INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI JAVOR (16-22 DHJETOR) sipas Paolo Fox, mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI JAVOR (16-22 DHJETOR) sipas Paolo Fox, mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 15:29 16-12-2019

DASHI

Për horoskopin e javës, pasi keni kaluar disa ulje-ngritje në ditët e fundit, marrëdhënia me partnerin do të përmirësohet ndjeshëm. Do të keni mundësi të bisedoni përsëri me të, në vend që ta mbylleni në heshtje në veten tuaj, qoftë edhe për bezdinë më të vogël. Nëse jeni beqarë, situata juaj sentimentale mund të ndryshojë nga sot nesër! Me siguri do të keni një takim domethënës këtë javë dhe do të keni dëshirë të mësoni më shumë rreth këtij personi interesant në sytë tuaj. Në punë këtë herë, nuk bëhet fjalë vetëm për të ndërmarrë nisma të reja, por me siguri do të duhet të ndryshoni plotësisht situatën tuaj profesionale. Yjet do t’ju lejojnë të shpresoni për një ndryshim rrënjësor ose riorientim të fushës së veprimtarisë, me gjithë suksesin që mund të shpresoni.

DEMI

Ata që janë në çifte do të lodhen nga rutina e jetës së bashku. Preferoni të vini në lojë partnerin apo partneren tuaj. Ndoshta edhe ta bëni atë xheloz apo xheloze, madje edhe me rrezikun që ta dëshpëroni. Në vend që ta lini në një gjendje sentimentale pa surpriza. Pse të mos mendoni të ndiqni një hobi interesant apo një aktivitet së bashku? Ju po kërkoni diçka të re, veçanërisht nëse e keni ndjerë shumë gjatë peshën e monotonisë. Në punë, nën ndikimin e planetit Uran, karriera juaj mund të marrë një kthesë të re dhe më premtuese. Por mos lejoni që të magjepseni nga propozime tepër tërheqëse. Këshillohuni me specialistë. Do të ishte e preferueshme të firmosni marrëveshje vetëm nëse jeni të sigurt se nuk jeni gabim.

BINJAKET

Horoskopi i javës së ardhshme raporton se të lindurit në shenjën e Binjakëve do të bëjnë shumë përpjekje për të rinovuar jetën e çiftit. Do të shtoni romancë në marrëdhëniet tuaja. Rezultatet e lumtura nuk do të vonojnë shumë. Falë një Hëne të mrekullueshme, ju mund të mbështeteni në një bukuri të shkëlqyeshme, që do t’i bëjë madje edhe njerëzit beqarë veçanërisht karizmatikë. Disa të lindur në shenjën tuaj do të takojnë njerëz të rinj. Do të tërhiqen fort nga njerëz të bukur dhe të rinj. Në punë, do të ndiheni më të qetë dhe të sigurt se zakonisht. Kjo gjendje e mirë do t’ju lejojë të jeni në gjendje të llogarisni edhe mbështetjen e eprorëve tuaj dhe miqësinë e kolegëve. Megjithatë, pa ngadalësuar dëshirën tuaj për të evoluuar.

GAFORRJA

Ka të ngjarë që në nivelin sentimental, ata që lindin në shenjën e Gaforres do të jenë shumë idealistë. Ju mendoni se mund të shmangni të gjitha problemet dhe të organizoni një fundjavë të bukur për të lënë pas problemet e fundit. Kini kujdes që të mos jeni shumë optimistë! Zbritni shpejt nga reja juaj e vogël rozë dhe mësoni se ëndrrat tuaja nuk kanë të bëjnë fare me realitetin. Sharmi juaj do të jetë veçanërisht i efektshëm. Një takim i rëndësishëm mund të ndodhë të enjten. Mbi të gjitha, mos kini turp; do të ishte turp të humbisnit një rast kaq të madh! Në punë mund të mbështeteni në një pasuri të madhe. Ju ka mbështetur javët e fundit dhe do të intensifikohet këto ditë, duke ju ndihmuar të realizoni dëshirat tuaja në kontekstin e punës. Stabiliteti profesional do të mbizotërojë. Dhe ky aspekt i Neptunit tregon se do të ketë një zhvillim të rëndësishëm në karrierë.

LUANI

Më në fund do të jeni në gjendje të zgjidhni problemet tuaja më të vështira sentimentale. Dhe do të jeni të mbrojtur nga surprizat e pakëndshme. Bashkëshorti a bashkëshortja juaj juaj do t’ju japë prova për lidhjen. Do të vazhdoni të punoni për përmirësimin e situatës. Koha do të zgjidhë shumë gjëra. Ata që janë beqarë me siguri do të takojnë shokun e tij të shpirtit këtë javë falë aspekteve pozitive të Mërkurit. Dëshira juaj për të gjetur një shtëpi ka të ngjarë të përmbushet. Ju duhet energji e madhe këtë javë. Ju mund të përqendroheni në disa projekte profesionale në të njëjtën kohë. Rutina e përditshme do të trazohet disi, por do të jeni në gjendje ta përballoni. Do të merrni rezultate që do t’ju habisin.

VIRGJERESHA

Horoskopi i javës raporton tension në dashuri. Dakordësimi me partnerin nuk do të jetë i lehtë. Do të jetoni ditë të qeshura, por gjithashtu do të kaloni ditë kur do të keni pa dyshim, momente dekurajimi. Nëse bëni përpjekje, disa keqkuptime do të davariten dhe qielli juaj shpejt do të bëhet i qartë. Shijoni përfitimet e Venusit në një pamje të mrekullueshme. Një miqësi e sinqertë do të ngrohë zemrën tuaj. Jupiteri, planeti i konflikteve, do të krijojë një klimë mjaft të tensionuar në mjedisin tuaj profesional. Por është gjithashtu i njëjti planet që do t’ju lejojë të pushtoni një pozicion të denjë për cilësitë tuaja.

PESHORJA

Për çifte që janë bashkë prej një kohe të gjatë, java e ardhshme do të jetë shumë interesante. Shumë detaje të jetës së përditshme dhe familjes do të jenë në hije, për të bërë vend për ndjenjat. Ata që janë beqarë do të jenë shumë entuziastë për njohjet e reja dhe do të mendojnë se më në fund kanë gjetur një person për ta dashur. Sidoqoftë, mos u rrëmbeni shumë shpejt. Jetoni të tashmen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe prisni të shihni se si po shkojnë gjërat. Në një nivel profesional, mos merrni përsipër angazhime shumë të rënda. Jini shumë të kujdesshëm. Jini të përpiktë, të disiplinuar për të përballuar grackat që dalin në rrugën tuaj.

AKREPI

Horoskopi i përjavshëm raporton se falë fluksit të mirë të Neptunit, çiftet që kanë qenë së bashku për ca kohë do të gjejnë bashkëpunim dhe mirëkuptim më të madh. Bëhuni gati për ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Një takim shumë i rëndësishëm mund të zhvillohet gjatë javëve të ardhshme. Do të zbuloni që ky person mund t’ju sjellë lumturi për një kohë të gjatë, duke krijuar një lidhje të veçantë. Në punë do jeni plot energji, entuziazëm dhe ide të mira. Pra do të keni burime të shkëlqyera në dispozicion për të bindur të gjithë se jeni ndër më të mirët në profesionin tuaj.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj periudhe, çiftet tashmë të formuara shumë kohë më parë do të merren kryesisht me konsolidimin e bashkimit të tyre. Të dy do të punojnë së bashku dhe zgjerojnë familjen. Shumë do të duan të kenë një fëmijë. Ose do të konsolidojnë një bashkim duke zyrtarizuar historinë e tyre. Eshtë një kohë e mrekullueshme për ndjenjat. Yjet do të rrisin dëshirën tuaj për dialog dhe bashkëpunim. Nuk është për t’u habitur, hijeshia juaj do të jetë në maksimum. Një takim i këndshëm mund t’ju ndihmojë të sqaroni gjërat. Në punë, shumë planetë do t’ju ndihmojnë të arrini ambiciet tuaja. Të favorizuar edhe nga mbështetja e Diellit, do të entuziazmoheni kur të shihni përpjekjet tuaja të njihen. Konfigurimet e mira që Jupiteri do të formojë me planetët e tjerë do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja.

BRICJAPI

Për horoskopin e javës, Venusi në aspektin harmonik do të promovojë shumë stabilitetin sentimental. Në krahasim me javët e fundit, do të jeni më të gatshëm të doni. Do të keni një qëndrim shumë pozitiv. Yjet këtë javë favorizojnë takimet, dhe ato do t’ju mbështesin në profesionin tuaj. Prandaj, shfrytëzoni rastin të provoni veten. Nëse është e nevojshme, kryeni disa projekte në të njëjtën kohë. Mos u shqetësoni nëse duhet të zbatoni afatet, sepse mund të llogarisni edhe mbështetjen e njerëzve të vlefshëm.

UJORI

Pas ditëve që kanë qenë mjaft të çrregullta, jeta e çiftit do të jetë më harmonike. Do të mendoni se do të përmirësoni edhe jetën tuaj shoqërore. Kjo do t’ju lejojë të keni takime interesante, të merrni njohuri të vlefshme dhe të krijoni marrëdhënie më të thella me të tjerët. Një periudhë rikuperimi po pret për ju. Mbrojtja e fuqishme që Dielli, Jupiteri dhe Saturni do t’ju japin duhet t’ju sjellë një lajm interesant në dashuri, dhe më shumë madje. Shfrytëzojeni mundësinë për të parashtruar idetë tuaja në punë, nuk do të pendoheni për të. Nga ana tjetër, ambicia juaj do të zgjohet. Dilni shpejt nga topitja që karakterizoi periudhën e fundit dhe tregoni se çfarë mund të bëni gjatë vitit 2020.

PESHQIT

Për horoskopin e javës do të mbështeteni mirë në një nivel sentimental. Do të gjeni mundësinë për të kënaqur partnerin. Do të tregoheni të ndjeshëm ndaj nevojave dhe mirëkuptues. Do të jeni të kënaqur me gjendjen tuaj sentimentale, duke shijuar plotësisht gëzimet që bashkëjetesa sjell çdo ditë në jetën e përditshme. Ata që janë beqarë duhet të përfitojnë nga Venusi, perëndeshë e dashurisë, e cila do t’ju bëjë të jetoni në një klimë të këndshme. Më të shoqërueshëm se zakonisht, do të doni të shfrytëzoni mundësinë për të takuar njerëz të rinj. Sharmi juaj do të funksionojë në mënyrë perfekte dhe ju mund të josheni nga dikush. Në punë, mos luftoni kundër përparimit. Përkundrazi, do të përshtateni pa pritur./ meb.al

Article Logic
Execution time: 0.0041708946228027