INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi javor 19-25 gusht 2019/ Zbuloni surprizat e kësaj jave për 12 shenjat e zodiakut

Horoskopi javor 19-25 gusht 2019/ Zbuloni surprizat e kësaj jave për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar më: 20:37 18-08-2019

Dashi

Jave e mbushur me vështirësi te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do merreni vesh me njeri-tjetrin dhe secili do mendoje se ka te drejte për atë qe do thotë. Beqaret nuk duhet ta ndalin veten dhe duhet te bëjnë çdo gjë qe do ju thotë zemra. Për ta ka për te pasur surpriza fantastike. Gjendja financiare do jete e vështirë ditët e para, por pas disa parave qe do iu vijnë papritur nga disa te afërm, situata do filloje te ndryshoje. Gjendja shëndetësore do lere disi për te dëshiruar. Shpesh do ndiheni pa fuqi. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe këmbëngulës. Çdo detyre qe do i vini vetes do e arrini menjëherë. Me familjaret do bashkëpunoni dhe do flisni hapur.

Demi

Periudhe shume e mire do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Jo vetëm qe nuk do keni debate me partnerin tuaj, por do qeshni dhe do bini dakord për gjithçka me te. Nuk do mungojnë as çastet romantike. Beqaret do bëjnë atë qe do ndiejnë, por disa mund te bëjnë gabime e do lëndohen. Për te përmirësuar financat nuk duhet kurrsesi te besoni tek lojërat e fatit sepse do gaboni rende. Jupiteri dhe Marsi do jene dy planetët qe do favorizojnë shëndetin. Dhimbjet e stomakut dhe te kokës qe do ndieni ditët e para do qetësohen menjëherë. Ne pune nuk do sforcoheni aspak dhe ne fakt arritjet do jene te mëdha. Jeta familjare do mbetet gjithë kohës e mire.

Binjaket

Këtë jave do e ribeni për vete partnerin tuaj dhe marrëdhënia mes jush ka për te qene e jashtëzakonshme. Asgjë dhe askush nuk do mund t’ua prishe harmoninë. Beqaret do bëjnë mire te tregohen realiste nëse nuk duan te zhgënjehen dhe te lëndohen. Financat do jene goxha me te mira, kështu qe lejojini vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër vetëm për gjerat e nevojshme. Shëndeti mund te jete delikat. Lodhja dhe stresi do sjellin disa probleme. Çlodhuni sa me shume dhe mundohuni te praktikoni yoga. Ne pune nuk do ndaleni për asnjë moment derisa ta arrini qëllimin qe i keni vene vetes. Do ja dilni mbanë. Për familjen do jete periudhe e qete.

Gaforrja

Do jeni mjaft tolerante ndaj partnerit tuaj gjate gjithë kësaj jave dhe kjo do ju afroje akoma me shume me njeri-tjetrin. Ne fakt duke kërkuar te dale vetëm e juaja nuk mund te arrini askund. Beqaret do kenë dite normale, por edhe dite te gëzuara dhe te mbushura me surpriza. Mire është t’i shfrytëzojnë sa me shume. Buxhetin do dini si ta menaxhoni me kujdes dhe maturi kështu qe ne këtë sektor nuk do ju dalin te papritura te pakëndshme. Shëndetin duhet ta keni me tepër nen kujdes sidomos nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike. Beni kontrolle dhe nëse keni probleme mjekohuni. Ne pune nuk do lodheni shume, por do arrini majat. Bravo. Jeta familjare do jete paksa e vështirë.

Luani

Perspektivat për jetën tuaj ne çift duken goxha te mira këtë jave. Nuk do keni aspak probleme me njeri-tjetrin, përkundrazi te dy do doni ta jetoni jetën me qetësi. Beqaret do realizojnë takime te rëndësishme te cilat mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Personat mund te jene te shenjave te Demit ose Ujorit. Buxheti ka për te qene shume here me i mire dhe do arrini te kryeni edhe disa transaksione. Shëndeti do jete delikat ditët e para, por pas te enjtes situata do filloje te normalizohet. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni para vështirësive qe do iu dalin. Ata qe punojnë ne finance ose ne fushën juridike do jene me te privilegjuarit. Jeta familjare do jete e ngrohte.

Virgjeresha

Jave e mbushur me çaste te lumtura dhe shkëlqim do jete kjo e sotmja. As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se jeta mund t’iu vinte ne këtë mënyrë. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Gjithsesi mire është qe te mos nxitohen për te hedhur hapa te mëdha. Financat do varen nga mënyra sesi ju do silleni. Po u treguat te matur me shpenzimet dhe po nuk bëtë investime te mëdha gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti here pas here do ketë edhe shqetësime. Mund te vuani nga pagjumësia dhe lodhja do sjelle dhimbje muskujsh. Ne pune Marsi do ju beje edhe me dinamike kështu qe nuk do i trembeni sfidave. Familja do ketë jete normale.

Peshorja

Nëse tregoheni te arsyeshëm dhe nuk debatoni për çdo gjë me atë qe keni ne krah, ambienti mes jush nuk ka për te qene i keq. Harmonia do mbizotërojë ne çdo moment. Beqaret do realizojnë një takim te bukur ne momentin qe me pak e presin. Personi mund te jete dikush qe e keni njohur ne fëmijëri, por qe i keni harruar edhe emrin. Ne planin financiar do keni vështirësi ditët e para, por shume shpejt do zgjidhni ato do jeni me te qete. Shëndeti nuk do jete i keq, por as ne formën me te mire nuk do ndiheni. Mos i neglizhoni as shqetësimet e vogla. Ne pune do merreni çdo dite me gjera te reja dhe kjo nuk do ju beje te mërziteni. Gjerat do ecin mire. familja pa probleme.

Akrepi

Këtë jave do ketë ndryshime rrënjësore ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk ka për te qene me si me pare, por për fat te mire priten gjera edhe me te mira. Nuk do mungojnë për asnjë moment çastet e lumtura dhe te begata. Beqaret do kenë disa njohje te reja dhe pikërisht me personat qe nuk do ju duken fillimisht tërheqës, mund ta vazhdojnë edhe me tej atë njohje. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë me ne fund dhe situata do përmirësohet tej mase. Shëndet me te mire do kenë ata qe do merren me sport dhe qe nuk do bëjnë jete sendentare. Ne pune do jete Merkuri ai qe do iu beje te jeni me te logjikshëm dhe me këmbëngulës. Me familjaret do shkoni për mrekulli.

Shigjetari

Marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase këtë jave. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe nuk do lejoni me asnjë person te trete te ndërhyje tek jeta juaj. Beqaret do kenë dite te trazuara dhe jo gjithmonë do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Gjithsesi disa prej tyre do e gjejnë personin e duhur. ne planin financiar mos kërkoni qe situata te përmirësohet menjëherë dhe mos përdorni çdo mënyrë për këtë gjë. Mund te humbni me shume sesa te fitoni. Shëndeti nuk ka për te qene aspak i mire. Mund te keni shqetësime te ndryshme. Ne pune do ecni para me ritme te shpejta dhe do merrni edhe shpërblime te mëdha për arritjet. Me familjaret nuk do keni probleme.

Bricjapi

Do keni nevoje për me shume intensitet ne lidhjet tuaj ju te dashuruarit dhe për këtë duhet te flisni me partnerin. Ai është i vetmi qe mund t’iu ndihmoje. Pas te martës gjerat do vijnë duke u përmirësuar. Beqaret do realizojnë takime te bukura ne vende qe nuk ua kishte marre ndonjëherë mendja. Financat nuk do jene te këqija, por nuk duhet kurrsesi te kryeni shpenzime te pamenduara te cilat mund t’iu rrënojnë. Për pjesën me te madhe shëndeti do jete i shkëlqyer. Vetëm disa mund te ketë probleme me frymëmarrjen për shkak te vapës. Ne pune do jeni mjaft dinamike dhe te vendosur. Do i përmbushni te gjitha synimet. Ne familje duhet te jeni me te përgjegjshëm.

Ujori

Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin tuaj sot dhe nuk do qaheni për asgjë. Ai mund t’iu përgatisë edhe disa surpriza për te cilat nuk ju ka shkuar ndonjëherë ne mendje. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse nga veprimet e tyre do varet e ardhmja. Financat për fat te mire nuk do jene te këqija, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume. Shëndeti nuk duhet neglizhuar për asnjë moment sepse pasojat do jene te renda. Ne pune do jeni kreative dhe te gatshëm për te bere edhe sakrifica vetëm për te arritur atje ku doni. Disa kolege do ju ndihmojnë. Ne familje duhet te toleroni me tepër qe t’ia kaloni mire.

Peshqit

Jave e mbushur me peripeci do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ata qe kane pasur prej kohesh probleme edhe mund te ndahen përfundimisht. Te tjerët duhet te luftojnë fort qe ta mbajnë gjendjen te qëndrueshme. Beqaret nuk duhet te krijojnë shume iluzione sepse realiteti do ju duket i trishte. Financat do jene mjaft te kënaqshme. Po vazhduat t’i menaxhoni ne këtë mënyrë ato gjendja do përmirësohet shume shpejt. Për shëndetin përkujdesuni me tepër. Kujdes nga temperaturat e larta dhe virozat qe qarkullojnë. Ne pune do ja dilni mbanë me sukses dhe me ne fund do ndiheni te plotësuar. Mund te merrni edhe shpërblime. Jeta familjare do jete e qete.

Article Logic
Execution time: 0.0030529499053955