INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI JAVOR (4-10 maj) sipas Paolo Fox/ Zbuloni me DETAJE ç’do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë kësaj jave!

HOROSKOPI JAVOR (4-10 maj) sipas Paolo Fox/ Zbuloni me DETAJE ç’do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë kësaj jave!

Publikuar më: 14:34 04-05-2020

Dashi: Muaji maj premton surpriza të shumta për të lindurit e kësaj shenje. Do të jeni të favorizuar nga Saturni, Venusi dhe Marsi. Përgatituni që këtë javë të përjetoni emocione të forta, sidomos ditën e premte dhe të shtunë. Bëni kujdes të hënën dhe të martën, kur Hëna armike e shenjës suaj për këto ditë do t’ju shkaktojë nervozizëm për shkak të një situate të mbushur me vështirësi apo bllokime në aspektin profesional.

Demi: Mërkuri vazhdon të jetë i kthyer nga shenja juaj, i gatshëm për t’ju dhënë një shtysë për sa i takon komunikimit dhe marrëdhënieve me të tjerët. Saturni dhe Marsi në pozicion të pafavorshëm vazhdojnë të jenë një pengesë për projektet tuaja dhe t’ju shkaktojnë një gjendje lodhjeje. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë të vështira, sepse dhe Hëna nuk ju ndihmon. Të dielën pritet që situata të përmirësohet.

Binjakët: Edhe gjatë kësaj jave do të keni fat në aspektin e ndjenjave. Venusi në shenjën tuaj do t’ju bëjë më pasionantë në çift. E hëna dhe e marta do të jenë ditë veçanërisht interesante, pasi Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj. Në fundjavë do të ndiheni paksa nervozë për shkak të debateve në familje. Marsin do ta keni aleat dhe do t’ju dhurojë energji.

Gaforrja: Kjo periudhë aspak e lehtë mund të rezultojë më e rëndësishme nga ç’mund ta imagjinoni. Në përpjekje për të përballuar vështirësitë do të gjeni dhe rrugën e duhur që duhet të merrni. Atë rrugë që ende nuk e kishit zbuluar dhe nuk e kishit gjetur guximin për ta shkelur. Çasti i ndryshimit po afron. Ditë veçanërisht me fat, sidomos për sa u përket marrëdhënieve me miq e familjarë, do të jenë e mërkura dhe e enjtja.

Luani: Pozicionimi i pafavorshëm i Marsit dhe Saturnit në shenjë vazhdon t’ju rëndojë si një gur, duke e vështirësuar situatën tuaj. Duket se ju jeni nga ata njerëz që nuk dorëzohen kurrë dhe që janë vazhdimisht energjikë. Nuk ka asgjë të keqe nëse për një moment vendosni ta lëshoni veten dhe të lejoni që të dalë në pah ana juaj e dobët. Së shpejti gjithçka do të rregullohet dhe Venusi do të kthehet nga shenja juaj, duke bërë të mundur që të keni në krah një njeri të veçantë.

Virgjëresha: Jeta juaj sentimentale gjatë këtyre kohëve do të jetë disi e turbullt. Disa prej jush kanë vënë në dyshim marrëdhënien me partnerin dhe kjo përforcohet edhe nga fakti që Venusin e keni kundërshtar, duke jua shtuar pakënaqësitë dhe tensionet. Për fat, Mërkuri do t’ju ndikojë pozitivisht. Pritet që ditën e mërkurë dhe të enjte të merrni lajme të mira dhe Hënën do ta keni aleate.

Peshorja: Java do të fillojë shumë e mbarë me dy ditë me fat dhe me Hënën në shenjën tuaj. Gjatë kësaj periudhe yjet do t’ju favorizojnë si në aspektin e ndjenjave dhe në atë profesional. Edhe Venusin do ta keni mbështetje, i gatshëm për t’ju dhuruar emocione dhe pasion, kurse Marsi do t’ju japë forcën e nevojshme për të përballuar vështirësitë që kanë lidhje me punën. Të dielën mund të ndiheni disi nervozë.

Akrepi: Kjo nuk është një periudhë e lehtë për të lindurit e kësaj shenje, të cilët janë vënë në provë më shumë se të tjerët, sidomos në aspektin profesional. Do t’ju duhet të përballeni me kundërshtimin e Mërkurit, Marsit dhe Saturnit. Këta planetë do t’ju shkaktojnë zvarritje në sferën profesionale, bllokime apo dhe kriza. Ditët me fat të javës do të jenë e mërkura dhe e enjtja, kur Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar fat.

Shigjetari: Kriza sentimentale që ka pllakosur shenjën tuaj, me Venusin në pozicion të pafavorshëm, pritet që të zgjatë dhe për disa kohë. Për momentin po i shmangeni problemit, por herët apo vonë do t’ju duhet të përballeni me të dhe ndoshta ta kërkoni fajin te vetja. E premtja dhe e shtuna janë ditët më të përshtatshme për të bërë një bisedë të sinqertë me partnerin, pasi Hënën do ta keni aleate.

Bricjapi: Me Mërkurin dhe Jupiterin të kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, nuk do të mungojnë rastet e mira në frontin e punës, edhe pse kjo është një periudhë e vështirë. Ju të shenjës së Bricjapit do ta gjeni gjithmonë mënyrën për të çuar përpara projektet tuaja. Të mërkurën ose të enjten pritet që të merrni një lajm të mirë. Kurse ditën e diel, Hënën do ta keni në shenjë dhe gjithçka do të shkojë më së miri në sektorin e ndjenjave.

Ujori: Është e pamundur që t’ju ndalësh në këtë periudhë, pasi ndiheni më energjikë se kurrë. Marsi dhe Saturni në shenjë ju bëjnë të pamposhtur, të gatshëm për të gjetur zgjidhje dhe në situatat më të vështira. Venusi i kthyer nga shenja juaj ju premton fat në sferën e ndjenjave. Bëni kujdes të mos keni keqkuptime me partnerin gjatë ditëve të mërkurë dhe të enjte, kur edhe do të ndiheni paksa nervozë.

Peshqit: Duket se dhe gjatë kësaj jave nuk do të shpëtoni nga zënkat në çift. Që prej një muaji Venusi është vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj dhe vetëm dialogu dhe mirëkuptimi reciprok mund t’ju ndihmojnë të rigjeni qetësinë. Në aspektin profesional do të merrni lajme të mira, sidomos të mërkurën dhe të enjten, sepse Mërkuri dhe Jupiteri ju favorizojnë. E premtja do të jetë një ditë e tensionuar./living.al

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833