INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI JAVOR (16-22 SHTATOR) sipas Paolo Fox/ Zbuloni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT gjatë kësaj jave!

HOROSKOPI JAVOR (16-22 SHTATOR) sipas Paolo Fox/ Zbuloni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT gjatë kësaj jave!

Publikuar më: 08:32 16-09-2019

Ky është horoskopi javor, 16-22 shtator 2019.

Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje

Dashi: Kjo javë do të jetë përgjithësisht pozitive. Do të kërkoni ndryshime në jetën tuaj dhe do të dëshironi një stimul në aspektin sentimental. Nëse partneri nuk është dakord me ju, mund të jetë e nevojshme të bëni disa kritika. Beqarët duhet të bëjnë kujdes me aventurat. Në aspektin profesional, do të keni shumë të dëshirë të punoni, por nuk përjashtohet mundësia e mosmarrëveshjeve në ambientet e punës. Megjithatë, në punë do të jeni aktiv dhe dinamik. Me mbështjetjen e Marsit, nuk do të keni asnjë vështirësi për të udhëhequr projektet tuaja. Por duhet të prisni pak për t’i bërë iniciativat tuaja më të efektshme. Dielli është pozitiv në shenjën tuaj, gjë e cila do të thotë se do të jeni të fortë dhe do të përjetoni një gëzim të madh gjatë kësaj jave. Yjet ju këshillojnë të menaxhoni me kujdes financat.

Demi: Nëse jeni të martuar, duhet të bëni kujdes nga veprimet e nxituara, të cilat mund të shkaktojnë pasoja serioze në lidhjen tuaj. Përpiquni të tregoheni sa më pasionant, pasi në këtë mënyrë do t’i shmangni çdo mosmarrëveshjeje. Beqarët nuk duhet të heqin dorë nga historitë e fundit dhe nga dëshira për të provuar eksperienca të reja, pasi këto ditë mund të keni tkaime me fat. Në aspektin profesional do të jeni në gjendje të realizoni ambiciet tuajat, të paktën një pjesë të tyre. Prandaj, këshilloheni të konsolidoni pozicionin tuaj profesional. Bëni kujdes nga ushqimet e tepërta!

Binjakët: Këtë javë do të keni lajme të mira në dashuri. Do të përjetoni ndjenja më pasionante. Mund ta bëni partnerin xheloz, vetëm për të mbajtur zgjuar interesin dhe dëshirën e tij për ju. Yjet ju këshillojnë t’i kushtoni më shumë rëndësi çështjeve të zemrës. Nëse jeni beqar, këtë periudhë do të keni shanse të mira për të pasur fat në dashuri. Dielli në shenjën tuaj do të rizgjojë ambicien tuaj për sa i përket aspektit profesional. Përpjekjet tuaja do të japin fryte dhe do të ketë konfirmime për shumë prej jush. Nëse jeni në një fazë të vështirë profesionale, duhet të përpiqeni të jepni maksimumin tuaj për të zgjidhur situatën.

Gaforrja: Yjet ju këshillojnë që gjatë kësaj jave të bëni kujdes në aspektin sentimental. Mund të keni dyshime ndaj partnerëve tuaj, të cilat mund të jenë të pabazuara në fakte. Me pak fjalë, gjithçka do të ndodhë në mendjen tuaj. Përpiquni të jeni më të qartë dhe kjo do t’ju ndihmojë për të shmangur keqkuptimet që mund të vijnë nga dyshimet. Mund të krijoni njohje të reja, por askush nuk do të arrijë të fitojë interesin tuaj. Sa i përket aspektit profesional, Dielli do t’ju favorizojë për përfundimin me sukses të një projekti, me të cilin keni një kohë të gjatë që po merreni. Megjithatë, Urani mund t’ju krijojë disa pengesa të reja, ndaj duhet të tregoheni të përgatitur dhe të kujdesshëm në çdo rast. Nga ana tjetër, Marsi do t’ju favorizojë në përmirësimin e vitalitetit dhe dinamizmit tuaj.

Luani: Nëse jeni në lidhje dhe kohët e fundit keni pasur probleme, duhet të merrni përsipër përgjegjësitë tuaja, në mënyrë që partneri të mos gjejë shteg për t’ju kritikuar. Ky veprim do të ndikojë që pasioni mes jush të rritet. Mos harroni se synimet e mira mund të sjellin gjithmonë kënaqësi të veçanta në aspektin sentimental. Kjo javë do të jetë përgjithësisht pozitive për dashurinë. Në aspektin profesional, mund të keni keqkuptime dhe mosmarrëveshje. Keni shumë për të bërë dhe yjet ju këshillojnë t’i mirëorganizoni gjërat për të kufizuar sa më shumë pasojat e ngjarjeve të paparashikuara. Dielli në shenjën tuaj do t’ju favorizon në perspektivat tuaja për të ardhmen. Gjithashtu këtë javë do të keni edhe mbështetjen e Jupiterit. Vitaliteti juaj do të jetë i shkëlqyeshëm dhe gjithçka do t’ju duket më e lehtë për t’u realizuar.

Virgjëresha: Kjo javë do të jetë e tensionuar në aspektin sentimental për ata që janë të martuar. Vetëm një dyshim i vogël mund t’i prishë ekuilibrat e marrëdhënies suaj. Për të rifituar harmoninë në çift, duhet të bëni një hap prapa. Për ata që janë beqarë, kjo nuk është koha e duhur për të ndërmarrë rreziqe. Mund të takoni dikë që do t’ju bëjë të ëndërroni. Por kini kujdes! Mos e lëshoni veten që në momentin e parë, por tregohuni të rezervuar! Komplikimet mund t’ju shoqërojnë edhe në aspektin profesional. Yjet ju këshillojnë të tregoheni më të kujdesshëm dhe të matur në punë! Kini kujdes gjithashtu nga besimi i tepruar në vetvete. Duhet të mendoheni mirë përpara se të veproni, përndryshe do të përballeni me situata të pakëndshme. Kjo periudhë është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme që mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj profesionale. Do të jetë më mirë të prisni edhe pak për të ndërmarrë projekte të reja.

Peshorja: Me Venusin pozitiv në shenjën tuaj, aspekti sentimental do të kalojë një fazë butësie dhe sensualiteti. Për beqarët, puna mund të jetë në planin tuaj të parë dhe nuk do ta lejoni veten të krijoni histori të reja romantike. Nëse do të krijoni miqësi të përzemërta, konsiderojeni thjesht si diçka të bukur për momentin. Ndoshta në javët e ardhshme do të rivlerësoni marrëdhënie të caktuara. Në punë, përpiquni të mbani marrëdhënie pozitive me kolegët ose bashkëpunëtorët tuaj, përndryshe aspekti juaj profesionale do të jetë i destabilizuar dhe me probleme. Shkoni drejt risive që sjellin përvoja të dobishme, edhe nëse kjo kërkon një përpjekje të vazhdueshme për t’u riorientuar. Pranoni të gjitha emërimet që ju kanë propozuar., pasi në këtë mënyrë do të favorizoni zhvillimin pozitiv të karrierës tuaj.

Akrepi: Këtë javë do të keni një “zgjim” të sensualitetit. Nëse partneri nuk është i gatshëm t’ju plotësojë nevojat, përpiquni të gjeni kënaqësi duke u marrë me diçka tjetër. Kushtojini vëmendje zgjedhjeve të gabuara. Beqarët mund të kenë një takim interesant këtë javë. Por Saturni mund të shkaktojë zhvillime të papritura në dashuri. Të gjithë ata që janë të pavendosur në dashuri duhet të bëjnë një zgjedhje. Sa i përket aspektit profesional, ndikimi pozitiv i Jupiterit do t’ju mundësojë të korrni shpejt përfitimet e nismave tuaja të guximshme. Disa prej jush mund të marrin një përgjigje që e presin prej një kohe të gjatë. Për më tepër, do të gëzoni një prestigj më të madh në ambientin tuaj profesional dhe do të merrni një mbështetje të rëndësishme.

Shigjetari: Do të keni një përmirësim të ndjeshëm në gjendjen emocionale gjatë kësaj jave. Venera dhe Marsi, dy planetët e dashurisë, do t’ju mbrojnë. Marrëdhënia juaj me partnerin do të jetë më e ngrohtë. Klima e tensionuar e kohëve të fundit do të zëvendësohet me butësi. Ata që janë beqarë mund të jenë më optimistë, falë mbështetjes së Neptunit. Do të përjetoni lumturi dhe kënaqësi të mëdha këto ditë! Kjo gjendje pozitive astrologjike do t’ju japë energji. Do të keni mundësi të tregoni guxim të madh, gjë që do t’ju lejojë të ecni përpara me besim dhe shpejtësi në punën tuaj. Besoni në njohjet tuaja: ato do të jenë mjaft fitimprurëse në aspkektin financiar, veçanërisht për ata që punojnë në grup. Mund të mbështeteni tek një person i besuar. Por kini kujdes, pasi jo çdo person që njihni do të jetë i lumtur nga “rikthimi” juaj me energji të reja.

Bricjapi: Yjet parashikojnë lajme të mira në dashuri. Mund të mbështeteni plotësisht tek partneri juaj. Dielli dhe Mërkuri pozitiv në shenjën tuaj do t’ju japin forcë dhe dinamizëm nga i cili mund të përfitoni drejtpërdrejt në aspektin sentimental. Beqarët mund të kenë një takim të rëndësishëm, i cili do t’ju bëjë të ndiheni mjaft të lumtur. Në aspektin profesional, do të keni mbështetjen e Marsit, i cili do t’ju ndihmojë të jeni më dinamik dhe ambicioz. Megjithatë, Jupiteri mund të vendosë në rrezik marrëdhëniet tuaja me disa persona. Moderoni reagimet tuaja dhe gjithçka do të shkojë siç duhet. Kujdes në aspektin fizik, mund të mos jeni në formën më të mirë. Por mos u shqetësoni: Ndikimi i Plutonit do të jetë i përkohshëm. Mos i bëni gjërat pa dëshirë dhe mos u përpiqni të dilni jashtë vetes tuaj. Për momentin, përpiquni të vazhdoni përpara, pa nënvlerësuar mbështetjen e të tjerëve.

Ujori: Marsi pozitiv në shenjën tuaj do të shoqërohet me një përmirësim të dukshëm në aspektin emocional. Megjithatë, pozicioni negativ i Jupiterit mund të krijojë një mosmarrëveshje të re në çift. Ndoshta asgjë serioze, por mund të çojë në konflikte dhe tensione, të cilat jo gjithmonë janë të lehta për t’u menaxhuar. Për fatin tuaj të mirë, gjithçka do të zgjidhet shpejt. Ata që janë beqarë duhet të jenë të durueshëm. Aspekti juaj profesional do të jetë pozitiv. Ju do të jeni aktiv në punë dhe do të gjeni zgjidhje të mira, nga të cilat do të keni përfitime të mëdha.

Peshqit: Dëshira juaj për pavarësi dhe nevoja juaj për liri do të jetë më e theksuar se kurrë. Por bëni kujdes, pasi kjo gjë mund t’ju çojë drejt konflikteve me partnerin, veçanërisht nëse ai ka “fatkeqësinë” e të qenit tepër posesiv. Yjet ju këshillojnë të bëni disa lëshime për të ruajtur harmoninë në çift. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lejojnë që t’ju ikin nga duart mundësi të shkëlqyera, që vështirë se mund t’i gjejnë më. Mundohuni ta shijoni më mirë këtë periudhë. Mos u tregoni të nxituar, pasi kurrë nuk do të përjetoni siç duhet atë që po kaloni. Sa i përket aspektit profesional, gjithçka do të jetë në favorin tuaj. Marsi mund t’ju ​​bëjë nervoz, por përpiquni të mos reagoni në mënyrë të nxituar.

Article Logic
Execution time: 0.0038712024688721