INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI javor (15-21 Tetor) sipas Paolo Fox! Ja si do të jetë kjo javë për ju, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet!

HOROSKOPI javor (15-21 Tetor) sipas Paolo Fox! Ja si do të jetë kjo javë për ju, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet!

Publikuar më: 16:01 14-10-2018

Dashi

Java nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme për të lindurit në shenjën e Dashit. Do të ndiheni në humor të keq dhe kush ju qëndron pranë do të bëjë mirë të mos jua shtojë nervozizmin. Por si shpërblim për sikletin që po hiqni, të mërkurën, të enjten dhe të premten do ta merrni veten më së miri dhe do të ndieni emocione pozitive. Në dashuri, bujaria juaj do të shpërblehet.

Demi

Ky do të jetë një muaj i vështirë për të lindurit në shenjën e Demit dhe edhe kjo javë nuk bën përjashtim. Me Mërkurin dhe Venusin në pozicion të pafavorshëm, do të përjetoni momente të vështira si në aspektin personal edhe në atë profesional. Ditët më të vështira do të jenë e mërkura, e enjtja dhe e premtja. Këtë javë as Hënën nuk do ta keni aleate. Situata do të përmirësohet andej nga fundjava.

Binjakët

Këto kohë do të ndiheni të mërzitur, sidomos të hënën dhe të martën ku për shkak të mungesës së stimujve mund të bëni ndonjë gjest impulsiv vetëm për t’i trazuar paksa punët. S’ka dyshim se kush i përket kësaj shenje nuk e duron dot monotoninë. Të mërkurën, të enjten dhe të premten Hënën do ta keni në shenjën tuaj dhe do t’ju sjellë fat. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të tensionuara.

Gaforrja

Mos u shqetësoni nëse të hënën dhe të martën do t’ju duket se gjithçka po shkon keq. Kjo ndodh si pasojë e pozicionimit të pafavorshëm të Hënës. Në ditët në vazhdim situata do të përmirësohet së tepërmi dhe do të përjetoni momente vërtet të veçanta. Venusi në shenjën tuaj do t’ju dhurojë qetësi dhe pasion, ndërkohë që Mërkuri ju favorizon në aspektin profesional.

Luani

Kjo nuk do të jetë një javë shumë e mbarë për ju. Mërkuri i kthyer në pozicion të pafavorshëm ju krijon pengesa në marrëdhëniet me të tjerët. Ky nuk është momenti i përshtatshëm për të ndërmarrë iniciativa të reja. Edhe në aspektin e ndjenjave situata nuk parashikohet pozitive. Do të keni zënka dhe mosmarrëveshje. Ditët më të vështira do të jenë e mërkura, e enjtja dhe e premtja.

Virgjëresha

Ju pret një javë e qetë, gjatë së cilës nuk do të mungojnë lajmet e mira, sidomos të hënën dhe të martën. Mërkuri do të ndikojë pozitivisht në zgjidhjen e disa problemeve në aspektin profesional si edhe që të gjeni kontaktet e duhura për të çuar përpara projektet tuaja. Venusi ju favorizon në aspektin sentimental. Bëni kujdes të shtunën dhe të dielën, sepse falë pozicionit të Hënës mund të ndiheni në humor të keq.

Peshorja

Java do të rrjedhë e qetë, pa tronditje të mëdha. Ditët më pozitive do të jenë e mërkura, e enjtja dhe e premtja, ku me Hënën në shenjën tuaj gjërat do t’ju ecin mbarë në aspektin profesional edhe në atë sentimental. Të hënën dhe të martën mund të ndiheni paksa nervozë, sepse punët mund të mos shkojnë siç shpresonit. Por, nuk është asgjë serioze dhe gjithçka do të gjejë zgjidhje së shpejti.

Akrepi

Pa dyshim që vendin e parë për këtë javë e zë shenja e Akrepit. Si Venusi edhe Mërkuri janë kthyer nga shenja juaj dhe do të ketë zhvillime të reja të ngjarjeve në çdo aspekt të jetës suaj. Për beqarët parashikohen takime shumë interesante, ndërsa ata që janë në një marrëdhënie të konsoliduar do të zbulojnë sërish pasionin në lidhjen e tyre. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të shkëlqyera.

Shigjetari

Është e këshillueshme që këtë javë të reflektoni thellë për jetën dhe projektet tuaja. Mund të keni ndjesinë se po ndiqni rrugën e gabuar. Të mërkurën dhe të enjten Hëna do të kthehet nga shenja juaj. Ky fakt do t’ju ndihmojë që t’i kuptoni më mirë gjërat dhe të merrni drejtimin e përshtatshëm për ju. Bëni kujdes të shtunën dhe të dielën, sepse mund të lindin tensione në familje.

Bricjapi

Do ta filloni javën në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse këto ditë do të keni mbështetjen e yjeve. Të hënën dhe të martën mund të merrni një përgjigje apo një lajm që e prisnit prej kohësh. Dashuria shkon më së miri. Së shpejti do të kuptoni se keni në krah një partner të gatshëm të bëjë gjithçka për ju. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të paharrueshme të mbushura me romantizëm.

Ujori

Ky nuk do të jetë një muaj i mbarë. Edhe Venusi, edhe Mërkuri i kanë kthyer shpinën kësaj shenje. Falë ndikimit të Hënës, situata do të përmirësohet disi. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat, gjatë të cilave do të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin si edhe do t’i jepni zgjidhje ndonjë çështjeje të mbetur pezull. Nëse keni në mendje ndonjë projekt, shtyjeni për një periudhë të mëvonshme.

Peshqit

Edhe gjatë kësaj jave do të vazhdoni të përjetoni ditë të mbushura me dashuri. Venusi ju favorizon dhe do të ndieni emocione të forta. Për beqarët parashikohen takime të reja dhe interesante, sidomos në fundjavë. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të shkëlqyera, sepse Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe do t’ju favorizojë në aspektin e ndjenjave, duke bërë që të lindin dashuri të reja dhe pasione të mëdha.

Article Logic
Execution time: 0.0041828155517578