INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi i të mërkurës! Shenja më e lumtur do të jetë ...

Horoskopi i të mërkurës! Shenja më e lumtur do të jetë ...

Publikuar më: 08:36 07-08-2019

Dashi-Ndikimi pozitiv i Venusit do e beje jetën tuaj ne çift edhe me te bukur sot. Do i rrezoni te gjitha tabute dhe do bëni atë qe ndieni. Shpesh do iu duket sikur vërtet jeni ne një ëndërr. Beqaret do kenë disa takime, por ato do ua trazojnë edhe me tepër jetën. Kujdes! Te ardhura do vijnë duke u përkeqësuar. Beni shume kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Demi-Ne planin sentimental me ne fund do iu gjeni zgjidhje problemeve dhe do ndiheni disi me te qete. Gjerat mund te zgjidhen shume mire me pak mirëkuptim dhe tolerance. Beqaret do përdorin te gjitha armët qe kane për te joshur, mirëpo nuk do ia arrijnë dot qëllimit. Financat do kërkojnë me tepër vëmendje dhe përkujdesje nga ju. Po i late pas dore do keni vështirësi me vone.

Binjaket-Do e admironi jashtë mase partnerin tuaj gjate kësaj dite për shkak te sjelljes se tij kundrejt jush. Ai do lere gjithçka pas dore vetëm qe t’iu beje juve te ndiheni sa me mire. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sesa te përballen me zhgënjime me pas. Financat do jene ne te njëjtën gjendje siç kane qene me pare. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Gaforrja-Për çiftet dita e sotme do jete e mrekullueshme. Do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do përjetoni ndjesi te paprovuara me pare. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm dike për ta pasur pranë, por gjithçka do iu ndodhe si me magji. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar mos ndiqni instinktin, por mendoni çdo gjë me kujdes para se te kryeni ndonjë investim.

Luani-Ata qe janë ne një lidhje do kenë nevoje për ndryshime te menjëhershme ne jetën e tyre. Pa hedhur asnjë hap flisni njëherë me partnerin tuaj. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe gjithçka do ndryshoje për ta. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me menaxhimin e te ardhurave ne mënyrë qe situata te mos ketë asnjë tronditje.

Virgjëresha-Nëse nuk i kushtoni rëndësinë e duhur partnerit tuaj sot, marrëdhënia me te do ketë luhatje. Mire do jete te tregoheni me te disponueshem dhe me te përkujdesur me te. Beqaret duhet ta mbyllin njëherë e mire kapitullin e se shkuarës dhe te fillojnë një kapitull te ri. Situata financiare do jete e qëndrueshme dhe aspak problematike. Ruajeni sa me gjate këtë gjendje.

Peshorja-Çiftet do kenë një dite me shume fat sot. Gjithçka qe do doni do iu plotësohet si me magji. Çastet e lumtura do jene te njëpasnjëshme. Beqaret duhet te tregohen te matur. Jo te gjithë pëlqejnë lajkat dhe përkëdheljen kështu qe kujdes. Ne planin financiar fati do jete me ju. Do keni te ardhura edhe për te shpenzuar edhe për te hequr mënjanë për te ardhmen.

Akrepi-Dite përgjithësisht e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Ambienti do ngrohet se tepërmi dhe ju do ndiheni me se miri. Beqaret do qëndrojnë shume indiferente ndaj personave qe do i joshin sepse ende nuk duan te nisin një histori dashurie. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë duhet pasur kujdes me çdo shpenzim te tepruar. Nuk do ketë me kthim mbrapa.

Shigjetari-Dite sensuale dhe e mbushur me emocione te fuqishme kjo e sotmja për te dashuruarit. As vete nuk do e besoni sesi ambienti do behet aq i ngrohte. Beqaret do vazhdojnë me te njëjtën rutine sepse nuk pritet qe gjerat te ndryshojnë. Perspektivat financiare janë te mira. Me ne fund do e stabilizoni situatën dhe do ndiheni shume me te qete se me pare.

Bricjapi-Do iu pëlqejnë jashtë mase ndryshimet qe do ndodhin sot ne jetën tuaj ne çift. Qetësia dhe rutina kishte kohe qe iu kishte ardhur ne maje te hundës. Beqaret do kenë takime mjaft premtuese te cilat do ua ndryshojnë menjëherë jetën. Urani do jete planeti me i favorshëm për financat. Ato do fillojnë dalëngadalë te ekuilibrohen pas një periudhe te vështirë.

Ujori -Dita e sotme nuk do jete ashtu si e prisnit. Do ju duhet te bëni shume durim ne mënyrë qe atmosfera te mos nxehet me shume se sa duhet. Beqaret as sot nuk do kenë fat dhe do mbeten serish vetëm. Mos bëni asgjë me zor sepse do lëndoheni me vone. Ne planin financiar ruajeni sa te mundni vigjilencën dhe mos bëni çmenduri me shpenzimet.

Peshqit-Jeta ne çift do jete e mire sot edhe pse pasioni nuk do ndizet aq fuqishëm sa ju e kishit menduar. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret do kenë një takim mbresëlënës i cili do ua ndryshoje njëherë e përgjithmonë te ardhmen. Ne planin financiar do kryeni transaksione dhe investime te rëndësishme. Çdo gjë do shkoje me se miri.

Article Logic
Execution time: 0.0041821002960205