INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI JAVOR (25 nëntor -2 dhjetor) nga Paolo Fox, zbuloni ç'kanë parashikuar yjet

HOROSKOPI JAVOR (25 nëntor -2 dhjetor) nga Paolo Fox, zbuloni ç'kanë parashikuar yjet

Publikuar më: 20:33 25-11-2019

Dashi: Të gjitha energjitë dhe vëmendja juaj gjatë kësaj jave do të jenë të përqendruara te familja. Yjet nuk do t’i keni në krahun tuaj, prandaj ajo do të jetë pika juaj e mbështetjes dhe është e këshillueshme që të mos e refuzoni ndihmën e familjarëve. Edhe në aspektin profesional do të hasni në pengesa burokratike dhe do të jeni të detyruar të gjeni zgjidhje. Mos e jepni veten, edhe pse mund t’i keni nervat të tendosura.

Demi: Punët nuk do të shkojnë dhe aq mirë gjatë pjesës së parë të javës në marrëdhënien tuaj si çift. Do të keni tek-tuk edhe ndonjë mosmarrëveshje me kolegët. Por në ditët në vazhdim situata do të marrë zgjidhje, falë edhe ndërhyrjes së Venusit. Duke filluar nga dita e enjte, gjithçka do të ecë mirë në sferën e dashurisë. Për sa i përket aspektit profesional, pritet që në fundjavë të keni bashkëpunime frytdhënëse.

Binjakët: Është e këshillueshme që gjatë javëve në vazhdim të bëni kujdes me financat, pasi Mërkuri dhe Marsi nuk ju favorizojnë. Bëni çmos që t’i paraprini kësaj situate. Në aspektin profesional pritet të keni të papritura të pakëndshme. Edhe marrëdhënia në çift meriton vëmendje të veçantë, pasi për shkak se do të ndiheni të stresuar do të keni mosmarrëveshje me partnerin.


Gaforrja: Do të hasni probleme gjatë kësaj jave në lëmin e miqësisë. Dikush pranë jush hiqet ndryshe nga ç’është në të vërtetë. Edhe pse në fillim do të habiteni, do të bënit mirë t’ia kthenit me të njëjtën monedhë. E gjithë kjo situatë do t’ju vërë në siklet, por për fat do të keni pranë partnerin që t’ju ngushëllojë. Thonë se ilaçi më i mirë për kësi rastesh është që të zhyteni në punë.

Luani: Ndoshta do të jeni disi të shpërqendruar gjatë këtyre ditëve, por gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin financiar, gjithmonë nëse gjatë javëve të kaluara keni bërë maksimumin tuaj në këtë drejtim. Do të keni fitime të shumta dhe fare mirë mund të organizoni një udhëtim, gjatë të cilit mund t’i bëni ndonjë surprizë edhe partnerit. Shëndeti do të jetë i qëndrueshëm, por ju e dini mirë se ku e keni thembrën e Akilit.

Virgjëresha: Do të keni gjatë këtyre ditëve shumë ide brilante, të cilat nëse do të arrini t’i vini në praktikë do të rezultojnë të frytshme. Gjendja juaj e mirë do të reflektohet edhe në punën tuaj, duke bërë që të keni sukses. Edhe ana sentimentale do të jetë e mbarë dhe duket se fantazia nuk do t’ju mungojë edhe në këtë fushë. Fundjava do të kalojë e bukur, ku një pjesë të mirë të kohës do ta zënë blerjet e shumta.

Peshorja: Duket se yjet nuk do të jenë aleatët tuaj më të mirë gjatë kësaj jave të fundit të nëntorit. Prandaj do të bënit mirë që gjatë këtyre shtatë ditëve të mendoni si të pushoni sa më mirë, në mënyrë që më pas ta nisni me më shumë energji se më parë. Do t’i përkushtoheni më shumë familjarëve tuaj dhe do të mbani qëndrim pozitiv gjatë kësaj periudhe negative. Gjithçka do t’ia lini në dorë fatit.

Akrepi: Do të jeni të stresuar gjatë ditëve në vazhdim, për shkak të angazhimeve të shumta. Shpeshherë do të tundoheni që të shtyni gjithçka për më vonë. Kjo periudhë e ngarkuar do t’ju shkaktojë nervozizëm. Në mënyrë që gjithçka të kalojë sa më lehtë, do t’ju duhet të kombinoni kohën e punës me momentet e çlodhjes. Kësisoj do të mund të përballoni lodhjen fizike dhe mendore.

Shigjetari: Për shkak të zhvendosjes së Venusit në shenjën pasuese, këtë javë do t’ju bëhet e qartë kush e meriton miqësinë tuaj dhe kush jo. Për fat të keq, një raport miqësie do të prishet. Zgjedhjet që do të bëni do të përcaktojnë fatin e disa prej projekteve tuaja të punës. Mundet që disa prej ndryshimeve në jetën tuaj nuk do t’i prisni mirë, por do ta gjeni gjithsesi forcën për t’i kapërcyer pengesat.

Bricjapi: Kjo do të jetë një javë shumë pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndiheni më energjikë se kurrë dhe me dëshirën për të punuar. Përveç aftësive tuaja, që me siguri nuk ju mungojnë, në aspektin profesional do t’ju japë një dorë edhe fati. Edhe në aspektin e dashurisë gjithçka do të shkojë më së miri. Në fundjavë shkëndijat e dashurisë do të ndriçojnë fort.

Ujori: Edhe pse në aspektin ekonomik nuk do të notoni në ujëra shumë të qeta, do të bëni gjithsesi disa blerje që, për hir të së vërtetesës, do t’ju ndihmojnë më shumë që t’ju ngrenë moralin, sesa t’ju plotësojnë ndonjë nevojë reale. Do të bëni ndryshime edhe në pamjen tuaj. Përpiquni megjithatë të mos hallakateni me gjëra të kota, por të përqendroheni në thelbin e gjërave.

Peshqit: Gjatë këtyre ditëve më shumë se kurdoherë do të kujtoni me nostalgji të kaluarën. Do të mendoni vazhdimisht për ndonjë dashuri të së shkuarës, të cilën nuk e keni harruar asnjëherë. Bëni kujdes, sepse gjendja juaj shpirtërore do të reflektohet në marrëdhënien me familjarët, duke mos mundur t’u jepni atyre vendin që u takon. Në aspektin profesional nuk pritet të ketë ndonjë të re.

Article Logic
Execution time: 0.0040171146392822