INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI javor(12- 18 dhjetor)! Ja surprizat e mëdha që ju presin! Kujt do ti ecë vërtet ters e kujt mbarë!

HOROSKOPI javor(12- 18 dhjetor)! Ja surprizat e mëdha që ju presin! Kujt do ti ecë vërtet ters e kujt mbarë!

Publikuar më: 17:00 09-12-2018

Dashi
Këtë javë do të merrni lajme të mira. Më në fund, duke filluar që nga dita e enjte, planeti Mërkur do të fillojë të ndikojë në favorin tuaj. Do të keni risi pozitive në aspektin profesional, ndërsa e diela do të jetë një ditë e bukur për sa i përket emocioneve. E vetmja e metë do të jetë një situatë disi e rënduar ditën e hënë për shkak të Hënës në pozicion të pafavorshëm.

Demi
Më në fund, duke filluar që nga dita e enjte, planetin Mërkur nuk do ta keni më kundër. Do të mund t’i hidhni pas krahëve vështirësitë e periudhës së fundit dhe një çështje që e keni veçanërisht për zemër mund të gjejë zgjidhje. Bëni kujdes në aspektin sentimental, sepse Venusi mund t’ju bëjë një shaka të shëmtuar.

Binjakët
Për fat të keq, planeti Mërkur do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën e Binjakëve për këtë javë. Duke filluar nga dita e mërkurë mund të hasni pengesa në aspektin profesional. Pikërisht për këtë arsye e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë të vështira. Për fat, ditën e diel Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe do t’ju dhurojë emocione të bukura.

Gaforrja

Java nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse Hëna në pozicion të pafavorshëm do të ndikojë që të ndiheni të lodhur dhe të stresuar. Mos u shqetësoni, sepse situata do të përmirësohet gjatë ditëve në vazhdim. E enjtja, e premtja dhe e shtuna do të jenë ditë me fat. Gjatë atyre ditëve do të jeni të favorizuar për takime, prandaj dilni dhe shijojeni jetën.

Luani
Në ditët e para të javës do të ndiheni disi të tensionuar. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë të vështira të mbushura me tension. Mund të hasni vështirësi si në aspektin profesional edhe në atë personal. Më pas, ditën e enjte, Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj dhe situata do të përmirësohet. Prandaj çështjet e rëndësishme shtyjini për atë ditë kur klima të jetë më e qetë.

Virgjëresha
Për momentin planetin Mërkur nuk do ta keni aleat. Duke filluar nga dita e enjte, mund t’ju krijohen probleme në aspektin profesional dhe të bëni debate të nxehta me eprorët dhe kolegët. Edhe pozicionimi i pafavorshëm i Hënës të enjten, të premten dhe të shtunën vetëm sa do t’ju bëjë të ndiheni më keq. Për fat, Venusi do të ndikojë për mirë, duke ju dhuruar pasion në jetën tuaj sentimentale.

Peshorja
Mos u shqetësoni nëse java nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse do të mund ta merrni veten gjatë ditëve në vazhdim. Mërkuri, i cili do të kthehet nga shenja juaj ditën e enjte, do të ndikojë që të keni risi dhe surpriza pafund. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me fat. E diela nuk do të jetë një ditë fort e mbarë, sepse Hënën do ta keni kundër.

Akrepi
Përfitoni nga prania e Mërkurit në shenjë për të bërë përpara në aspektin profesional, për të propozuar projektet tuaja. Të gjitha iniciativat tuaja do të mirëpriten, megjithëse më pas mund të hasni ndonjë vështirësi. Do të jeni shumë të favorizuar në fushën e ndjenjave. Venusi do t’ju dhurojë ditë të mbushura me pasion, sidomos të premten dhe të shtunën. Të martën dhe të mërkurën mund të ndiheni disi nervozë.

Shigjetari
Pritet që të merrni lajme të shkëlqyera. Të enjten, planeti Mërkur do të kthehet nga shenja juaj, duke shënuar fillimin e një periudhe vërtet me fat në aspektin profesional dhe personal. Këshillohet të tregoheni të kujdesshëm gjatë ditëve të enjte, të premte dhe të shtunë, sepse Hëna në pozicion të pafavorshëm mund t’ju bëjë të ndiheni disi nervozë. E diela do të jetë një ditë e qetë.

Bricjapi
Java do të fillojë bukur, sepse që në krye të saj Hëna do të kthehet nga shenja juaj duke ju dhuruar një fillim jave vërtet të veçantë. Venusi gjithashtu në pozicion të favorshëm do t’ju dhurojë qetësi dhe mirëkuptim në jetën në çift, ndërsa Mërkuri do të ndikojë në përshpejtimin e punëve tuaja. E diela do të jetë një ditë disi e vështirë dhe mund të ndiheni në humor të keq.

Ujori
Situata juaj sentimentale vazhdon të jetë delikate. Lidhja me partnerin vazhdon të jetë e tensionuar. Të paktën në aspektin profesional gjendja duket më e mirë. Duke filluar nga dita e enjte, Mërkuri do të ndikojë në favorin tuaj dhe ju së shpejti do të merrni lajme të mira. E hëna nuk do të jetë një ditë fort e mbarë, ndërsa e marta dhe e mërkura do të jenë ditë me fat.

Peshqit
Ditën e enjte, për fat të keq, Mërkuri do të largohet nga shenja juaj. Gjatë javëve në vazhdim do të përballeni me ndërlikime në aspektin profesional. Për sa i përkeq aspektit sentimental, do të vazhdojë periudha idilike në krah të njeriut të zemrës. Të enjten, të premten dhe të shtunën Hëna do të kthehet nga shenja juaj, duke ju dhuruar shumë fat.

Article Logic
Execution time: 0.0042719841003418