mund të ndodhin gabime të mundshme, sidomos në pjesën e dytë të ditës. Demi- Në dashuri mund të ketë luhatje të mëdha, pasi personi me të cilin shoqëroheni, nuk është më siç doni ju. Do e keni të vështira ta ndryshoni, ndaj ose ndryshoni sjelljen tuaj, ose ndryshoni partner/e. Në punë, mund të gjejnë sqarim disa çështje.

Binjakët- E premtja do të jetë pozitive për dashurinë, ku do keni mundësi të festoni Shën Valentinin në mënyrën më të mirë të mundshme. Mundohuni që të mos lodheni shumë, pasi angazhimet e ditës do të jenë të shumta. Gaforrja- Kjo ditë do të jetë shumë e frytshme për të kuptuar nëse raporti juaj funksionin ose jo. Ndaj mundohuni që të bëni kujdes, pasi nuk është një moment i thjeshtë, edhe pse në raport me fillimjavën, situata do të jetë më mirë. Në punë mundohuni që të shmangni komplikimet. Luani- Mund të ketë vonesa ose komplikime në dashuri, ku mund të të ketë shqetësime të cilat do i vendosin gjërat në diskutim. Mundohuni që të sqaroheni. Në punë, duhet të nxirrni në pah të drejtat tuaja.

Virgjëresha- Mundohuni që të krijoni më shumë hapësirë për dashurinë gjatë kësaj dite, pavarësisht angazhimeve dhe nxitimit që keni. Ndonjë problem financiar, mund të shkaktojë vonesa në pagesa. Peshorja- Mundohuni që të mbani nën kontroll humorin në çift, ku nëse keni kaluar një krizë duhet të bëni kujdes që ta zgjidhni. Në punë, bëni mirë që të përvishni mëngët.

Akrepi- Në sajë të ndikimit të Venusit në shenjën tuaj, dashuria do të bëhet më e bukur. Edhe ata që janë vetëm do të kenë më shumë mundësi, mjafton që të hidhen në lojë. Në punë do të merrni përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh. Shigjetari- Keni dëshirë për të rregulluar diçka që është krisur. Ndoshta nuk do e keni të lehtë dhe do të tensionoheni. Në sferën profesionale, ka shumë mundësi që të merrni një vendim të rëndësishëm.

Bricjapi- Në sferën sentimentale do të jeni disi të acaruar, edhese Hënën nuk do e keni më kundër. Mundohuni veçse që të mos mendoni më shumë për të kaluarën. Një takim i veçantë parashikohet në sferën profesionale. Ujori- Do të ketë një acarim për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, ndaj mundohuni që të organizoni diçka të këndshme, shkruan noa.al. Në punë, bëni mirë që ti shtyni gjërat për javën e ardhshme. Peshqit- Duke nisur nga kjo ditë deri në fundjavë, do të ketë rikuperim të ndjeshëm në dashuri, ku gjërat do të ecin dukshëm më mirë. Mundohuni veçse që të mos i jepni më shumë hapësirë kujt nuk e meriton. Në punë, do të keni dëshirë për të triumfuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211