INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI JAVOR (29 Korrik-4 Gusht 2019)/ Zbuloni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT gjatë kësaj jave!

HOROSKOPI JAVOR (29 Korrik-4 Gusht 2019)/ Zbuloni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT gjatë kësaj jave!

Publikuar më: 14:46 28-07-2019

Dashi

Hëna e re në shenjën e Luanit të mërkurën ju ndihmon të shihni veten si mjaft të fuqishëm dhe të vlefshëm. Në këtë mënyrë zgjedhjet që do të bëni nuk do të dështojnë. Mërkuri ndikon drejtpërdrejtë në shtëpinë dhe familjen tuaj. Në fundjavë nuk është e këshillueshme të udhëtoni.

Demi

Hëna e re në Luan dëgjon qëllimet tuaja lidhur me shtëpinë, familjen dhe sigurinë. Më pas Mërkuri lëviz menjëherë në sektorin tuaj të komunikimit duke ju ndihmuar që fjalët do të thoni të jenë në favorin tuaj. Planifikoni një fundjavë të lumtur dhe plot aventura.

Binjakët

Kjo javë paraqitet plot risi dhe mirësi për ju ne sektorin e komunikimit, gjithashtu do të jeni të mbushur me ide të reja. Këtë fundjavë do të jeni të rrethuar nga njerëzit e duhur si dhe do të shkoni në vende ku do të ndiheni si në shtëpi.

Gaforrja

Këtë javë do të jeni të fokusuar në çështjet financiare si dhe të sigurisë personale, kështu që do të ndiheni të lirë të merrni vendimet që dëshironi. Përmes Mërkurit do të keni ide të shumta të cilat gjithashtu do të ndikojnë edhe në argëtimin që do të keni në fundjavë.

Luani

Hëna në shenjën tuaj dhe i gjithë sezoni i luanit sjellë vetëm risi për ju Luan. Më në fund do të hiqni mënjanë frikërat dhe do të mund të arrini qëllimet që i keni vendosur vetes. Është periudha ku ndiheni më tepër intuitiv për të marrë vendimet e duhur. Një fundjavë e mbushur me aktivitete ju pret, kështu që shijojeni.

Virgjëresha

Hëna e re në Luan nuk ju lë të mendoni gjatë për gjërat që ju shqetësojnë. Çlironi veten nga çdo gjë negative që keni menduar. Mërkuri i cili lëviz në sektorin tuaj të miqësisë, bën të mundur që të mund të rilidheni me miqtë tuaj të vjetër. Këtë fundjavë bëni çdo gjë që ju bën të lumtur, pasi yjet ju favorizojnë.

Peshorja

Hëna e re ju ndihmon që të mblidheni me miqtë tuaj dhe të shijoni energjinë dhe shoqërinë e tyre. Gjithashtu Mërkuri lëviz në sektorin e karrierës tuaj dhe ju bën të vlerësoheni në sytë e të tjerëve. Një fundjavë e qetë ju pret, kështu që nmos bëni shumë plane por qetësohuni.

Akrepi

Këtë javë do të jeni të përqëndruar vetëm në karrierën tuaj. Do të merrni ose një rritje në detyre, ose do të filloni punën tuaj të ëndrrave. Mërkuri lëviz direkt në zonën tuaj intelektuale duke ju ndihmuar të analizoni gjërat më mirë. Mblidhuni me miqtë tuaj këtë fundjavë dhe shijojeni.

Shigjetari

Hëna e re në Luan është e vëmendshme ndaj planeve tuaja për të udhëtuar. Përmes Mërkurit do të zbuloni të vërtetën që kaq shumë e keni pritur. Këtë fundjavë do të jeni tejet produktive dhe plot ide.

Bricjapi

Këtë javë do të jeni të fokusuar në lidhjet tuaja sentimentale dhe shkak për këtë bëhet Hëna në Luan. Gjithashtu edhe Mërkuri lëviz menjëherë në zonën tuaj të romancës duke i thjeshtuar edhe më shumë gjërat. Këtë fundjavë udhëtoni dhe eksploroni vende të reja.

Ujori

Kjo javë do të jetë e mbushur për mundësi të reja në lidhje me jetën tuaj sentimentale. Gjithashtu pritet që të merrni dhurata nga persona që nuk e prisni. Fundjava do të jetë e mbushur me aktivitete kështu që shijojeni sa më shumë.

Peshqit

Hëna e re ju ndihmon të ndryshoni mënyrën tuaj të të menduarit në çdo aspekt. Mërkuri ju shton edhe më shumë besimin në vete duke ju dhënë kurajën të realizon qëllimet tuaja. Fundjava është perfekte për një takim romantik.

Article Logic
Execution time: 0.0038771629333496