INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi javor, klasifikimi shenjave sipas Paolo Fox

Horoskopi javor, klasifikimi shenjave sipas Paolo Fox

Publikuar më: 16:42 11-03-2018

Sikurse çdo të dielë astrologu më i famshëm në Itali, Paolo Fox ka bërë edhe klasifikimin e shenjave të horoskopit për të gjithë javën.

Duke nisur nga vendi i 12-të shenja më pak e favorizuar deri tek shenja me më shumë fat INTV.al ju njeh me klasifikimin dhe parashikimin javor : nga shenja më pak e favorizuar tek më me fat.

Në vendin e 12-të Peshorja

Kjo është një javë e veçantë, ka tensione planetare. Prej disa ditësh Mërkuri dhe Venusi janë në kundërshtim. Ka disa projekte që duhen cuar përpara por jeni të bllokur. Do të hasni disa vështirësi në aspektin profesional, kujdes me stresin. Është një periudhë sfidash,’lufte’ por në fund jeni fitimtar. Nëse këto ditë keni vështirësi në arritjen e një marrëveshje ecni përpara.  Në dashuri mos bëni hapa shumë të guximshëm prisni fundin e muajit.

Bricjapi në vendin e 11-të
Me shumë mundësi këto ditë duhet të ndaloni për pak e të reflektoni. Duhet të ndaloni nëse jeni duke vlerësuar një situatë apo projekt. Prilli do të jetë një muaj i rëndësishëm. E enjtja, e premtja e shtuna ditë më të mira. Marsi të shtunën hyn në shenjën tuaj dhe jo vetëm do të nisni të veproni por do të mbartni edhe shumë tension.

Në vendin e 10-të Gaforrja
Marsi është një muaj i vecantë. Keni pengesa për të bërë shumë gjëra, ka shumë tension. Kjo është një javë e mbushur me situate konfliktuale. Jeni të stresuar. Duhet të keni pak durim edhe për ndjenjat të cilat nëse janë nuk janë menaxhuar sic duhet. Nëse jeni single ky nuk është moment i duhur për të bërë zgjedhje.

Binjakët në vendin e 9-të
Edhe për ju kjo është një javë e tensionuar, por Marsi fatmirëisht nuk është kundër. Do të merrrni veten duke nisur nga e shtuna. Keni patur momente tensioni që mund t’ju përfshijnë edhe të enjten dhe të premten. Nëse në punë keni pak të reja në dashuri keni një qiell favorizues, të shtunën dhe të dielën kërkoni emocione konkrete.

Në vendin e tetë Demi
Nis një transit i rëndësishëm duke filluar nga e shtuna. Shumë prej jush janë në pritje të ndryshimeve të mëdha gjatë majit. Në prill Venusi nis një transit të bukur. Është një kohë kur duhet të vlerësoni gabimet që keni bërë në të kaluarën. Të premten, të shtunën dhe të dielën janë ditët më të mira të një jave që nis të jetë shumë intriguese. Ide të mira që marrin hov në maj.

Virgjëresha në vend të 7-të
Prej të shtunës, Marsi largohet nga shenja juaj dhe gjërat përmirësohen. Shumë prej jush do të rifitojnë qetësinë, pasi keni qënë nën presion. Ngjarje të mëdha ju presin. E premtja një ditë pak e vështirë, në dashuri e diela e favorizuar.

Në vend të 6-të Ujori
Si për ju Demin, Luanin dhe Akrepin ecet përpara ndërsa jeni shenja që për majin keni në mendje projekte.
Dëshira për t’u marrë me projekte të reja shtohet edhe më shumë, ju shtohet edhe dëshira për të dashuruar. Mërkuri dhe Venusi ju favorizojnë. E marta dhe e mërkura ditët më të mira.

Peshqit në vend të 5-të
Yjet ju favorizojnë, jepni ide të mira. Nëse keni në mendje një projekt dhe referimet e duhura është moment më i mirë për të vepruar. Shumë mund të kenë marrë një konfirmim në fillim të marist. Mos kini frikë nga ndryshimet. Keni kartat e duhura për të bërë lojën tuaj.

Në vend të 4-të Akrepi
Jupiteri në shenjë ju ndihmon. Mund të përjetoni ndryshime në jetë që ju bëjnë të lumtur. Ditë të mira e enjtja, e shtuna e premtja. Komplikacione ekonomike të martën e të mërkurën.

Luani në vend të 3-të
Në pranverë dhe në verë gjërta ndryshojnë, në bazë të eksperiencës tuaj do të tentoni dicka ndryshe. Këto ditë mezi prisni të mbarojnë momentet e vështira. Është e rëndëishme të gjeni shpirtin optimist në lidhje me të tjetër dhe do ta rigjeni sidomos në dashuri, ku Mërkuri dhe Venusi kanë nisur një transit të rëndëishëm.

Shigjetari në vend të 2-të
Këtë javë mund të keni besim tek Mërkuri dhe Venusi . Emocione të reja në dashuri. Nëse dëshironi të njiheni me dikë apo të coni më tej projekte së të ardhmes duhet të dini se ajo cka po përjetoni tani është vetën fillimi i një faze që do të mbyllet në mënyrë të shkëlqyer në fund të vitit, kur Jupiteri hyn në shenjën tuaj.Të dielën në 18 mars do të jeni të dashurit idealë.

Shenja më e favorizuar e javës Dashi
Mërkuri dhe Venusi janë në shenjën tuaj është një moment force. Duhet të jeni gati për ndryshime të mëdha. Një qiell i mirë edhe për dashurinë.. E premtja, e shtuna dhe e diela ditë të rëndësishme.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043